web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja e jetës së 28-vjeçares/ Nën hetim 2 mjekët dhe anestezisti

2024-02-01 12:21:00, Aktualitet CNA
Humbja e jetës së 28-vjeçares/ Nën hetim 2 mjekët dhe
Foto ilustruese

2 mjekët dhe anestezisti të një spitali privat janë vendosur nën hetim, pas humbjes së jetës së 28-vjeçares Irida Hasalla.

Mësohet se mjekët akuzohen për ‘neglizhencë në trajtim mjekësor’. 

Në lidhje me rastin, Spitali Amerikan reagoi një ditë më parë pas denoncimit në media për humbjen e jetës vajzës së re me tumor, e cila i ishte nënshtruar një ndërhyrje për dobësim.

Spitali Amerikan theksoi se e reja e kreu ndërhyrjen kirurgjikale në 29 janar sipas protokollit mjekësor dhe gjithçka përfundoi me sukses.

Në deklaratë thuhet se një ditë pas operacionit, gjendja shëndetësore e vajzës u përkeqësua menjëherë.

Sipas spitalit, pacientja pësoi komplikacion postoperator mjaft të rëndë dhe me shkallë të lartë mortaliteti, i cili është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale, dhe si pasojë ndërroi jetë./CNA 

 





10:00 TODAY

Çështja

Ditën e sotme në orën 10:30 para Gjykiatës Kushtetuese do ...

Lajmet e fundit nga