LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza energjetike/ Yuri Kim: Shqipëria, disa hapa para të tjerëve

2022-09-29 22:46:00, Aktualitet CNA
Kriza energjetike/ Yuri Kim: Shqipëria, disa hapa para të tjerëve
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur në lidhje me krizën energjetike, ku paralajmëroi një dimër të fortë për të gjithë botën.

Kim tha se Shqipëria është disa hapa përpara të tjerëve. Ajo kujtoi dy marrëveshje të firmosura me SHBA në vitin 2020, që janë pasuar me dy projekte të mëdha energjie, ku janë përfshirë kompani të mëdha amerikane.

Ambasadorja theksoi se këto projekte janë hidrocentrali i Skavicës dhe porti i gazit të lëngshëm në Vlorë.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Sepse Presidenti Putin dhe shpura e tij janë gjithnjë duke shënjestruar Shqipërinë mbi vendimin që morëm apo mbi diskutimin mbi Kosovën. Dhe më pas për shkak të luftës në Ukrainë, apo edhe për shkak të problemeve të COVID dhe pandemisë, njerëzit do të kenë një dimër të vështirë. Flas për rezervat dhe energjinë. Çfarë mendoni për këtë?

Ambasadorja Kim: Do të jetë një dimër i vështirë kudo në botë. Për këtë nuk ka dyshim. Një nga pasojat që kemi parë nga lufta e paprovokuar e Putinit kundër Ukrainës, janë çmimet që kemi parë të ngrihen. Ukraina është një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të grurit. Prandaj dhe kur Rusia e bëri të pamundur që Ukraina të eksportonte grurin e saj, çmimet kudo në botë u ngritën. Tani e njëjta gjë po ndodh me energjinë në Europë, për shkak të gazit dhe naftës të cilat vijnë nga Rusia në Europën Perëndimore. Gjëja e mirë është se Shqipëria është disa hapa përpara të tjerëve. Dhe ja përse: mund t?ju kujtohet se në tetor 2020, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nënshkruan një memorandum bashkëpunimi mbi çështje ekonomike. Dhe vetëm pas disa orësh nga nënshkrimi i asaj marrëveshjeje, pati edhe një marrëveshje tjetër mbi çështjet e energjisë. Prandaj dhe që nga ajo kohë në fund të vitit 2020, tashmë janë dy projekte të mëdha energjie ku kompani amerikane, kompani të mëdha amerikane janë të përfshira. Një prej tyre është hidrocentrali i Skavicës. Dhe tjetri është porti i gazit të lëngshëm në Vlorë. Skavica do të jetë më shumë mbi optimizimin e digave të poshtme?

Blendi Fevziu: Kur do të jetë gati?

Ambasadorja Kim: Nuk e di. Por po ecën relativisht mirë. Vlora është vërtet e rëndësishme strategjikisht?

Blendi Fevziu: Shumë strategjike.

Ambasadorja Kim: Shumë strategjike. E dini përse? Sepse Shqipëria tani bazohet rreth 90% tek burimet hidrike. Kjo do të thotë se keni një burim energjie, një burim kryesor energjie. Duhet ta diversifikoni. Dhe mbi të gjitha, e dini se, kur projekti fillestar i Vlorës u hartua, u planifikua të sillte vetëm gaz natyral të lëngshëm në Vlorë dhe më pas të përshtaste termocentralin aty që të punonte me gaz të lëngshëm. Ekspertët arritën në përfundimin se në fakt, do të ishte më e logjikshme nga ana financiare që projekti të zgjerohej. Kështu që tani, jo vetëm do të sjellim gaz të lëngshëm natyror, por do ta lidhim atë me gazsjellësin e TAP-it.

E njihni gazsjellësin e TAP-it?

Blendi Fevziu: Po.

Ambasadorja Kim: ?shkon nga Azerbajxhani, përmes Turqisë, Greqisë, deri në fund. Dakord, kapaciteti i plotë i TAP-it është 20 BCM. Kapaciteti në veprim për momentin është vetëm 10 BCM. Nëse projekti i Vlorës ecën përpara dhe mbyllet me sukses, do të shtojë 5 BCM, që do të thotë shumë.

Blendi Fevziu: Dhe do të jetë një alternativë ndaj hidrocentraleve që kemi në veri.

Ambasadorja Kim: Do të jetë një alternativë dhe shtesë ndaj burimit hidrik, dhe jo vetëm për Shqipërinë. Prandaj është strategjike, sepse do ta mundësojë Shqipërinë të behët një nyje e rëndësishme në eksportimin e energjisë dhe energji jo-ruse, në fakt, energji amerikane në Europën Perëndimore, Itali, Greqi, në zonën e Ballkanit. Prandaj ky është një projekt i rëndësishëm.

Lajmet e fundit nga