Afera e inceneratorëve/ Yuri Kim: SPAK të bëjë punën
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, është pyetur...

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave të tjera nga SHBA ndaj Iranit për sulmet kibernetike në Shqipëri.
Kim tha se SHBA ka verifikuar se sulmet në vendin tonë nisën nga Irani dhe kjo ka qenë një nga arsyet e sanksioneve të ndërmarra së fundmi nga SHBA.
Pjesë nga intervista në “Opinion”:
Blendi Fevziu: Let t’u rikthehemi tani komenteve mbi Iranin dhe marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Iranit. Ne morëm një vendim shumë të fortë dhe shumë të vështirë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Sipas informacionit që qeveria jonë ka me agjenci dhe institucione të ndryshme, Irani ka ndërhyrë dhe ka shkatërruar sistemet dhe institucionet tona. A jeni e sigurtë që ishte Irani pas gjithë këtij veprimi?
Ambasadorja Kim: Jemi, jemi të sigurtë. Vetëm pak ditë më parë, FBI dhe CISA, Agjensia për Sigurinë Kibernetike, publikuan një raport. Është mjaft i hollësishëm, mund të ta dërgoj nëse dëshiron. Është shumë i detajuar dhe shumë teknik, dhe tregon se sulmi nisi nga Irani. Ju e patë në deklaratat tona, të cilat dolën nga Shtëpia e Bardhë, shprehjen e sigurisë se sulmi erdhi nga Irani, se ne do të qëndrojmë krah Shqipërisë dhe do të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të ndërtuar mbrojtjen e saj kibernetike, dhe se do të ndërmarrim hapa konkretë për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit. Menjëherë pas kësaj, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara vendosi një sërë sanksionesh kundër Ministrisë Iraniane për Inteligjencën dhe Sigurinë, si edhe ministrave…
Blendi Fevziu: Për këtë rast?
Ambasadorja Kim: Është e lidhur me këtë rast, nuk është vetëm për këtë rast, por po.
Blendi Fevziu: Po, po, lidhur me këtë rast, po.
Ambasadorja Kim: Po. Dhe do të ndërmarrim më shumë… do të vazhdojmë të ndërmarrim më shumë hapa për të trajtuar kërcënimet. Kur dikush kërcënon një aleat të NATO-s, kur dikush kërcënon Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen, ne do të përgjigjemi.
Blendi Fevziu: Mendoj se ka patur edhe dy njoftime të tjera mbi akte terroriste nga Irani, disa vjet më parë dhe më i fundit, ishte në qershor, gjatë konferencës së MEK në Durrës. A mendoni se Shqipëria është në shënjestër le të themi të akteve terroriste nga Irani? A ekziston ky rrezik?
Ambasadorja Kim: Iranianët janë qartazi të pakënaqur nga vendimi i Shqipërisë për të strehuar ata që kundërshtojnë regjimin Iranian.
Blendi Fevziu: Opozita politike e Teheranit.
Ambasadorja Kim: Po. Dhe është shumë e rëndësishme që Shqipëria të bëjë punën e saj ashtu e gjykon më mirë, pa pasur frikë nga kërcënimet e vendeve si Irani. Prandaj ata janë të padëshirueshëm kudo në botë, sepse sillen kështu. Prandaj ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë, përfshirë edhe duke punuar me ekspertët tuaj për të ndërtuar mbrojtjen tuaj kibernetike dhe për të korrigjuar kërcënimet që mund të kenë ekzistuar.
Blendi Fevziu: Por problem është se, dhe e pyeta edhe Kryeministrin për këtë, opozita iraniane në Shqipëri, nuk flas për numra pasi nuk i di, por problem është se ata janë mirëpritur nga ne. Ata këtu kanë ardhur si refugjatë për të jetuar, jo për të vepruar politikisht nga Shqipëria. Nuk është problem ky?
Ambasadorja Kim: Kjo është diçka që qeveria shqiptare dhe organizata duhet ta trajtojnë.
Blendi Fevziu: Nuk është… nuk keni asnjë koment për këtë.
Ambasadorja Kim: Nuk kam asnjë koment tjetër për këtë.
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, është pyetur...
During an interview in "Opinion", Ambassador Yuri Kim shar...
Çmimet e qumështit dhe nënprodukteve të tij pritet të rrit...
Nxënëset e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” janë ngri...
Reporters Without Borders has come out with a stat...
Grupi 4iG është investitori më i madh hungarez në Shqi...
The councilor in the Municipality of Tirana and the former...
The works for the Llogara tunnel that connects Dukat with ...
Two Armenians ended up in the handcuffs of the Greek polic...
For the murder of Jan Prenga in 2020, citizen Festim Bexhd...
The General Secretary of the Freedom Party, Tedi Blushi, h...
The former Deputy Minister of Finance, Sherefedin Shehu, h...
Me 20 prill të këtij viti, 44-vjeçari Kujtim Meta ra pre e...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë me një mesazh, pas ...
The State Commissioner of Elections in today's public sess...
Investigative journalist Artan Hoxha stated that there are...
Before he disappeared, Ervis Martinaj was in the company o...
Prime Minister Edi Rama has announced that the first d...
Journalist Artan Hoxha has cast strong doubts about the de...
President Bajram Begaj welcomed today in a working mee...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Fier Police has announced the measures taken this week for...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
Umbrellas have been banned on a beach in Sardinia for anyo...
This June 12th marks the 27th anniversary of the liberatio...
The global economy is expected to face its biggest slowdow...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...
The labor market has shown worrying trends in early 2026. ...
The number of new retirees in the social security scheme i...