Accused of the kidnapping and disappearance of Jan Prenga/ SPAK seeks life imprisonment for Altin Hajri
The trial for the kidnapping and disappearance of Jan Pren...

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie" për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços. Lidhur me këtë vendim ka folur edhe Nevzat Çeço, babai i Martinit, i cili tha se masa “arrest shtëpie” është lirim nga burgu.
Në gjendje të rënduar emocionale, ai tha se djalin e tij nuk e vranë për një vajzë, por sepse zbuloi drogën që kishin mbjellë autorët e vrasjes.
“S'kam çfarë të them më. Djali më iku pa asnjë faj. Unë do ta ndjek që nesër. Do t’i përvëloj ata me benzinë, do t’i përvëloj, nuk i lë. Arrest shtëpie, lirim është. Mua nuk më dhimset jeta fare po nuk i zhduka ata. Nuk i lë, do ta them troç, le të më arrestojnë ç’të duan le të bëjnë, do t’ia gjej radhën do gjej një bidon me benzinë do t’i përvëloj si familje. Ata janë autorët, e kanë thënë me gojën e tyre vetë dhe tani t’i lirojnë. Djali nuk pati as takime me çupën, asgjë. Dy dashnorë i kishte pse nuk bëri krim në ata, por bëri në djalin tim. Ata kanë mbjellë drogë atje lart dhe për të zhdukur djalin tim kishin dalë në Maliq dy veta. E hape gojën, do të zhdukim i kishin thënë. Djali im s’kishte faj. Nuk besoj më në drejtësi, i dënoi 25 vjet, ia dhanë Tiranës. Thanë ky krim dënohet me burgim të përjetshëm, këta tani i liruan fare. Ka mbi 3 vjet, s'kam ç’them më unë do t’i djeg dhe do t’i them djalit e realizova planin tënd. Nuk dua të jetoj më dhe nuk e bëj veten të më arrestojnë. Do vras veten në mes të gjyqit atje. Djalin tim e bënë për krim. Ashtu si kam dëgjuar unë ata të dy (autorët) kanë mbjellë drogë bashkë me atë çobanin. Kur e pikasëm ne që kishin mbjellë drogën, i dolën djalit në Maliq. Në qoftë se hap gojën, do të vrasim, i kishin thënë. Ata u lidhën vetë me atë femrën. Nuk ishte lidhur djali. Djali kishte këtë në Goskovë. Ata se si e lidhën, për të bërë krimin”, u shpreh Çeço.
Tre autorët e dyshuar, Valter Mollaj, kushëriri i tij Edlir Mollaj dhe çobani Bleti Angjo janë liruar nga Gjykata e Apelit pasi kjo e fundit ka konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit të caktuar në datë 20.06.2022, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit maksimal. Hetimet për vrasjen vijojnë për 3 personat.
Lidhur me ngjarjen, rikujtojmë se 26-vjeçari Martin Çeço u vra dhe më pas u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit në qershor të vitit 2022. Të tre u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, e cila vijon të jetë në burg lidhur me ngjarjen. Kjo e fundit u arrestua më vonë pasi dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes. /CNA
The trial for the kidnapping and disappearance of Jan Pren...
Sources for CNA confirm that Prime Minister Edi Rama has a...
The Constitutional Court has released decision 44, dated J...
The Court of Appeal in Tirana has changed the security mea...
Agron Malaj's MP has lost the legal battle with MP Xhelal ...
The Special Prosecution Office has closed the investigatio...
The Ambassador of the Netherlands to Albania, Reinout Vos,...
The hearing for the "Golden Bullet" case has been postpone...
Foreign Minister Elisa Spiropali has reacted to the opposi...
The search for Altin Ndocin, who escaped from detention in...
Banorët e fshatrave Taç i Sipërm dhe Prodan në Kolonjë kan...
DP Presidency Member Grigels Muçollari has reacted to the ...
The US Embassy in Albania has reacted to the suspension of...
The Kakavija-Ioannina road will be closed again today due ...
The National Bureau of Investigation has opened the compet...
The Korça Prefecture has provided details regarding the si...
The Shkodra Prefecture has announced that the situation fr...
After Altin Ndoc's escape from Durres hospital, some of th...
The flood situation in Shkodra is improving. In today's u...
Fines reaching up to 500 thousand lek for every 24 hours o...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this Thursday afternoon in the vi...
A debate that began after the publication of a video on so...
A serious incident occurred this Thursday on the "Tirana-E...
23 protesters are under investigation by the police for co...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
US President Donald Trump has rejected criticism that he h...
Foreign media have published close-up images of the US-Ira...
As talks over Iran's nuclear program continue, the fate of...
Property sales in Dubai have fallen "off a cliff", a leadi...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
A new draft law submitted for public consultation by the M...
While budget revenues are being collected at enviable rate...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
Net electricity production in the country reached 4.4 mill...