Lifting of the "non grata" against Berisha/ DASH reacts
The US State Department has reacted to the news of the lif...
The US State Department has reacted to the news of the lif...
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar për ceremoninë e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave.
Sipas saj, Akademia e Shkencave është kthyer në skutë politike.
Zhupa ka njoftuar se PD të ndërrmarrë hapat e nevojshëm, në gjykatat kombëtare edhe ndërkombëtare, që Akademia të mos jetë pensionim luksi për politikanet e fundit të diktaturës.
Deklarata e plotë:

“Ceremonia që ndoqët sot duhet të ishte një ditë feste për shkencën dhe mendimin shqiptar. Siç e prisnim dhe siç e patë, nuk rezultoi më shumë se një plenum i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Rilindur, një takim i udhëheqësit me shokët e një Akademie pa shkencë dhe të pashoqe në botë. Për faktin e thjeshtë dhe fatin e keq, se Akademia e Shkencave është kthyer në skutë politike, pjesë e një shteti që i ka të gjitha pushtetet.
Një Akademi shkencash serioze do të kishte folur ndërkohë për udhëkryqet ku gjendet Shqipëria:
Për dramën e shpopullimit;
Për Ballkanin e Hapur që, nën maskën e lirisë, kthen ditët e Jugosllavisë;
Për rrënimin e trashëgimisë kulturore, si në rastin e Butrintit, ku kryetari i Akademisë tha se nuk i kishte pyetur njeri;
Për tekstet shkollore me plot marrëzira, ndër të tjera prindi 1 dhe prindi 2;
Për idenë kombëtare, apo ku po shkon kombi në 100 vjetëshin e dytë të ekzistencës si shtet.
Vepra e vetme në shkencë e Akademisë mbetet pamfleti udhëzues për Covid-19, një doracak i shkarkuar në internet.
Por, të presësh më shumë nga kjo Akademi do të thotë të kesh pritshmëri, së pari nga kreu i saj, dhe së dyti nga ai që e caktoi në drejtim të këtij institucioni. Ju kujtojmë se sot Akademia e Shkencave drejtohet në mënyrë të paligjshme nga Skënder Gjinushi, një kryetar i padekretuar nga Presidenti i Republikes. Mos dekretimi erdhi për shkak të faktit se Gjinushi ishte në shkelje flagrante të ligjit: mbante postin e kryetarit të një partie politike dhe emërohej në krye të Akademise se Shkencave.
Ju kujtojmë gjithashtu se Skënder Gjinushi, ka qenë ministri i fundit i Arsimit i diktaturës Hoxha-Alia. Ju kujtojmë se “Ligji për Akademinë e Shkencave” është antikushtetues, sepse Asambleja e ASH ka marrë kompetenca qe i ka vetëm parlamenti, duke miratuar kryetarin pa dekret. Dekretimi i Kryetarit te ASh është kompetencë eksplicite e Presidentit e shprehur ne kushtetute.
Në këto kushte nuk kemi Akademi që përcakton programacionin e kombit dhe të shtetit, por një seksion të pushtetit të Edi Ramës.
Edi Rama e ka kthyer një prej institucioneve themeltare të Republikës në një azil pensionistësh politikë, kontributi i fundit në shkencë i të cilëve ka qenë para rrëzimit të komunizmit. Të bësh shkencë me njerëzit e Pilo Peristerit në kohën e Elon Musk, është një përrallë nga Zululandi.
Partia Demokratike do ndjekë te gjitha hapat e nevojshëm, në gjykatat kombëtare edhe ndërkombëtare, që Akademia të mos jetë pensionim luksi për politikanet e fundit të diktaturës, por institucion i pavarur nga politika, institucion mendimi dhe qëndrimesh publike në të mirë të zhvillimit të shtetit dhe kombit”./CNA.al
After the meeting of the government, the Minister of T...
MP Enkelejd Alibeaj, has gathered the MPs, the divisive gr...
The activist Evi Kokalari or otherwise known as Evi An...
Former SP deputy, Eltar Deda, has been appointed head of Alb...
A group of three American economists, including the former h...
Today, on the 50th anniversary of the founding of the ...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
The head of the DP, Sali Berisha, in a statement from ...
Today, in a media conference, the Minister of Finance ...
Prime Minister Edi Rama, during his speech on the 50th...
Hetimet mbi zbardhjen e fatit të shumëkërkuarit Ervis ...
The vice-president of the Democratic Party, Luciano Bo...
Prime Minister Edi Rama spoke with superlatives about the ...
The Minister of Finance and Economy, Delina Ibrahimaj,...
The Minister of Finance and Economy, Delina Ibrahimaj, the...
Deizi Arapi is charged as a suspect for burning the car of M...
The Special Court of Appeal for Corruption and Organiz...
The "war" continues with the burning of cars in the city of ...
While the whole world is drawing up plans with measure...
The lawyer, Tom Gashi, says that Prime Minister Edi Rama s...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 33-year-old Albanian citizen was arrested in Italy after...
One of the perpetrators of the explosion that occurred yes...
A case of heroin trafficking from North Macedonia to Alban...
Details have been revealed from the investigation file for...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Serbian President Aleksandar Vučić said he was considering...
An incident with hazardous materials put the Pentagon on l...
Explosions have been heard near the Iranian city of Sirik,...
The Basic Court in Pristina has lifted the one-month deten...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
Businesses reduced their borrowing abroad last year. Bank ...
Payments and withdrawals in online sports betting will be ...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...
The first three months of this year have brought a record ...