web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rasti i mesazheve të anëtarit/ Reagon Këshilli i Lartë i Prokurorisë

2026-03-24 15:45:00, Aktualitet CNA

Rasti i mesazheve të anëtarit/ Reagon Këshilli i Lartë i

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar lidhur me rastin e mesazheve erotike të anëtarit të  KLP-së, Olger Eminajn të transmetuara në media.

Në reagimin e KLP-së thuhet se ankesa e depozituar nga qytetarja i është dërguar për trajtim dhe kompetencë Prokurorisë së Tiranës.

Më tej lidhur me çështjet etike dhe disiplinore që përfshijnë anëtarët e Këshillit, thuhet se çdo pretendim për shkelje disiplinore ndaj anëtarëve të KLP-së i nënshtrohet kompetencës ekskluzive të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe më tej Gjykatës Kushtetuese.

Në reagim theksohet se çështja është duke u verifikuar plotësisht nga institucionet kompetente, për zbardhjen e së vërtetës.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka ndjekur me shqetësim përmbajtjen e transmetuar gjatë emisionit investigativ “Stop”, ditën e hënë, datë 23.03.2026.

Në kuadër të transparencës institucionale, KLP informon se ankesa e depozituar nga qytetarja i është përcjellë për trajtim dhe kompetencë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sipas të gjitha parashikimeve ligjore.

Lidhur me çështjet etike dhe disiplinore që përfshijnë anëtarët e Këshillit, neni 104, i ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, parashikon se çdo pretendim për shkelje disiplinore ndaj anëtarëve të KLP-së i nënshtrohet kompetencës ekskluzive të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe më tej Gjykatës Kushtetuese.

Në interes të informimit të drejtë të opinionit publik dhe medias, theksojmë se çështja është duke u verifikuar plotësisht nga institucionet kompetente, për zbardhjen e së vërtetës. Ndaj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha institucionet, me qëllim trajtimin e kësaj çështjeje në mënyrë objektive, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë garanton se përtej situatave të caktuara, do të vijojë përpjekjet për të ruajtur integritetin institucional në përmbushjen e standardeve të përgjegjshmërisë në ushtrimin e funksioneve publike. /CNA

Rasti i mesazheve të anëtarit/ Reagon Këshilli i Lartë i





Lajmet e fundit nga