web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shto ujë, shto miell, ulni mesataren se na duhen”/ Qeveria nuk tërhiqet, Rama nxjerr zbuluar pedagogët

18 Tetor 2022, 10:42, Aktualitet CNA

“Shto ujë, shto miell, ulni mesataren se na duhen”/ Qeveria nuk

Kryeministri Edi Rama sugjeroi se universitetet në qytete të ndryshme të vendit duhet të specializohen në degë të caktuara, në mënyrë që të përmirësojnë rankimin e tyre në nivel ndërkombëtar.

Në një takim me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike, Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka asnjë mundësi që të rriten pagat e pedagogëve, të cilët kanë hyrë sot në ditën e dytë të protestës.

“Duhet të jetë shumë e qartë që bota akademike, universitare, është diçka ndryshe. Që do të thotë, universitetet nuk janë gjimnaze apo 9-vjeçare. Trupat pedagogjike nuk janë trupa të infermierëve apo mjekëve, apo punonjësve të policisë apo ushtarake, që mbahen vetëm me pagën e shtetit. Dhe që përgjithësisht janë uniforme pagat. Universiteti është mes shtetit dhe tregut, që do të thotë duhet ta ketë pjesë të ADN-së së vet, thithjen e të ardhurave nga tregu. Të jetë një aktor në treg, ashtu sikundër të jetë magnet për të thithur fonde nga të katër anët për kërkim shkencor apo projekte”, ka thënë Rama.

Ndër të tjera ai vuri theksin te cilësia dhe jo te sasia.

“Nuk dua të hyj në detaje të tjera, dua të them vetëm që ky është një proces që duhet ta bëjmë bashkarisht, nuk duhet ta bëjmë në mënyrë të njëanshme.

Njëlloj siç duhet të adresojmë një problem shumë serioz. Flasim për sinergji europiane dhe sot për sot kjo është betejë e qeverisë më instancat europiane, dhe përgjegjësia krysore është e imja, e Ministrisë së Jashtme, për të bindur BE, në kuadrin e komunitetit europian, që është koha për ta hedhur këtë hap europian dhe jo për ta lënë këtë vetëm për në momentin kur të bëhemi anëtar të BE-së, se do të ishte një gjeneratë e tërë që do të lihet pa mbështetjen e BE, që është mbështetja gjithë fondit për arsimin e lartë nga BE.

Një tjetër element shumë i thjeshtë për të rritur rankimin, është pasja e një numri të caktuar universitetesh nën një ombrellë. Një shembull dhe shpresoj që të mos kthehet ky shembull në një polemikë. Universiteti i Tiranës mund të rritet shumë shpejt në ranimin e vet, nëse ka mjekësinë.

Këta janë dy universitete, pa prekur mjekësinë, që është një nga krenaritë e sistemit tonë aktual akademik, për produktin që të diplomuarit tanë të mjekësisë gjejnë vend në çdo sistem të Europës pa problem.

Por një gjë duhet të biem të gjithë dakord, nuk mundet një vend si ne kaq i vogël, me këto potenciale që kemi, janë potencialet e një vendi të vogël, që të kemi në të gjithë vendin universitete gjeneraliste, dhe për faktin që kanë nevojë për fonde, shtojmë ujë dhe miell, duke shtuar mediokritetin, duke i hequr vetes mundësinë që të jenë ekselenca në dy apo tri drejtime”, është shprehur Rama.

Indirekt si një kundërpërgjigje për pedagogët që edhe sot po prostestojnë Rama ka thënë se ne po humbasim kohë dhe vite në pritje të diçkaje që nuk do të ndodhë.

“Universitetet janë të shtrënguara nga financat dhe nga konjuktura të brendshme që lidhen me punësimin e këtij dhe punësimin e atij, po të bëhet kështu duhet të ikë ky, siç banalizohen vizione të mëdha në një terren të vogël.

Duhet të punohet në një drejtim, pa i hequr asgjë askujt, që të krijojmë kushte që të gjithë të përfitojnë më shumë, duke u bërë më të tërhequr qoftë për tregun e brendshëm dhe atë europian.

Është e qartë që duhet të ketë juridik në gjithë Shqipërinë, apo infermieri? Këtë do ta përballim sepse kështu siç është ky sistem nuk na çon larg, dhe jo vetëm nuk na çon larg, por i bën gjithmonë e më pak tërheqës, degë dhe dyer të caktuara universitetesh, të cilat detyrohen të ulin komplet pritshmërinë dhe cilësinë e atyre që marrin.

Duke bërë një kompromis fatal duke thënë një pjesë do t’i marr edhe me 5-a sepse më duhen. Ose duhet t’i marrim patjetër, dhe vijnë te ne kërkesa që 'ulni mesataren' sepse na duhen”, ka thënë më tej Rama.

Edhe ministrja e arsimit, Evis Kushi, nuk është tërhequr nga deklaratat e saj të mëparshme në lidhje me pedagogët.

“Shto ujë, shto miell, ulni mesataren se na duhen”/ Qeveria nuk

 "Në një kohë shumë të shkurtër ne kemi një numër shumë të lartë marrëveshjesh në nivele bachelor, master. Ka një rritje të jashtëzakonshme të nivelit të punës kërkimore shkencore. Unë doja të theksoja që të punojmë për misionin e universiteteve. Është që rezultatet t’i vënë në dispozicion të komuniteteve, të bizneseve. Punët shumë herë mbeten në rafte dhe nuk japin atë rol që duhet të kenë. Puna kërkimore shkencore është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e universiteteve, ligji u jep mundësi që përveç tarifave të studentëve të kenë mundësi të grumbullojnë të ardhura. Nga të dhënat që kemi ne pjesa më e madhe i grumbullon të ardhurat nga tarifat. T’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që jep ligji për Arsimin e Lartë dhe këtu duket edhe aftësia që kanë universitete për të rritur të ardhurat", u shpreh Kushi./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga