The US Dollar falls, the Euro and the Pound rise slightly / Exchange rate, October 18, 2022
The US dollar today is exchanged lower than yesterday. The...

Më shumë se 150 milionë vetë jetojnë në Republikën e Afrikës Qendrore, në Tshad, Republikën Demokratike Kongo, Madagaskar dhe Jemen - vende ku situata e urisë është mjaft emergjente. Në katër vende të tjera, Burundi, Somali, Sudanin jugor dhe Siri është shpallur shkalla e dytë e alarmit të urisë. Kurse në 35 vende të tjera situata e urisë konsiderohet serioze. Mosushqyerja dhe vdekshmëria e lartë e fëmijëve në zonën e Saharasë afrikane është më e lartë se në çdo vend tjetër në botë.
Të gjitha këto janë publikimet e fundit të indeksit botëror të urisë, GHI, që arrin tek një përfundim tjetër shqetësuese: progresi i arritur në luftimin e urisë në vitin 2022 ka qëndruar në vend.
Sipas GHI lufta në Ukrainë i ka çuar në stratosferë kudo në botë çmimet ushqimore, ato për lëndët djegëse dhe plehun, dhe në vitin 2023 do të përballemi me një mungesë të ndjeshme globale të ushqimeve. Kjo i shtohet tre arsyeve të tjera kryesore të urisë në botë - ndryshimit të klimës, konflikteve të dhunshme dhe dobësimit ekonomik si pasojë e pandemisë globale të Covid-it. E të gjitha këto zhvillohen njëkohshëm në botë, më saktë në një kohë kur vendet perëndimore janë të preokupuara me krizat globale që mbivendosen mbi njëra-tjetrën.

Nëse ndjek lajmet në Gjermani dhe vende të tjera europiane e kupton se shumë njerëz e kanë mendjen aktualisht tek sfidat si inflacioni i lartë, çmimet e larta të energjisë, frika nga dimri i ftohtë dhe ndërprerja e energjisë dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike, apo natyrisht lufta kundër Ukrainës dhe shtimi i shifrave të Coronës në vjeshtë. Këto probleme janë serioze për këto vende, por indeksi global i urisë na kujton, se ne ende i kemi punët mirë krahasuar me shumë njerëz në shumë pjesë të tjera të botës, të cilëve u mungon ushqimi bazë për ekzistencën.
Apatia i kthehet Europës si bumerang
Në këtë kontekst është e nevojshme, që njerëzit dhe bashkësia ndërkombëtare të marrin përgjegjësi të përbashkët për të luftuar problemin e urisë. Edhe veriu global ka pjesërisht faj krizën e urisë në botë përmes subvencionimit të sektorit të vet agrar, që ndikon në çmimet e tregjeve botërore e që i pengon fermerët në botë të përqëndrohen tek prodhimi ushqimor. Edhe ndryshimi i klimës që shkaktohet nga konsumi dhe ruajtja e në stili të jetesës luajnë rolin e vet këtu.
Por përtej kësaj, ne jetojmë në një botë kaq të globalizuar, saqë pasojat e urisë sërish do t'i kthehen verit europian. Zvogëlimi i burimeve do të çojë në konflikte të dhunshme, dhe njerëzit që vuajnë nga uria do të emigrojnë në vende të tjera për të kërkuar ushqim. Një nga frikërat më të mëdha të europianëve është emigracioni nga vendet e Afrikës dhe Lindja e Afërt dhe një situatë e vazhdueshme urie do të rrisë emigracionin nga këto vende.
Mpirje në vend të angazhimit?

Ku është zemërimi për shkak të urisë në botë? Janë shuar emocionet për shkak të kaq shumë pamjeve të panumërta me fëmijë që vuajnë, me miza që u vërdallisen para syve? Apo se pse miliona vetë janë stereotipizuar kaq shumë? Janë mpirë kaq shumë njerëzit në perëndim saqë nuk u kushtojnë më vëmendje problemeve të urisë në këto vende?
Ndërkohë që kriza aktuale e urisë është reale dhe një paralajmërim për shoqëritë e pasura të hedhin vështrimin përtej kufirit të tyre. Ka ardhur koha që sytë të drejtohen tek ata që ende vdesin nga uria, megjithëse në botë, pavarësisht krizave, ende ka shumë bukë e ushqim./DW
The US dollar today is exchanged lower than yesterday. The...
Euro e nis javën me kuota të pandryshuara në krahasim me n...
Today, in the foreign exchange market, the US dollar i...
This weekend you can buy or sell the Euro at the rate of 1...
How will the 300 richest people be identified if they have...
Megjithëse Gjermania është një nga vendet më të pasura të ...
Today, all foreign currencies fell against the Lek in the ...
From day to day, the euro continues to decline in the fore...
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja t...
Economy expert Zef Preçi has commented on the latest IMF w...
A few weeks after the outbreak of Russia's war in Ukraine ...
A third of the world's economy could fall into recession b...
The euro has again decreased both in sales and in purchase...
Apart from the US dollar which has increased, all other fo...
What is money laundering? Money laundering is the illegal ...
Ben S. Bernanke, Douglas W. Diamond and Philip H. Dybvig h...
The Minister of Finance, Delina Ibrahimaj, has spoken with...
The head of the International Monetary Fund (IMF), Yan...
Që marrëdhënia jonë kolektive me plastikën është e pashënd...
Today, in the foreign exchange market, the US dollar i...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Fier Police has announced the measures taken this week for...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
Umbrellas have been banned on a beach in Sardinia for anyo...
This June 12th marks the 27th anniversary of the liberatio...
The global economy is expected to face its biggest slowdow...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...
The labor market has shown worrying trends in early 2026. ...
The number of new retirees in the social security scheme i...