Putin orders ceasefire in Ukraine during Orthodox Christmas
Russian President Vladimir Putin has ordered Russian armed...

Zyrtarët më të lartë ushtarakë rusë po përballen me hetime të thelluara pas daljes në dritë të detajeve të reja mbi vdekjen e së paku 89 ushtarëve rusë pas sulmeve me raketa të ushtrisë ukrainase mbi qytetin Makiivka.
Sulmi në qytetin e kontrolluar nga Moska në Ukrainën lindore, duket të ketë qenë një skenë dramatike. Qindra forca ruse raportohet se ishin pozicionuar në një ndërtesë shumë pranë vijës së frontit, shumë pranë një depoje armatimi duke e drejtuar, pa qëllim, plotësisht mbi ta vëmëndjen e ukrainasve.
Ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj forcave ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë m shumë se dhjetë muaj më parë.
Forcat ukrainase thanë se nga sulmi në Makiivvka mbetën të vrarë 400 ushtarë rusë dhe u plagosën 300 të tjerë. Për shkak të luftimeve, nuk u bë e mundur verifikimi të dhënave të të dyja palëve.
Ushtria ruse fajësoi ushtarët e saj për sulmin vdekjeprurës. Gjenerali Sergei Sevryukov tha në një deklaratë të martë se përdorimi masiv i telefonave celularë nga ushtarët rusë u mundësoi forcave ukrainase të gjurmonin dhe të përcaktonin koordinatat e vendndodhjes së tyre dhe t’i sulmonin.
Emily Ferris, studiuese për Rusinë dhe Euroazinë në Institutin Mbretëror në Londër, i tha agjencisë Associated Press se është shumë e vështirë të verifikohet nëse përdorimi i telefonave celularë mund të jetë bërë shkak për sulmin.
Ajo vuri në dukje se ushtarët rusë në detyrë e kanë të ndaluar përdorimin e celularëve, pikërisht sepse gjatë vitëve të fundit janë bërë objektiv sulmesh për këtë shkak. Zonja Ferris tha se fajësimi i ushtarëve i shërbente Moskës të devijonte kritikat dhe ta kthente vëmendjen tek ndalimi i përdorimit të celularëve.
Sulmi në Makiivka është një goditje tjetër ndaj prestigjit të ushtrisë së Kremlinit, ndërsa forcat ruse përpiqen të përparojnë në sulmin ndaj Ukrainës.
Megjithatë, zonja Ferries thotë se duhet treguar kujdes që ky sulm të shihet si shenjë e dobësimit të ushtrisë ruse.
Ndërsa po dalin në dritë detaje të reja për sulmin, shumë mendojnë se shkak për numrin e lartë të vdekjeve është mungesa e organizimit të ushtrisë.
Zyrtarë të zbulimit britanik thanë të mërkurën se përgjegjësi për numrin e lartë të humbjeve ishin praktikat joprofesionale të ushtrisë.
“Bazuar në pasojat e rënda, ekziston mundësia që armatimi të jetë ruajtur shumë pranë kazermës ushtarake, duke çuar kështu në një shpërthim të dyfishtë”, tha ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe përmes një postimi në Twitter.
Në të njëjtin postim, ministria tha se godina që u sulmua nga raketat ruse ishte rreth 12 kilometra larg nga vija e frontit në një nga zonat më te konstestura të konfliktit, në Donetsk, rajonin e aneksuar pjesërisht nga Rusia.
Fillimisht, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, pranoi si rrallë herë, humbjen e 63 ushtarëve. Por pas kërkimeve nën rrënoja numri i viktimave u rrit. Kjo nxiti kritika të reja brenda Rusisë për mënyrën se si Ministria e Mbrojtjes po menaxhon ushtrinë.
Vladlen Tatarsky, një bloger i njohur ushtarak tha se “përdorimi i telefonave nga çdo ushtar ishte tregues i mungesës së zgjuarsisë së gjeneralëve”.
Të tjerë shfaqën kritika ndaj vendimit për të pozicionuar qindra trupa në të njëjtin vend.
“Historia e telefonëve nuk është shumë bindëse”, shkroi blogeri ushtarak Semyon Pegov. “Zgjidhja e vetme është të mos grumbullosh të gjithë trupat në një vend. Mos vësh 500 ushtarë në një vend por t’i shpërndash ata në 10 vendndodhje të ndryshme”.
Raportime të pakonfimuara të mediave në gjuhën ruse thanë se viktimat ishin rezervistë nga rajoni i Samaras, në jugperëndim të Rusisë.
Sipas një raporti të Instituti për Studimet e Luftrave incidenti është një tjetër dëshmi se Rusia nuk po i mobilizon si duhet rezervistët që i thirri në luftë shtatorin e shkuar./ VOA
Russian President Vladimir Putin has ordered Russian armed...
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve do të votojnë sot përsë...
50,000 punonjësit e BE-së mund të presin me padurim rr...
Nobel Peace Prize winner Ales Byalyatski went on trial...
An Indian pensioner who lost his wife during the COVID-19 ...
Presidenca suedeze e BE-së njoftoi pas një takimi të ekspe...
Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha homologut turk, Rece...
The American Embassy in Pristina said that the goal of the...
As fighting continues in the partially occupied Ukrainian ...
On January 5, the units of the NATO mission in Kosovo, KFO...
Thousands of people gathered Thursday morning in the Vatic...
Nëse zgjedhjet nuk shtyhen, Turqia do të mbajë në qershor ...
The Republicans in the House of Representatives have not m...
Before Deutsche Post shut down its telegram service, thous...
Në Berlin dhe Bruksel u dëgjua një psherëtimë lehtësimi, k...
This has never happened in the last 100 years: The can...
Kandidati republikan, Kevin McCarthy nuk arriti të sig...
The Kosovo Police announced the opening of the competi...
At midnight on December 31, 1992, the then 74-year-old sta...
The Minister of Foreign Affairs of North Macedonia, Bujar ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Electricity was restored in Cuba today, after a third outa...
Ukraine expects to have the technical capability to produc...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
US President Donald Trump said he still believes Russian c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...
Employment in 2025 was characterized by a slight decline a...
A few weeks after the dissolution of the Transparency Boar...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...