Pjesë e Korridorit VIII/ Rama: Punimet në kantierin e rrugës Elbasan-Papër vijojnë me ritme të konsiderueshme
Pas hapjes së aksit Qukës-Qafë Plloçë, kryeministri Edi Ra...

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me punonjësit socialë, psikologët dhe oficerët e sigurisë në shkolla, të cilët këtë vit do të punojnë me një udhëzues të ri, të rishikuar sipas standardeve të përditësuara, për të garantuar një klimë të qetë dhe të sigurt në shkolla.
Përmirësimi i protokolleve të punës është pjesë e Planit të Sigurisë në Shkolla, të ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Duke folur për rëndësinë e forcimit të strukturave që merren me sigurinë në shkolla, ministrja Manastirliu tha:
“Për ne është e rëndësishme që figura e oficerit të sigurisë në shkollë, e psikologut dhe e punonjësit social të fuqizohet edhe më shumë. Ne jemi duke punuar që, në kuadër të Planit të Veprimit për Sigurinë në shkolla dhe për përforcimin e mekanizmave parandalues ndaj çdo forme të dhunës dhe bullizmit në shkollë, të kemi mundësi të rrisim numrin e oficerëve të sigurisë dhe të forcojmë mekanizmat ndihmës për këto njësi të rëndësishme që garantojnë mbrojtje dhe siguri për fëmijët tanë brenda dhe jashtë perimetrit të shkollës."
Ministrja Manastiriu u ndal te përmirësimet e bëra në modulet dhe protokollet si dhe në mjetet digjitale të punës, duke theksuar rolin e SMIP në menaxhimin e rasteve dhe informacionit në kohë reale.
"Tashmë ne kemi disa dokumente të përmirësuara e të përditësuara, të cilat garantojnë që oficeri i sigurisë në shkollë, punonjësi social dhe psikologu të kenë më shumë instrumente ndihmëse edhe për rastet që duhet t’i raportojnë në kohë reale. Kemi vënë në dispozicion edhe platformën elektronike SMIP për informacionin e shpejtë, për ta aksesuar në kohë reale, informacion i cili jo vetëm mbetet i gjurmueshëm në sistem, i aksesueshëm nga drejtoria e shkollës dhe mësuesit kujdestarë, por edhe në arkivën elektronike të shkollës. Plani individual i edukimit për nxënësit duhet të bazohet mbi eksperiencat dhe sjelljet e nxënësit brenda shkollës."
Ministrja Manastirliu vuri në dukje edhe përforcimin e pranishmërisë së oficerëve të sigurisë në institucionet arsimore dhe shtrirjen e shërbimit psiko-social në sistemin arsimor parauniversitar.
“Ju jeni kolonat që mbani sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë. Tashmë i kemi të gjitha instrumentet nga njësitë e mbrojtjes së fëmijëve, te mekanizmat koordinues kundër dhunës e bullizmit, deri te sistemet e informacionit digjital që janë në funksion të punës suaj dhe kontaktit të drejtpërdrejtë. Por ajo që është e rëndësishme, është që ne do të kemi më shumë oficerë sigurie në shkolla. Këtë vit të ri shkollor, do të kemi më shumë se 390 oficerë sigurie. Po punojmë fort, dhe Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, së bashku me Akademinë e Sigurisë, po trajnojnë të gjithë ata që kanë shprehur vullnetin për t’u bërë pjesë e oficerëve të sigurisë në shkolla. Menjëherë është hapur rekrutimi për fazën e parë, ku më shumë se 60 oficerë sigurie do të jenë në shkolla në datën 8 shtator, dhe pjesa tjetër brenda javës së parë të tetorit. Pra, do të kemi rreth 400 oficerë sigurie në shkolla dhe do të vijojmë të rrisim numrin e oficerë e të sigurisë duke vijuar nga viti i ardhshëm 2026. Kemi sot dhe një përmirësim të raportit të punonjësve socialë dhe psikologëve për nxënësit".
Duke folur për ndryshimet në modulet dhe protokollet e punës, Manastirliu nënvizoi nevojën për bashkëpunim të zgjeruar me komunitetin dhe institucionet mbështetëse:
“E dyta, që është e rëndësishme, lidhet me detyrat dhe përgjegjësitë e reja të punonjësve socialë, oficerëve të sigurisë dhe psikologëve, të cilat janë të parashikuara në modulet dhe protokollet e punës që tashmë janë miratuar. Punonjësit socialë dhe psikologët do të zgjerojnë portofolin e ndërveprimit me komunitetin, me njësitë e shërbimit social në territor, me njësitë e emergjencës, duke fuqizuar lidhjet me mekanizmat koordinues, parandalues dhe njësitë e mbrojtjes së fëmijëve. Nëse zbatojmë të gjitha këto protokolle, standarde të përmirësuara dhe udhëzime të hartuara për t’ju ndihmuar në punën tuaj, jam e bindur që do të kemi një shkollë edhe më të sigurt dhe një arsim edhe më cilësor. Gjatë këtij viti do të zhvillojmë një seri trajnimesh, deri te trajnimet e targetuara për çështje të caktuara", tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu./ CNA
Pas hapjes së aksit Qukës-Qafë Plloçë, kryeministri Edi Ra...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Dukat Fushë. Sipas asa...
Një zyrtar i DASH në një ragim për gazetarin Muhammed Veli...
Media e inceneratorëve e ka pranuar takimin e Altin Dumani...
Një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për r...
Sot janë mbushur plot 19 ditë që nga dita kur Erion Veliaj...
Sot është hapur zyrtarisht aksi Qukës-Qafë Plloçë. Kryemin...
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur sot masën e s...
Arsimi në juglindje të vendit po përballet me një nga kriz...
Sot, më 5 shtator, në ditën që përkon edhe me Shenjtërimin...
Data 5 shtator 1997 shënon ndarjen nga jeta të misionares ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Në total, numri mesatar i orëve javore të punës për një pe...
Mbrëmjen e sotme ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë është ndr...
Këtë të enjte u prezantua Kodi i ri i Etikës për Mësuesit....
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka zbardhur të plotë he...
Një raport i hartuar nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA...
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar detaje nga...
Anija e komandës së Flotës së 6-të të SHBA-së, USS Mount W...
Lëvizjet drejt zonave të juglindjes kanë sjellë fluks të s...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...