web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrin në 50 centimetër trashësia e dëborës në Dardhë dhe Voskopojë/ Izolohen 5 fshatra të tjerë

2024-01-21 08:57:00, Aktualitet CNA
Arrin në 50 centimetër trashësia e dëborës në
Foto nga juglindja

Juglindja "pushtohet nga dëbora. Mësohet se trashësia e dëborës në fshatin turistik të Dardhës, Voskopojë dhe në Qafëne  Qarrit arrin në 50 centimetra dhe kalimi i aksit rrugor bëhet vetëm me zinxhirë. 

Në qytetin e Korçës trashësia arrin në 15 centimetër. 

Ndërkohë temperaturat regjistrojnë sot -12 gradë. 

Pothuajse në të gjitha njësitë administrative të Pogradecit, lëvizja në rrugët rurale me zinxhirë ka borë dhe ngrica.

Konkretisht në rrugët e fshatrave Proptisht, Velçan, Trebinjë, Dardhas trashësia e dëborës ka shkuar në 15 centimetër dhe nevojiten zinxhirë për makinat. 

Pesë fshatrat e thellë të Njësisë Administrative Dardhas ndodhen totalisht të izoluara. 

Theksojmë se asnjë rrugë nacionale nuk është e bllokuar, por kalohen me goma dimerore./CNA 

 





18:13 TODAY

Jorida Tabaku

The deputy of the Democratic Party, Jorida Tabaku, has...

Lajmet e fundit nga