SPAK can not forget the incinerators / Where did the Albanian money go?
The Special Prosecution Against Organized Crime and Corrup...

Sot bëhen tri vite nga zgjedhjet vendore të 2019-ës. Tri vite kur Lulzim Basha, që drejtonte PD-në dhe Opozitën, ia dhuroi pushtetin vendor kryeministrit Edi Rama.
Zgjedhjet e 30 qershorit 2019, do të mbahen mend si zgjedhjet e para në 30 vite ku opozita nuk mori pjesë.
Lulzim Basha shëtiste nga qyteti në qytet dhe trumbetonte e gënjente se nuk do të mbaheshin zgjedhjet e 30 qershorit.
Tri ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, me 27 qershor, nga selia e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, personi që zhyti opozitën dhe braktisi demokratët, luante rolin e akuzuesit.
Ai premtonte se do të bënte çdo gjë që ato zgjedhje mos të mbaheshin.

“Edi Rama ka vendosur të vazhdojë aventurën e 30 qershorit. Të dielën në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje. Do të ketë një farsë. Ne do të bëjmë çdo gjë që kjo aventurë të ndalet, që farsa të mos ekzekutohet...
Tashmë është e qartë ajo që kemi paralajmëruar: skenari i vërtetë i Edi Ramës nuk është të bëjë zgjedhje më 30 qershor, por ta përdorë 30 qershorin për përplasje civile.
Skenari kriminal që 30 qershori të kthehet në përplasje civile dhe ditë të dhunshme është shpëtimi i tij për të mos dalë para drejtësisë për bashkëpunimin me krimin dhe grabitjen e vendit”, deklaronte Basha nga selia e PD-së.
Por, çfarë ndodhi, zgjedhjet u mbajtën, gjithçka shkoi qetësisht, me disa probleme të vogla proceduriale, dhe Lulzim Basha vijoi sikur mos të kishte ndodhur asgjë.
Mbrëmjen e 30 qershorit, kur procesi i votimit kishte përfunduar, në orën 21:10 minuta, Lulzim Basha u shfaq në media.
Sipas tij shqiptarët kishin braktisur në masë maskaradën e votimit njëpartiak të Edi Ramës.
“85% e votuesve të regjistruar refuzuan votimet moniste”, tha Basha, duke shtuar se për Ramën votuan edhe më pak socialistë se në vitin 2015 dhe 2017.
“Organizata e Rilindjes sot kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë dhe certifikonte vetë. Kjo është parodi tragjike e demokracisë”, shtoi më tej Basha, ndërkohë që ishte ai vetë që e favorizoi maskaradën e votimit njëpartiak, duke i lënë demokratët të papërfaqësuar.
Basha ia kishte marrë dorën me braktisjen e demokratëve, që në momentin kur kishte shënuar humbjet e para dhe deri në momentin e dorëzimit të mandateve.
Ia la Kuvendin kryeministrit Edi Rama dhe më pas i dhuroi edhe pushtetin vendor me të dyja duart.

Pasi kishte realizuar qëllimin e Ramës, Basha u mundua të mbulonte “diellin me shoshë”, siç thotë populli, duke thirrur protesta.
"Të hënën, më 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë si Europa! Asnjë hap pas! Rama ik", shkruante Basha në rrjete sociale.

Protesta zgjati 2 orë nga kryeministria te parlamenti. Në fund të saj në oborrin e selisë së PD-së, Basha tha se Edi Rama do të largohej, por nuk duhej mjaftuar me rrotacionin politik që po vjen.

Por, Edi Rama nuk u largua dhe nuk është larguar ende, ndërsa “ortaku” i tij Lulzim Basha, me të cilin firmosi marrëveshjen e 17 majit 2017 dhe prej të cilit sot ka të gjitha pushtetet, ka përfunduar jashtë PD-së./CNA.al
The Special Prosecution Against Organized Crime and Corrup...
One dead and three injured was the balance of a gun ba...
The government has submitted for consultation the draf...
Historitë e tipit, ku një shtetas shqiptar, në emigrim...
European Council - SPEECH ON BEHALF OF ALBANIA Dear Charl...
Dorian Tola and Mark Ndreca, respectively the Di...
Pesë ditë më parë, CNA.al, raportoi mbi një skan...
CNA.al published on Thursday the exclusive documents ...
CNA.al has published today an exclusive document, whic...
After we were handed a public letter from the SPAK, th...
Është sa qesharake, aq edhe e dhimbshme ajo që po ndod...
Evi Kokalari or otherwise officially known as Evis Ang...
We are still unclear how we should address, Evi Kokala...
Today, after abandoning the lost battle with the FRPD ...
A much-needed public question that many Democrats toda...
A company, without any income, is created within 24 ho...
One of the most accused concessions in these 30 years ...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...