The cost of long-term government debt is rising again, 10-year bonds are becoming more expensive
The 10-year bond yield rose at the last auction. According...

Qyteti i Korçës do të ketë një kampus të ri universitar i cili është pagëzuar nën emrin “Kompleksi i Dijes”. Projekti i ri synon që të përfshijë një objekt të ri dhe kompleksin e godinave jashtë funksioni të ish-Sanatoriumit duke i integruar ato në formë miqësore me mjedisin dhe eficiente në energji. Me një fond limit prej 474 milionë lekë apo rreth 4.5 milionë euro është edhe në këtë rast Fondi Shqiptar i Zhvillimit autoriteti kontraktor për kontratën “: Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit, Loti 2 “Kompleksi i Dijes, Korçë”.
Referuar raportit teknik nënvizohet se objekti 2 katesh me çati i Ish Sanatoriumit është një ndërtim i cili i përket vitit 1935, me një arkitekture tipike të kohës së ndërtimit e cila do të ruhet në formën që ka.
“Ajo është e ndërtuar me strukturë mbajtëse me mure tulle dhe soletë ndërkati prej beton – armeje. Propozohet që ndërhyrjet në pjesën e jashtme të fasadës së objektit të konservohen dhe riparohen pa ndryshuar formën, si dhe detajet përkatëse arkitektonike, ne mënyrë që godina ti rikthehet origjinalitetit të saj” thuhet në raport.
Ndërkohë pjesa më e rëndësishme e projektit duket të jetë objekti i ri i kampusit që bashkë me ish-sanatoriumin kanë një sipërfaqe mbi 7 mijë metra2. Objekti i ri do të ketë të paktën 5 kate.
“Territori i synuar për zhvillimin e Kompleksit të Dijes është ish- Kompleksi i godinave të Sanatoriumit. Kompleksi i godinave të Sanatoriumit, që ndodhen në Bashkinë Korçë, ka sipërfaqe prej rreth 7036 m2 truall (në të cilën 1581 m2 ndërtim) dhe ndodhet në pjesën lindore të qytetit, në rrugën Nënë Tereza. Në tre anë kufizohet nga zona urbane e qytetit dhe nga ana lindore me një reliev kodrinor. Ne afërsi te kësaj zone ndodhen Parku Japonez, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Muzeu Oriental si edhe disa institucione te tjera te rëndësishme si Gjykata e rrethit Korçë” thuhet në raport.
Por çfarë parashikon godina e re sipas dokumenteve.
Kati +1 është i organizuar me klasa standarde për seminare, klasa me orientim nga veranda e objektit dhe laboratorë ose ambiente për work-shop. Ky kat ka një sipërfaqe prej 1693 m2. Gjithashtu në katin +1 tek objektin për restaurim (Sanatoriumi) me një sipërfaqe 320 m2 kemi zhvillimin e administratës me zyrën e rektorit, zyra stafi, sallë mbledhje etj,.
Kati +2 ashtu si dhe kati +1 është i organizuar me klasa standarte për seminare, klasa me orientim nga veranda e objektit dhe laboratore, po ashtu si në çdo kat presa i përket flukseve, lëvizjeve vertikate kemi një bllok shkallë-ashensor dhe një shkallë antizjarr si dhe grupin e nyjeve higjieno-sanitare të ndara sipas gjinisë dhe për P.A.K.. Ky kat ka një sipërfaqe prej 1348 m2.
Kati +3 në vijim të kateve +1 dhe +2 vazhdon me shpërndarjen e klasave standarde për seminare dhe klasa me orientim nga fasada kryesore e godinës me pamje nga veranda. Sipërfaqja e katit është 1050 m2.
Kati +4 po ashtu është i organizuar me klasa standarde për seminare, ndërsa hapësirat e tjera përgjatë korridorit shërbejnë si ambiente çlodhëse dhe rekreative që kanë dhe akses në verandën e katit. Ky kat ka një sipërfaqe prej 810 m2.
Kati +5 ose kati i fundit i objektit shërben si bibliotekë për kampusin që aksesohet si nga shkallët dhe ashensori i brendshëm i objektit por edhe nga shkalla e jashtme që fillon që nga kati përdhe dhe përfundon në këtë kat duke përshkuar të gjithë godinën.
Biblioteka ka të pozicionuar edhe një bar dhe mund të shërbejë edhe për njerëzit e tjerë që nuk janë pjesë e kampusit duke e aksesuar nga shkalla e jashtme. Sipërfaqja është 810 m2. Në tarracën e katit kemi vendosur edhe panele fotovoltaike për të rritur performancën e eficencës energjitike./Monitor
The 10-year bond yield rose at the last auction. According...
The World Bank analyzes that the strengthening of the exch...
Today, on October 30, 2023, the US dollar is bought at...
Today, on October 28, 2023, the US dollar is bought at 99....
Today, on October 28, 2023, the US dollar is bought at 99....
Albania has left the gray list for money laundering. Minis...
After the country's return to a favorite tourist desti...
Today, on October 27, 2023, the US dollar is bought at 99....
All producers who develop, produce, process, handle or...
Situata e mirë fiskale, me të cilën ka performuar buxh...
Israel is one of the nine global nuclear powers and boasts...
The number of people receiving old-age pension reached 491...
Today, on October 26, 2023, the US dollar is bought at 99....
Debt towards social security is increasing rapidly from ye...
Today, on October 25, 2023, the US dollar is bought at 99....
Ndryshimet buxhetore në aktin e fundit normativ shkurt...
Today, on October 24, 2023, the American dollar is bou...
The Western Balkans Investment Framework (WBIF), which coo...
Today, on October 23, 2023, the US dollar is bought at...
The increase in tourism of Albanians abroad is also contri...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The State Police has published new footage from the operat...
A TNT explosion has occurred in the village of Balldren i ...
Gunfire broke out this morning in Lezha. According to repo...
A serious incident occurred this morning in Gjirokastra. ...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Ukrainian forces have carried out a missile strike deep in...
Over 1.2 million citizens of Kosovo chose not to vote. In ...
A group of European Union (EU) member states have proposed...
At least 12 people have been killed and nine others injure...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The non-performing loan ratio returned to decline in April...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...