3 janar 1925, Musolini varros demokracinë
Njëqind vjet më parë, me fjalimin historik të Benito Musol...

Më kujtohet, babain e thërrisnin shpesh në shkollë për çapkënllëqet e mia. Vërtet isha nxenës i dalluar, por më i dalluar spikasja për rrëmujë e për shkelje rregullash. Merrja 10 në matematikë, por notë pakaluese për mungesa dhe për sherre të vogla. Të përditshme amà, jo një herë në hënë.
Kështu një mbasdite dimri ati im u vu prej meje në bankën e të akuzuarit. Mësuesi kujdestar i shkollës së mesme një mbasdite ftoi të gjithë prindërit. Ata do të gjykonin pse mua babai nuk më kishte rritur mirë, ashtu siç duhej pra dhe pse jo me disiplinën e kohës. Mbaj mend qe janar, errej shpejt e llamba e dobët në klasë i nxirrte të gjithë të zbehtë. Dihej, babai do të bënte autokritikë e tërci e vërci. Ashtu ndodhi vërtet. Në fund u zotua se qe hera e fundit që prindërit e klasës mblidheshin për mua. Kurrë nuk do ndodhte që djali im, unë d.m.th., të bënte vagabondllëqe apo shfaqje jo të hijshme. E pashë me buzë në gaz se ajo fjala “kurrë” nuk më vinte për osh. Ndofta që nesër do e dhisja muhabetin, do e nxirrja babain rrenacak. Po le t’ia hedhim për sot, nesër ka perëndia, thoshte shpesh gjyshja ime.
Kur nisën diskutimet më hypën nervat, m’u bënë tel i egër. Si ai që e përkul, e përkul dhe sa e lëshon shkon sërish atje ku ish, te forma e vet. Ia nisi babai i Cales, thoshte rrugaç për mua kur çuni i tij, Calja, ishte ngelës mo në gjthë ato lëndë. E veç kësaj pinte dhe cigare. Vërtet fshehur, mbyllej te banjat në pushimin e madh, ama tymoste. Babai më pa me inat dhe fësht më pickoi. Heshta. Më pas dërdëlliti babai i Belës. Punonte karrocier në komunale.
Gjithë ditën ecte pas kuajve e nuk këmbente fjalë me askënd. Me kafshët do shkëmbente mendime? Ndaj nuk rreshti një orë.
Përmendi që nga piramidat e Egjiptit e deri te Marksi. Madje do na lexonte dhe ca pjesë nga një roman edukativ që do t'i shërbejnë Agimit, sipas tij, por fat për të gjithë që e kishte harruar në shtëpi. Kur ai u ul të gjithë prindërit duartrokitën nga gëzimi. Ai e mori si lavdërim për oratorinë e tij e gati na u ngrit sërish, por e uli Lirika. Kush qe Lirika? Nëna e shoqes sime më të dashur, nëna e Kozetës.
-Se ti Alajdin, -filloi ajo dhe u kthye nga babai,-dhe Luftën Nacional-Çlirimtare nuk e ke ndihmuar me zemër. Të themi ca të vërteta.
Ra si bombë akuza e saj. Kaq tha dhe u ul. Ca minuta askush nuk foli. Babai u zverdh. E hëngrëm ndonjë internim andej nga Gjonomadhi, mendova. E m'u duk vetja kriminel që vura në siklet familjen. Por mësues Gavrili e ndreqi në çast:
-E ka në përgjithësi Lirika se ju jeni fis dëshmori nga nëna e Agimit. Apo jo? Tundën kokën të gjithë e kaq qe. Mbledhja u mbyll.
Rrugës për në shtëpi pyeta tim atë:
-Sa vjeç ishe kur vendi u pushtua, o ba?
- As 7 vjeç!
-Po pse nuk u the, si mund të luftoja kur isha sa gjysma e pushkës?!
Ai nuk foli ca hapa e më pas më tha:
-E di ti që xhaxhai yt Emini është mësues matematike?
-Po, e di. Ai më ndihmon me problemat e vështira.
-E di ti që kur u çlirua Shqipëria i shkuan ca partizanë në shtëpi dhe i thanë që duhej të regjistrohej në kursin kundër analfabetizmit. Po unë di shkrim e këndim more, unë jam mësues, u tha ai. Por ata vazhdonin të tyren, nuk hanin pykë fare. Ne nuk të pyetëm di a s'di të shkruash, i thanë. Të pyetëm, a ke bërë apo jo kurs kundër analfabetizmit? Jo, nuk kam bërë, por kam bërë shkollë kaq e kaq vite, u tha ai. Nuk duam t’ia dimë për shkollën tënde, të pyetëm për kursin kundër analfabetizmit dhe vetë e the që nuk e ke bërë. Ndaj marrsh atje. Dhe për 6 muaj çdo mbasdite shkonte mësues Emini në kurs të "mësonte" shkrim e lexim!
Ma dha përgjigjen. Në ato vite më mirë të heshtje se përballë nuk kishe njerëz. Kishe qenie të fandaksura, të fiksuar, të çmendura, dogmatike dhe pa ndjenja. Si mure të ftohta, plot lagështi e myk.
-Po si ka mundësi që Kozeta është vajza e Lirikës? -pyeta me çudi babain.
-Mbase nuk është e saj, mo, -tha ai.
-Me siguri nuk është, -e vulosa unë.
Ama e besova. Se Kozeta qe ylli im, qe vetë dëlirësia.
Njëqind vjet më parë, me fjalimin historik të Benito Musol...
Ky ka qenë një nga vitet më plot ngjarje që kur fillov...
Që kur u legalizua në Mbretërinë e Bashkuar, numri i recet...
Nga Mata Hari tek Gertrude Bell, nga Marlene Dietrich ...
Dhjetori është muaji ku shikojmë që pema e bredhit natyral...
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të jetë një rrezi...
43 majmunë të species që njihet si “rhesus macaque”, të ci...
Bota sot, defakto, është në një luftë të tretë botërore me...
Sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vras...
Një historian amator ka zbuluar një histori të shkurtër të...
Zyrtarisht jo, por mbeten shumë dyshime për vdekjen e para...
Në Kajro, në atë ditë të nxehtë të 6 tetorit 1981, po zhvi...
Leonardo da Vinçi ka lindur më 15 prill 1452 në Vitruvius,...
Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Izraelit, i njohur ...
Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë nga Rapo...
Duke folur me një shtatëdhjetë vjeçar të sjellshëm dhe të ...
Çfarë ndodhi me kapitenin britanik Sir John Franklin dhe 1...
Siçilia, një nga ishujt më të mëdhenj të Mesdheut dhe pjes...
Ata dalin të lodhur nga autobusi dhe hyjnë në qendrën e pë...
Artistët e Rilindjes që punonin në Firence midis viteve 14...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...