The patient was suspected of having a tumor mass/ Doctors waited two months for the resonance response
A citizen from the city of Fier who suffers from a health ...

Një qytetar përmes një audiomesazhi tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se i është drejtuar një pike shërbimi për të paguar dritat dhe ujin dhe ka pyetur edhe për targën e makinës.
Aty ka mësuar se nga Dhjetori 2022 deri në Shkurt 2023 kishte marrë 4 gjoba me një detyrim total 106 mijë Lekë të vjetra. Qytetari thotë se nuk ka asnjë ide sesi i ka marrë këto gjoba.
Denoncuesi: Sapo dola nga një pikë që pagova ujë dhe drita dhe me atë rast kontrollova dhe targën e makinës dhe nga Dhjetori 2022 deri në Shkurt 2023, pashë që kisha marrë 4 gjoba dhe kjo është një vjedhje e pastër që po ju bëhet shqiptarëve pasi në këto 4 gjoba unë nuk kam parë kurrë një fletë gjobe mbi xhamin e makinës, kurrë një fletë gjobe në dorë nga polici apo ndalesë nga policia dhe pasi pagova ujë dhe drita, pagova dhe 106 mijë Lekë gjoba. Pra, bashkë me kjamatën dhe kjo është një vjedhje e pastër që poi bëhet shqiptarëve.
Kamera e “Stop” i drejtohet një pike shërbimi, Komisariatit të Policisë Rrugore, ku thonë se fajin e ka qytetari sepse duhet të saktësojë adresën.
Qytetarja: Të kontrolloj nja dy targa të lutem? Për gjobat?
Western Union: Alboren Muçollari?
Western Union: Ka një gjobë në 19 Janar dhe është 17 mijë Lekë. Vendi i gjobës thotë, Tiranë.
KOMISARIATI I POLICISË RRUGORE:
Qytetarja: Me kë mund të bisedoj, përsa i përket disa gjobave, që i vendosin pa lënë një letër, pa lënë asgjë?
Informacioni: Nga kush institucion e ke gjobën? E ke verifikuar?
Qytetarja: Nga policia! Atëherë më ka ndodhur.
Informacioni: Nga policia po, po policia janë 6 komisariate.
Qytetarja: Atëhere unë i kam verifikuar.
Informacioni: Po të kujt janë gjobat? Të kujt institucioni?
Qytetarja: Policia Rrugore, jo bashkiake!
Informacioni: Ma thuaj pak targën të lutem! E ke gjobë elektronike. Gjobat elektronike janë gjoba të vendosura me postë, jo me punonjës policie.
Qytetarja: Po pra, po si mund..?
Informacioni: Është pajisje elektronike.
Qytetarja: Atëherë Ok! Atëherë, unë si t’ia bëj në këtë rast, sepse unë nuk e di, që kam marrë një gjobë dhe unë e kam bërë?
Informacioni: Kush e ka bërë shkeljen?
Informacioni: Ok! Më lini adresën e saktë! Adresën e keni lënë njësia bashkiake nr. XX. Kaq!
Qytetarja: Një moment të lutem!
Informacioni: Unë adresën time të them numër pallati, hyjre, apartament, shkallë e të gjitha me radhë. Tani personi në kohë të japë adresën e saktë, që të marrësh më shumë informacion, duhet të bësh një kërkesë me shkrim!
Qytetarja: Unë e kam humbur mundësinë, për ta paguar brenda 5 ditëve.
Informacioni: Është vetëm një regullore.
Qytetarja: Hë është një rregullore kjo! A është shkruar diku, që mua të më vendoset gjobë dhe të mos vihem në dijeni?
Informacioni: Ti vihesh në dijeni. Ne.., unë po të marr unë institucionin tani, që vjen njoftimi, sa kohë..? Unë adresën nuk e kam të saktë. Ajo vjen nëpër komisariate, që mbulon adresën tënde të banimit. Kush të kap ty sot? Të kap komisariati nr. 4. Ai i 4-ës duhet ta gjejë, ku je ti banore…
Gjithashtu, “Stop” iu drejtua dhe Postës Shqiptare.
Qytetarja: Kam marrë disa gjoba makine.
Qytetarja: Që janë vënë në mënyrë elektronike, pa i vendosur te makina.
Qytetarja: Ok! Shkova dhe pyeta dhe më thanë, që e heqin përgjegjësinë nga vetja, që posta duhet ta sjellë në shtëpi.
Posta Shqiptare: Çfarë duhet të sjellim në shpi?
Posta Shqiptare: E kanë plotësuar ata? Ata e kanë plotësuar?
