web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga rizoto me mish qengji tek fileto tartufi/ Shefi i kuzhinës tregon çfarë gatoi për Zelensky-n

2024-02-29 12:18:00, Aktualitet CNA
Nga rizoto me mish qengji tek fileto tartufi/ Shefi i kuzhinës tregon
Edi Rama dhe Volodymyr Zelensky

Një ditë më parë ishte në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën, presidenti Volodymyr Zelensky. 

Pas samitit për Zelensky-n dhe të ftuarit e tjerë u shtrua një drekë dhe ishte shefi i kuzhinës Fundim Gjepali ai që gatoi për liderët e rëndësishëm.

Për "Euronews Albanija" Fundim Gjepali tregoi disa detaje nga specialitetet që gatoi për Zelenskyn dhe liderët e tjerë evropian.

Ai tha se kishte 6 pjata për secilin person, në racione të vogla dhe të gjitha me produkte të vendit.

“Pjata e parë ishte një karpaço demi gjysmë e pjekur dhe e tymosur me perime të marinuara, pjata e dytë ishte një kremozo me qiqra me mish të bardhë dhe një salcë me paprika, një rizoto me mish qengji, gjithmonë në racione të vogla, një fileto tartufi dhe kremozo patatesh, një salcë me kakao që e pëlqeu shumë dhe një ëmbëlsirë me lajthi”, tregoi ai./CNA 

 





Lajmet e fundit nga