SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
I pandehuri Erion Veliaj, kryebashkiaku i arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, vijon të përdorë taktika dhe skema të ulëta për të shtyrë seancat gjyqësore.
Njeriu, i cili deri dje pretendonte se nuk kishte akuza ndaj tij dhe prova, tashmë që në gjykatë i janë dërguar 60 mijë faqe me fakte dhe prova që i vërtetojnë korrupsionin dhe abuzimin me detyrën, shpërdorimin, nuk ka “pantallonat” për të shkuar dhe për t’u përballur në gjyq.
14 seanca të shtyra, me justifikime dhe gënjeshtra, të cilat i kanë dalë sheshit. Seanca e fundit u shty me justifikimin nga Veliaj se nuk ishte takuar me avokaten e caktuar nga gjykata, Valentina Teodoresku, një tjetër se përjashtoi avokatët, një tjetër se nuk i shkoi në kohë furgoni për ta marrë, një tjetër vrasja e gjyqtarit, etj., etj., justifikime të panumërta.
Duke renditur të gjitha seancat paraprake të shtyra dhe taktikat e përdorura, me sa duket Erion Veliaj nuk do të gjykohet. Njeriu që flet për shkeljen e të drejtave dhe për të drejtat e tij dhe kërcënon me Strasburgun, është po ky njeri që nuk shkon në gjykatë.
Është po ky njeri që nuk shkon të gjykohet, të tregojë kurajë dhe burrëri. Me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj i shmanget drejtësisë si ata mashtruesit klasikë, me 1001 kleçka, mënyra dhe manovra.
Ndërkohë që nuk shkon në gjyqe, nga skutat e errëta të burgut të Durrësit përgatit skenarë dhe sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Vetëm pak ditë më parë, CNA me dokumente tregoi se si Veliaj dhe vëllai i tij Arbri kanë paguar 220 mijë dollarë për lobime, për të sulmuar prokurorin Ols Dado dhe SPAK-un.
Një raport që përveç shumës tregonte dhe mashtrimet, të cilat CNA ia ka zbërthyer një më një.
Në një pjesë të raportit të dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë thuhej se prokurori Ols Dado është anëtar aktiv i partisë autoritare të opozitës, një mashtrim “kokë e këmbë”.
Një gënjeshtër tjetër e fabrikuar nga Veliaj ishte se prokurori Ols Dado është zhvillues pronash dhe se ai i ka paraqitur një kërkesë kryetarit të Bashkisë Tiranë për të modifikuar një leje ndërtimi në pronën që zotëronte dhe e cila iu refuzua. Ky është mashtrimi, i cili sot mbush plot 166 ditë.
Një mashtrim në bashkëpunim, pasi edhe gazetari i familjes së tij, Mero Baze, ka të njëjtin pretendim, por asnjëri prej tyre nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument që tregon kërkesën me firmë të prokurorit dhe refuzimin me kërkesë të kryebashkiakut.
Këto dhe shumë gënjeshtra të tjera i kanë dalë huq kryebashkiakut të arrestuar, pasi janë nxjerrë në dritë dhe tashmë dihen nga i gjithë opinioni publik.
Hapi tjetër i radhës i Veliajt në skutat e burgut ishte padia ndaj prokurorit Ols Dado, ku në fakt del në pah se Veliaj po kërkon konflikt me prokurorin, të cilin e ka sulmuar me shpifje, madje dhe lobon kundër tij dhe drejtësisë.
Qëllimi i Veliajt është nxitja e konfliktit që prokurori të tërhiqet. Skenari është i qartë. E gjithë kjo është që Dado ta kallëzojë penalisht Veliajn dhe më pas të tërhiqet nga çështja për konflikt interesi.
Erion Veliaj po kërkon konflikt me prokurorin Ols Dado, pasi ka çuar mashtrimet e tij te kongresmenët dhe senatorët amerikanë.
Skemat e Veliajt për të krijuar konflikte kanë një qëllim. Ai kërkon të mos përballet me drejtësinë, me prokurorët e ndershëm, me faktet dhe provat që kanë paraqitur prokurorët, por me procedura dhe teknikalitete i shmanget drejtësisë.
Pas të gjitha këtyre fakteve dhe justifikimeve për të shtyrë seancat gjyqësore, lind pyetja: “A do të shkojë Erion Veliaj në seancën gjyqësore të 2 shkurtit apo sërish do të vazhdojë të gënjejë dhe t’i zvarrisë pafund seancat?”/ CNA
Në mbledhjen e KLGJ-së është shqyrtuar relacioni i Prokuro...
Pas një periudhe kur vendi dhe punonjësit e tij shpesh jan...
Sot do të mblidhet Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në fund të r...
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi detaje të reja lidhur me si...
Skandaloze. Sërish në Shqipëri konstatohen produkte të rre...
Ish-deputeti Myslim Murrizi, ka shprehur sot skepticizmin ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se shfryrja e dosjes ...
Jamarbër Malltezi ka reaguar ndaj personave që i kanë dalë...
Pas tre ditësh bllokadë, për shkak të protestës së kamioni...
Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në ...
Pasditen e kësaj të enjteje u shpallën fituesit e Konkursi...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një njoftim me r...
Më 29 janar 2026, në qytetin e Elbasanit u zhvillua Marshi...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka depozituar rekurs...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka përshëndetur miratimin e...
Sot në GJKKO është zhvilluar seanca për kreun e PL-së, Ili...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
“Dua verë”, hapësira e parë e degustimit të verërave shqip...
Konferenca e Kryetarëve po zhvillon sot mbledhjen e radhës...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka padi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...