Qytetarja: Ata thonë, që ne, ik..
Posta Shqiptare: A të dhanë një numër protokolli, që i kanë plotësuar?
Posta Shqiptare: Hë pra! Ata mund të thonë shumë ik, se ia kam çuar postës. Atëherë në qoftë se ata ty të japin një numër protokolli që me këtë zarf, me këtë numër protokolli, ne jua kemi sjellë në këtë datë, e kemi çuar në postë dhe atëhere ne kontrollojmë dhe themi postierit “ia ke çuar, s’ia ke çuar zemër”. Por me llaf që të thonë në çfarë date e ke çuar… Ato kanë një bllok në çdo zyrë postare që shkon ndaç Policia Rrugore, ndaç këtu është një bllok. Aty firmoset kaq letra, në këtë datë, me këtë numër protokolli.
Posta Shqiptare: Posta funksionon atë që ai ka shkruajtur në zarfin tend Posta Qëndrore…
Posta Shqiptare: Në qoftë se ato shënojnë vetëm numrin e rrugës…
Posta Shqiptare: Rruga është nga fillimi ku fillon, ku mbaron, ku të gjej ty postieri dhe pastaj ty zarfi të kthehet mbrapsht dhe kthehet në polici në origjinë, zemër.
Qytetarja: Ok! Kjo është tjetër gjë, ama ata e kanë nisur edhe pse kanë vetëm një emër rruge?
Posta Shqiptare: Duhet ta nisin patjetër!
Posta Shqiptare: Duhet ta nisin ato!
Eksperti Fatmir Hasho shprehet se sjellja e gjobës me postë ka anët e mira sepse mund ta apelosh gjobën, por njoftimi më thjeshtë do ishte me mesazh përmes telefonit pasi targa e makinës ka dhe një numër telefoni.
Fatmir Hasho: Kur penalizohet mjeti, e para gjë që fiksohet është targa. Me këto teknologjitë e reja kapen pastaj edhe personi kush ka qenë në drejtim, rripi, celulari që janë probleme të tjera. Unë mendoj se nga targa mund të merret informacioni në kohë reale dhe me metodat e reja që janë sot, gjoba mund të shkojë direkt dhe me WhatsApp, me Messenger. Pra unë nuk mendoj se posta është një element shumë i rëndësishëm sepse duke e marrë nëpërmjet postës mer një letër që ti ke marrë këtë informacion, pra të lind e drejta edhe për ankimin. Pra, unë mendoj se përveç postës, duhet të jenë edhe këto mënyrat e tjera alternative. Ne sot pretendojmë se jemi një nga shtetet me zhvillim më të madh të informatikës. Pse kjo pjesë shumë e rëndëisshme, të mos ecë me hapa më tej?/ tvklan
A citizen from the city of Fier who suffers from a health ...
Pak javë më parë, CNA bëri një vëzhgim dhe investigim,...
Botuesi dhe pronari i disa mediave, Carlo Bollino, i c...
"Stop" went to "Jordan Misja" street, in Tirana near the R...
"Stop" went to the Municipality of Kurbin for the problem ...
For 7 years, the residents of Dardhë village in Fushë Arrë...
The 3 judges who gave the seal to Enkelejd Alibeaj's group...
MP Belind Kelliçi has reacted again regarding the denuncia...
A denunciation of the Gjirokastra Waterworks has arrived a...
Arjan Hyseni has been in prison for 5 months after the car...
Fiks Fare solli historinë e një pacienteje nga Elbasani , ...
Fiks Fare denounced on Wednesday evening a tendering proce...
Luljeta Musaka tells "Stop" how she built the house in 199...
Në redaksinë tonë, një prind nga Vlora denoncon për një py...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një investigim mbi shitjen ...
A denunciation was made by the chairman of the Democra...
CNA is bringing today two more documents related to the ma...
On February 17, 2023, Flurat Godaj says that his fellow vi...
Denoncon komshiun se e dhunon, por drejtësia e dënoi vetëm...
29 euros/ton of waste are paid, tens of millions of euros ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 31-year-old man fell from a cliff on Mount Gopes in the ...
A vehicle has caught fire in the Pazar area of Korça. A...
A serious incident occurred this Sunday in Jalë. It is le...
This Sunday, an interventional operation is underway for t...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
The US and Iran have agreed to "stand down" after an excha...
Pakistan launched air strikes and sent ground troops into ...
The Israeli government officially recognized the massacres...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The Tax Administration is continuing payments to compensat...
The average gross monthly salary in the country was 84 tho...
This Sunday, one US dollar is bought for 82 lek and sold f...