Shkolla, si pas një bombardimi/ Fotot që turpërojnë Ministrinë e Arsimit
Shkolla e shatit Mizë, në Lushnjë, më shumë shumë i ngjan ...

Summer vacation in Glivice, Poland. Aleksandra Piasecka, Lena Kubisa and Kinga Zuvala have gone to the Baltic Sea for vacation, in Gdansk. A plan that the three friends had been preparing for a year, that is, before the war in Ukraine, which has also changed their lives. "From time to time I think about the war, and I get a panic attack because it is so close. I have the feeling that this fear will not disappear as long as the war continues", says Kinga. While Lena's family also has a Ukrainian family living in her grandmother's apartment, which luckily was empty. "Of course it's a big change. But of course for this family the change is even bigger." Aleksandra, Kinga and Lena are about 18 years old and will graduate next year. They are not the only ones who think about the future in times of war.
Më shumë se 60% e europianëve në moshë të re e perceptojnë luftën në Ukrainë si një kthesë epokash. Këtë e tregon një studim përfaqësues "Europa e Re" e Fondacionit TUI. Instituti i informacionit, YouGov ka pyetur për këtë në prill 2022 më shumë 6200 të rinj nga mosha 16-26 vjeç në Gjermani, Britaninë e Madhe, Francë, Spanjë, Itali, Greqi dhe Poloni.
Sidomos në Gjermani, Greqi dhe Poloni të rinjtë e vlerësojnë fillimin e luftës në Ukrainë si një kërcënim personal. Dhe të rinjtë tregojnë po ashtu një solidaritet të madh, si familja e Lenës. 68% e të rinjve janë të gatshëm të ndihmojnë refugjatët. "Më parë, para luftës, më të moshuarit thonin, ju të rinjtë e keni kaq të lehtë, por tani kam ndjesinë, se kanë më shumë empati për ne, që ne duhet të mësojmë në këto kushte të vështira, me kaq shumë faktorë stresi."
Lufta e Ukrainës nuk është kriza e vetme që preokupon rininë.Kërcënimi më i madh për të rinjtë mbetet ndryshimi i klimës.

Ndryshimi i klimës tema kryesore
"Ndryshimi i klimës është diçka që na cënon të gjithë ne njerëzve. Prandaj shpresoj që të gjithë të zgjohen dhe të fillojnë të bëjnë vërtet diçka më shumë." Javier Fabra Rodriguez është 25 vjeç dhe ka mbaruar masterin në histori, ai banon në qytetin spanjoll Kadiz. Veten ai e përshkruan si një njeri optimist, dhe më parë mendon se është europian, pastaj spanjoll. Por nëse ulet në një bar me miqtë e tij, gjëra e parë që kthehet në temë është frika, se nuk gjejnë dot punë. E gjithnjë e më shpesh ata flasin edhe për krizën e klimës. "Ne gjithmonë më parë ia kemi dhënë fajin sipërmarrjeve të mëdha që nuk kujdesen për klimën, apo se qeveria duhet të bëjë më shumë. Por një ditë ishim të gjithë të një mendimi, se vetë ne duhet të bëjmë më shumë, për shembull të mos hamë më mish, të riciklojmë, dhe të mos përdorim kaq shumë automjetet."
Vërtet ndryshimi i klimës është ai që do t'i bënte shumë të rinj europianë të ndryshojnë stilin e jetesës. Më shumë se 60% e të rinjve janë të gatshëm të kufizojnë standardin e jetesës. 69% shohin një përgjegjësi të madhe individuale në luftë kundër ndryshimit të klimës. Një shumicë, 58% pret nga shteti më shumë tatime, rregulla dhe kufizime. Gati çdo i dyti i ri i intervistuar është i mendimit, se vendet e BE duhet të kenë më shumë prioritet ndryshimin e klimës se pavarësinë energjitike.
"Europa është për mua vendi ku mund të shpalos personalitetin tim dhe të përmbush ëndrrat e mira. E që të kem të drejta ka rëndësi sidomos me sfondin tim", thotë Daniela Cappuccio, që banon në veri të Italisë. Ajo është gjysmëkolumbiane dhe e ka kuptuar se sa të drejta dhe liri i ofron pasaporta europiane. 25 vjeçarja sapo ka mbaruar studimet e juridikut, punon dhe përgatitet për provimet e licensës si avokate. Prej vitesh ajo angazhohet, që t'iu shpjegojë të rinjve institucionet e BE në shkolla.

