Veliaj temporarily leaves the cell/Here's the reason
The arrested Mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The arrested Mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...

Kryetari dhe dy nënkryetarët e Bashkisë së Pustecit kanë punësuar fisin, duke “detyruar” qytetarët e thjeshtë që të marrin rrugën e emigrimit.
Fiks Fare udhëtoi në disa fshatra të bashkisë së vogël në juglindje të Shqipërisë, rreth 170 kilometra larg nga Tirana dhe 25 kilometra nga Korça. Sipas Gjendjes Civile, në këtë bashki jetojnë 5200 banorë. E gjithë bashkia ka 9 fshatra, ku epiqendra është Pusteci, ku është edhe godina e bashkisë e cila mban të njëjtin emër.
Por, njerëzit e thjeshtë të asaj zone, ku jetojnë një komunitet nga Maqedonia e Veriut, po e braktisin dita-ditës. Fshati kryesor, Pusteci, por edhe 8 të tjerët, është lënë në mëshirë të fatit. Fiksi bëri një vëzhgim të të gjithë zonës, ku në rrugë shikoje vetëm të moshuar. Shumë pak fëmijë dhe të rinj.
“S’ka punë. Kanë ikur të gjithë në Europë dhe në Angli. Disa kanë marrë pasaporta bullgare, të tjerë jetojnë në Korçë dhe Ohër. Këtu kanë ngelur vetëm pleqtë. Vende pune s’ka“, thonë disa banorë.
Të tjerë ankohen për pagesat e vogla të invaliditetit, ndërsa një i moshuar thotë se “në të gjithë zonën s’ka asnjë farmaci”. Në Pustec është edhe një shkollë, ndërsa një nxënëse pohon se “jemi vetëm 4 fëmijë, e gjithë shkolla ka vetëm 20 nxënës”.

Por, një nga arsyet e braktisjes së zonës janë edhe punësimet. Fiks Fare ka mësuar se vendet e punës më të lakmuara në atë zonë janë në Bashkinë e Pustecit. Por, në një ankesë që mbërriti në redaksinë e emisionit investigativ theksohet se njerëzit që punojnë në atë institucion janë të afërm të kryetarit Pali Kolefski dhe dy nën kryetarëve.
“Problemi qëndron tek drejtuesit e bashkisë, që nga kryetari, nënkryetarët dhe shefat të cilat e kanë kthyer këtë bashki tashmë në një pronë të tyre private. Gjendja është alarmante tashmë prej 4 vitesh qëkur në krye të kësaj bashkie erdhi Pali Kolefski. Çdo ditë pranë kësaj bashkie punësohen kushërinj, krushqinj dhe të afërm të kryetarëve dhe nënkryetarëve, duke shkelur hapur ligjin pa iu dridhur qerpiku”, thuhet në ankesën që mbërriti në redaksinë e Fiksit.
Ankesa vijon se gjithë rinia e zonës, duke parë gjendjen mjeruese, ka marrë rrugën e emigrimit.
“Më poshtë po ju listojmë rastet flagrante ë emëruara pa asnjë lloj procedure në Bashkinë Pustec. Ne jemi zonë e vogël dhe të gjithë banorët njihen me njëri-tjetrin kështu që kryetari i bashkisë është në dijeni të lidhjeve familjare të të gjithë personave që ka emëruar” thuhet në ankesë.

Në listën e të punësuarve është edhe Beni Kolevski, zjarrfikës, vëllai i kryetarit. Silvana Sotiri, ka qenë kryetare e Këshillit Bashkiak, nusja e vëllait të kryetarit. Vasil Sotiri, i punësuar doganier me ndihmën e kryetarit. Është djali i hallës së Palit. Vaska Vasilovski, kryetari i Këshillit Bashkiak, është baxhanaku i kryetarit. Ristosia Kolevski, sekretare. Nusja e djalit të xhaxhait të kryetarit. Lista vijon me z. Taqi Mitre, punëtor, djali i tezës së kryetarit. Vasil Kolamovski, është punëtor mirëmbajtje, djali i kushërirës së parë të kryetarit. Vasilika Trajko, mësuese kopshti, kushërira e nuses së kryetarit.
Por, në atë bashki ka të punësuar edhe nënkryetari Jani Ago. Aleks Xhavo, kunati i Janit ka qenë shef zjarrfikëse. Ai ka emigruar në Amerikë dhe u zëvendësua nga Niko Male, kunati tjetër i Janit. Marsela Jano, punonjëse finance, është nusja e djalit të motrës. Të tre këta persona nuk jetojnë në Pustec. Gjergji Stavre, punonjës i Ujësjellësit në Pustec. Burri i motrës tjetër të Jani Agos.

