Kërcënoi pronarët në Tropojë/ Rama degjeneron ish-zv.ministrin socialist: E bënte rrumbullak gjumin në zyrë
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...

Një e treta e ekomonisë botërore mund të bjerë në recension deri në vitin 2023, thuhet në parashikimin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Parashikimi është me notën më të dobët si asnjëherë më parë në rreth 20 vitet e fundit – me përjashtim të parashikimeve gjatë pandemisë dhe krizës botërore financiare.
Si arsye kryesore FMN përmend rritjen e vrullshme të çmimeve që pas sulmit rus ndaj Ukrainës, gjë që ka kufizuar dukshëm aftësinë blerëse. Ekonomia botërore ndodhet përpara sfidash gjigante, sepse inflacioni është më i zgjatur nga sa mendohej e edhe Kina po e humbet aftësinë blerëse. "Më e keqja pritet të vijë dhe shumë njerëz në 2023 do të kenë ndijesinë e një recensioni", thotë ekonomisti i FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas.
Në përgjithësi FMN-ja e ka ulur sërish parashikimin për 2023-shin. Sipas raportit të fundit ekonomia botërore do të rritet me vetëm 2,7 për qind, në korrik priten 2,9 për qind. Për vitin në vazhdim, 2022 llogaritet një plus prej 3,2 për qind. Kundrejt vitit 2021 me një rritje 6,0 për qind, kuota aktuale është e zbehtë.
Rajonet më të rëndësishme ekonomike po dobësohen, Europa është veçanërisht e prekur nga lufta në Ukrainë. Çmimet e gazit që nga viti 2021 janë katërfishuar. Në SHBA konsumi nuk po i jep më impulse si zakonisht ekonomisë dhe në Kinë kanë efekt negativ kufizimet prej Koronës si dhe tensionet në tregun e imobiljeve.
Kur do të marrë fund inflacioni?

FMN parashikon që inflacioni ndërkohë në shumë vende është në nivelin më të lartë prej disa dekadash dhe në fund të 2022-shit do të arrijë kulmin. Por ai do të vazhdojë të mbetet në nivel dukshëm të lartë. Në mbarë botën çmimet e konsumit do të rriten me 8,8 për qind dhe në 2023 me rreth 6,5 për qind. Kësisoj, parashikimet e deritanishme sërish do të korrigjohen me shifra në rritje. Më 2024 pritet një rritje e çmimeve me 4,1 për qind. Vendet në ekspansion dhe ato në zhvillim do të preken më rëndë se vendet e industrializuara. Për to forcimi i dollarit, aktualisht në nivelin më të lartë prej dy dekadash është një problem i madh.
Në fokus janë aktualisht edhe bankat e rezervave, që së fundi po përpiqen t'i rrisin ndjeshëm interesat për të arritur një zhvillim të qendrueshëm të çmimeve. Sipas FMN-së kjo politikë mund të ketë pasoja, sepse rritja e interesave mund t'i zerë frymën rritjes ekonomike, ndërsa ngurrimi për rritjen e interesave nuk mund ta frenojë inflacionin.
Ekonomia e Rusisë po tkurret më pak nga sa ishte menduar
Një tjetër rezultat i raportit vjetor është, se ekonomia ruse ndonëse do të ketë tkurrje sivjet dhe vitin e ardhshëm, rënia e saj do të jetë më e ulët nga sa ishte parashikuar. Sipas këtij raporti produkti bruto në vend i Rusisë më 2022-shin do të bjerë me 3,4 për qind dhe më 2023 me 2,3 për qind. Efekti i sanksioneve të Perëndimit ndihet pak në sektorin financiar të Rusisë. Edhe tregu i punës është rezistent, sipas FMN-së.
Ngadalësim në tri ekonomitë më të mëdha
Qysh përpara prezantimit të raportit vjetor shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, kishte bërë të qartë, se parashikimet për koniunkturë janë ulur. Edhe ajo thekson, se gjendja mund të përkeqësohet edhe më tej, përpara se të nisë përmirësimi. Në sfondin e luftës ruse në Ukrainë dhe të pandemisë pasiguria është ekstremisht e lartë. Mund të ketë më shumë shok ekonomik. "Ne shohim ngadalësim në tri ekonomitë më të rëndësishme në botë", tërhoqi vëmendjen Georgieva në hapje të mbledhjes vjetore të Bankës Botërore në Uashington. Dobësimi i rritjes ekonomike në SHBA, Kinë dhe në Eurozonë ka pasoja të ndjeshme ndaj ekonomisë botërore./DW
Euro ka shënuar sërish rënie si në shitje ashtu edhe në bl...
Përveç dollarit amerikan që ka shënuar rritje, të gjithë m...
Çfarë është pastrimi i parave?Pastrimi i parave është proc...
Ben S. Bernanke, Douglas W. Diamond dhe Philip H. Dybvig k...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka folur me paras...
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Yan Sun, d...
Që marrëdhënia jonë kolektive me plastikën është e pashënd...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 119.6...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 116.6...
Dollari amerikan sot ka shënuar një rritje të ndjeshme në ...
Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës nga 223 le...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka zhvilluar ditën e so...
Vendet kryesore të prodhimit të naftës, të udhëhequra nga ...
Paundi vijon të kryesojë në tregun valutor. Euro dhe dolla...
Enti Rregullator i Energjisë do të zhvillojë nesër mbl...
Politika nuk e ka arritur qëllimin për lehtësimin e tregut...
Vlera e dollarit ka është 119.4, ndërkohë që vërehet një r...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj,...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj,...
Komiteti i Përbashkët Ministror i Monitorimit (JMMC) i Org...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...