Për shumicën e të rinjve, 69% që u pyetën në studimin e TUI, BE është para së gjithash një bashkim ekonomik, dhe një hapësirë me kufij të hapur, ku mund të punosh dhe jetosh e lirë. 62% janë të mendimit, se Europa është edhe një aleancë për sigurimin e paqes. Në Spanjë dhe Italia ka shumë të rinj që duan një integrim më të madh të vendeve anëtare në BE. Ne presim nga BE që të zgjidhë problemet e mëdha, thotë Daniela, "por në të njëjtën kohë, nuk duam të dorëzojmë kompetencat kombëtare."
Në mënyrën e zgjidhjes së sfidave të rinjtë në Europë janë pragmatikë. 71% janë të mendimit se duhen bërë kompromise për të pasur sukses në mbrojtjen e klimës. 66% i kuptojnë masat e sotme si sigurim të lirisë së ardhshme. Masat politike si dërgimi i armëve në Ukrainë apo sanksionet ekonomike gjejnë një mbështetje të madhe. "Rezultatet e studimit tregojnë një brez që është realist në analizë dhe konstruktiv dhe pragmatik, kur vjen puna për formësimin e së ardhmes", thotë Thomas Ellerbeck, kreu i bordit të fondacionit TUI mbi rezultatet e studimit.
Gjatë pandemisë shumë të rinj dhanë shenja të depresionit. Më shumë se tre nga pesë të pyetur në studim thanë, se pandemia ka rrezikuar shëndetin e tyre psikologjik. Krizat aktuale kanë ndikuar në ndjenjën e optimizmit të rinisë. Sipas studimit ai ka arritur një pikë të re të rënies. Kausar Vahaazzidi, një 16 vjeçare nga Hamburgu, e cila rrëfen, se gjatë pandemisë njihte shumë vetë që kishin probleme me depresionin, sot angazhohet tek grupi rinor i Partisë Socialdemokrate për çështjet e refugjatëve, arsimit dhe klimës. "Ne të rinjtë nuk kemi dikë aty që thotë, ja si ndjehen të rinjtë. Më shumë kam ndjesinë se në politikë bëhen më shumë supozime, dhe se si duhet të ndjehen të rinjtë, vendimet merren pa ne."
BE duket se e ka kuptuar se ka një problem me angazhimin e rinisë dhe e ka shpallur vitin 2022 si Vitin Europian të Rinisë./ DW
Shkolla e shatit Mizë, në Lushnjë, më shumë shumë i ngjan ...
Ekspertë të mjedisit nga Shqipëria dhe Mali Zi janë të...
Fishing is one of the most formalized sectors in the c...
The three Czech tourists who were stranded today on th...
The head of the Shkodra Bar Association, Anton Kosteri...
The Minister of Infrastructure and Energy, Belinda Bal...
Në Evropë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glo...
President Ilir Meta has signed the protocol for the me...
Policia Rrugore vijon me monitorimin e shkelësve të rr...
The State Police has taken stock of one week. Accordin...
Former Japanese Prime Minister Shinzo Abe died on Frid...
German Chancellor Olaf Scholz is of the opinion that m...
In 2021, there are 2,533 asylum seekers in Albania, in...
The Prosecutor's Office of Tirana has closed the inves...
The French company resumes flights to Tirana, 32 years...
Forcat e Armatosura Shqiptare janë përfshirë në një sk...
The government of Montenegro has approved a document t...
The President of the Republic Ilir Meta has received i...
Lawyer Genc Gjokutaj considers the evidence discovered...
The General Director of the State Police, Gladis Nano, yes...
A mountain of documents for a flagrant case, in the na...
The Democratic Party has denounced a tender held by the Hi...
Since the summer of 2020, the Mayor of Tirana, Erion Velia...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, denounce...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
It is reported that a conflict occurred on "Ismail Qemali"...
A 35-year-old man was arrested and taken to the police sta...
An accident occurred this Monday in the village of Çërrava...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar sot në mesdi...
Albania is facing significant challenges in human capital ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
Some of Europe's meteorological agencies are predicting a ...
Today, the country will be engulfed by a heat wave, with t...
Germany appears to be seriously reconsidering its plan to ...
A Montreal Police (SPVM) officer and a civilian were kille...
A summit between the UK and the EU, which was scheduled to...
US Secretary of State Marco Rubio will travel to the Unite...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Çmimi i karburanteve për transportin e mjeteve personale n...
This Monday, one US dollar is bought for 81.4 lek and sold...
For almost a decade, the construction sector in our countr...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.4 lek and sold...