Ndërkohë, të punësuar në bashki ka edhe nënkryetari tjetër Jani Nikolla. Niko Male, Shefi i Zjarrfikëses është edhe daja i Janit. Paola Pando, specialiste finance. Është bashkëjetuesja e nënkryetarit Jani Nikolla. Sandi Nikolla, drejtor i Ujësjellësit, kushëriri i parë i Janit. Vasil Male, shef i projekteve te Prespa Park I, daja tjetër i nënkryetarit. Emërimi i tij është bërë nga AdZM Korçë.
Pas denoncimeve dhe gjendjes në këtë Bashki, gazetarët e Fiks Fare u interesuan në Bashkinë e Pustecit, duke biseduar me kryetarin Pali Kolefski. Ai thotë se vetëm në vitin 2019 ka filluar të funksionojë bashkie.
“Është një bashki e vogël, njerëzit kanë emigruar. Të rinjtë kanë marrë pasaporta bullgare, kanë ikur në Angli dhe Europë“, pohon ai. Ndërkohë, në atë zonë janë bërë pak investime, ujësjellësi dhe disa kanale.

Në lidhje me punësimet, kryetari pohon se “për shkak se njerëzit kanë ikur, të gjithë në atë zonë kanë lidhje me njëri tjetrin”. Gazetarët e pyesin edhe për punësimin e të vëllait, Arben Kolefski me detyrë zjarrfikës në Pustec, ndërsa përgjigjet se është zjarrfikës i thjeshtë, e bën punën mirë dhe nuk varet direkt nga ai. Por, pyetjes se kur është emëruar meqenëse e bën punën mirë, na thotë se pasi ai vetë është zgjedhur kryetar i Bashkisë Pustec.
Fiksi i liston edhe emra të tjerë, disa te Ujësjellësi, për të cilët pranon se ka lidhje familje. Ndërkohë, gazetarët i vënë në dispozicion edhe emrat e tjerë, të afërm të dy nënkryetarëve.
“Nënkryetarët s’kanë të drejta emërimit, por duke qenë vend i vogël rastis të jenë edhe të afërm“, vijon ai.
Pyetjes se sa persona janë të punësuar në bashki, na thotë se 34 persona, ndërsa në të gjitha institucionet e tjera janë rreth 60. Gazetarët i tregojnë se, nisur nga ky numër, 1/3 – ta e të gjithë të punësuarve kanë të afërm të tij dhe të dy nënkryetarëve, na përgjigjet se “s’kemi ku gjejmë tjetër”!/ tch
A citizen complained to the show Stop on TV Klan that he w...
CNA.al në një vëzhgim dhe investigim zbuloi se një forcë e...
Rastet e shantazhimeve dhe kërcënimeve nëpërmjet rrjeteve ...
In many bridges of the national road network of Albania, i...
The candidate of the DP for the Municipality of Elbasan, L...
Endri Shabani i Nismës Thurje ka publikuar në rrjetet ...
In the village of Akërni near the picturesque lagoon of Na...
“Stop” shkoi në Elbasan për problemin e qytetarit Armando ...
Fadil Gjoci banues në qytetin e Kavajës, ka kërkuar ndihmë...
Xhevahire Veliaj para 15 vitesh u ka marrë dy qytetarëve n...
“Stop” shkoi në Fier, ku në 12 shtator 2022 në një biznes ...
Some time ago "Stop" was in Byshek of Elbasan. Nazif Myrta...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon sonte rastin e marrjes...
Fiks Fare ndoqi ankesën e një qytetareje 47 vjeçare, pacie...
“Kokat” e aferës së inceneratorëve janë të lirë dhe bredhi...
Prej 4 vitesh në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrë...
Për rastin e ndalimit të grupit të xhirimit, “Stop” solli ...
Adriatik Luçaj u ankua në emisionin Fiks Fare se nuk i mb...
Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht dhe kandidati për kryeta...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 31-year-old man fell from a cliff on Mount Gopes in the ...
A vehicle has caught fire in the Pazar area of Korça. A...
A serious incident occurred this Sunday in Jalë. It is le...
This Sunday, an interventional operation is underway for t...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
The US and Iran have agreed to "stand down" after an excha...
Pakistan launched air strikes and sent ground troops into ...
The Israeli government officially recognized the massacres...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...