Nuk lëvizin monedhat huaja, paundi në minimumin historik
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...

Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030 një hendek i madh mbetet i hapur në aftësitë e punonjësve shqiptarë me ata të BE-së, referon një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për konvergjencën e vendeve të Ballkanit me BE-në.
Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian në fushën e shkathtësive (skills) vendoset në 100 pikë, standardi i referencës, Shqipëria arrin vetëm 37 pikë, duke shënuar një deficit prej 63 pikësh që kufizon thellësisht konkurrueshmërinë e vendit, ose vetëm 37% e mesatares së BE-së.
Pikat e dobëta të Shqipërisë lidhen me nivelin e ulët të diplomave në fushat teknike dhe shkencore, aftësi të ulëta digjitale, pjesëmarrje e ulët në arsim gjatë gjithë jetës dhe rezultate të ulëta në testin e PISA-s, që krahason rezultatet e nxënësve në botë.
Analiza e OECD-së thekson se Shqipëria ka investime të pamjaftueshme në arsim cilësor, pasi shpenzimet publike për arsimin mbeten nën 3% të PBB-së, krahasuar me 5 % në BE.
Emigrimi i të rinjve me aftësi, “Brain drain” ka ndikuar në thellimin e hendekut të aftësive duke reduktuar grupet e punonjësve me kualifikim.
Gjithashtu vendi ynë ka përputhje e dobët mes kurrikulave dhe nevojave të biznesit. Aftësitë e ulëta të punonjësve pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë. Me fuqi punëtore të pakualifikuar, prodhimi për punonjës mbetet në kuota të ulëta. Kjo gjendje pengon tërheqjen e investime të huaja, pasi investitorët kërkojnë talente që mund të mbështesin teknologji të avancuara.
Hendeku i aftësive ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian (BE) paraqet pengesa të mëdha për zhvillimin afatgjatë të vendit, në aspektin ekonomik dhe social.
Mospërputhja midis aftësive që kërkon tregu vendas dhe atyre që zhvillohen nga sistemi arsimor shtyn të rinjtë drejt emigracionit. Shqipëria humbet potencialin njerëzor më produktiv, çka e përkeqëson më tej hendekun e aftësive, siç edhe po ndodh.
Mospërputhja strukturore në arsim, trajnime dhe formim profesional konsiderohet një barrierë për harmonizimin e plotë me acquis communautaire.
Ata që nuk arrijnë të zhvillojnë aftësi të reja përfundojnë të përjashtuar nga tregu i punës ose në sektorin informal. Hendeku i aftësive rrit me tej pabarazinë pasi rritet ndarja mes atyre që përfitojnë nga procesi i digjitalizimit dhe të tjerëve që mbeten pas.
BE po synon të kalojë nga një ekonomi e qëndrueshme në një model të bazuar në teknologji të avancuar (Green Deal, digjitalizimi), por Shqipëria rrezikon të mbetet jashtë këtyre transformimeve për shkak të mungesës së aftësive të fuqisë punëtore.
Hendeku 63-pikësh i Shqipërisë ne aftësitë e forcës së pune me BE-në nuk është thjesht statistikë, por është kufiri që ndan vendin tonë nga ekonomitë me vlerë të shtuar. Ekspertët e OECD-së referojnë se arritja e një përparimi të qëndrueshëm kërkon reformë të thellë në arsim, skema incentivash për sektorin privat dhe një kulturë të re të mësimit gjatë gjithë jetës. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të ngushtojë diferencën dhe të ndërtojë një treg pune pa më shumë konkurrues në dekadën e ardhshme./ Revista Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Megjithëse sektori bujqësor përbën gati një të katërtën e ...
Një vend i varfër që paguan si i pasur – për të ushqyer ve...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi përsëri rënie të ...
Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave referen...
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në buxhet...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një frenim në tr...
Tregu i punës në Shqipëri po përjeton dinamizëm të lartë s...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko hapi sot pu...
Paga mesatare në ekonomi ishte 82.2 mijë lekë në tremujori...
Yield-et e obligacioneve 20-vjeçare u rritën në ankandin e...
Në kuadër të 100-vjetorit të krijimit është zhvilluar Konf...
Numri i shqiptarëve që përdorën shërbimin roaming në vende...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipë...
Fërkimet tregtare dhe pasiguria politike, veçanërisht të l...
Të huajt që kanë udhëtuar për në Shqipëri kanë regjistruar...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...