web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestuesit ende në sheshin para Kryeministrisë/ Paralajmërimi i policisë

2026-06-21 08:22:00, Aktualitet CNA

Protestuesit ende në sheshin para Kryeministrisë/ Paralajmërimi i

Policia ka mbërritur para Kryeministrisë ku një grup protestuesish kanë kaluar natën dhe po vijojnë qëndrimin në shesh. Punonjësit e policisë paralajmëruan protestuesit për paligjshmërinë e bllokimit të bulevardit. 

Kujtojmë se në protestat e zhvilluara pak ditë më parë janë proceduar penalisht disa protestues për bllokim të qarkullimit rrugor. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.al)

Ndërkohë pjesë e protestës së 21-të u bë dhe diaspora. Mijëra emigrantë mbërritën në Tiranë me automjetet e tyre të mbuluara me flamuj kuqezi.

Protestuesit me pankarta dhe banderola në duar kërkojnë prej 21 ditësh dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ndërkohë ndryshe nga netët e tjera, protestuesit nuk marshuan në rrugët e kryeqytetit por rrethuan godinën e kryeministrisë. /CNA





Lajmet e fundit nga