web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lamborghini jeshil i bashkohet flotës së Policisë së Shtetit

2024-02-01 09:26:00, Aktualitet CNA

Lamborghini jeshil i bashkohet flotës së Policisë së Shtetit

Ditën e sotme policia ka bërë dije përmes një njoftimi që është sekuestruar një Lamborghini nga një person që dyshohet se e ka përfituar nga para të krimit dhe prostitucionit.

Referuar deklaratës së ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, të gjitha automjetet e sekuestruara do t’i shohen Policisë së Shtetit.

“Mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre”, kështu shprehej Balla në një deklaratë të tij të dhënë në fillim të muajit Janar.

Kështu, Lamborghini jeshil i sekuestruar do t’i shtohet flotës së Policisë së Shtetit./ CNA





Lajmet e fundit nga