"Veliaj ka mbetur vetëm"/ Gazetarja tregon firmën që i është kthyer në makth
Në emisionin "Të Paekspozuarit" gazetarja Ola Xama ka ...

Normat e emigrimit të të rinjve në Shqipëri në 10 vitet e fundit kalojnë edhe vendet që kanë përjetuar luftëra të përgjakshme, atyre që jetojnë në diktatura ekstreme dhe vendeve tmerrësisht të varfra.
Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e Bashkimit Evropian kërkuan azil 64.2 mijë shqiptarë nën 18 vjeç.
Në vlerë absolute kjo shifër ishte e pesta në botë, por, në raport me popullsinë, Shqipëria kishte normën e dytë më të lartë në botë të azilkërkuesve nën 18 vjeç në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë.
Shqipëria lë pas vetëm Sirinë, që ka 266 kërkesa për azil për 10 mijë banorë. Prej katër vitesh, Siria është e përfshirë në një luftë të ashpër civile, që ka detyruar një emigrim masiv nga vendi. Ndërsa prej një dekade Shqipëria është në negociata për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe renditet në listën e vendeve të sigurta, pasi nuk është në luftë dhe është kandidate për Bashkimin Evropian.
Përveç Sirisë, Shqipëria ka një diferencë me vendet që e pasojnë në renditje. Eritrea, një vend diktatorial në Afrikë, kishte një normë emigrimi 162.3 persona nën 18 vjeç për 10 mijë banorë, më pas në renditje vjen Gjeorgjia me 100 të rinj azilantë nën 18 vjeç për 10 mijë banorë, Iraku me 38 azilantë për 10 mijë banorë dhe Somalia me 32 (shiko grafikun e mëposhtëm).
Ndonëse me një popullsi të vogël ndër vendet e origjinës së emigrantëve Shqipëria kryeson renditjen globale të azilkërkuesve të rinj në Evropë edhe në numër personash.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se përgjatë 10-vjeçarit të fundit 64,215 mijë të rinj nën 18 vjeç nga Shqipëria kërkuan azil në një nga vendet e BE-së, duke e renditur vendin tonë të katërtin në botë pas Sirisë (590 mijë), Afganistanit (358 mijë), Irakut (170 mijë) dhe Turqisë (64.2 mijë), të cilat kanë qenë në luftë (përveç Turqisë) dhe kanë popullsi shumë më të madhe se Shqipëria.
Emigrimi në Shqipëri ka marrë përmasat e një "hemorragjie" që nuk po ndalon. Të dhënat tregojnë se vendet e tjera që kanë përjetuar flukse të larta të azilantëve në grupet e reja moshore në luftë dhe prag lufte, ndërsa në vendin tonë fenomeni është sistematik dhe po vijon, edhe pse Shqipëria është vend demokratik dhe me rritje ekonomike.
Flukset më të larta të emigrimit të 18-vjeçarëve shqiptare kulmuan në vitin 2015 kur rreth 22 mijë të rinj nën 18 vjec kërkuan azil në një vend të BE-së, shumica e të cilëve ishin pjesë përbërëse e familjeve, të cilat braktisën vendin në atë kohë.
Flukset ishin të larta dhe mbeten të tilla, por t'i krahasojmë me të rinjtë që kanë mbetur në vend. P.sh. në vitin 2023 kanë kërkuar azil në BE 2,455 persona nën 18 vjeç, duke e renditur vendin tonë të katërtin në botë në krahasim me popullsinë.
Por të dhënat nga burimet vendase tregojnë se flukset e ikjeve të të rinjve janë më të larta se numri i azilkërkuesve, pasi një pjesë e madhe tashmë po ikin për studime dhe të tjera, me kontrata të përkohshme ose të përhershme të punës dhe të tjerë ikin me bashkim familjar.
Pritshmëritë nga anketat mbi potencialet e emigracionit tregojnë se flukset e emigrimit do të vijojnë. Vitin e fundit teksa norma e përgjithshme e papunësisë ka ardhur në rënie, papunësia te të rinjtë është rritur.
Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal më 2023 tregoi se 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi.
Por më e rëndësishmja është se 18 për qind e tyre tashmë kanë plane dhe kanë gjetur mënyrat për të ikur. Rezultatet tregojnë se emigracioni në Shqipëri është më agresiv se në vendet e tjera, pasi në një përqindje më të madhe shqiptarët nuk dëshirojnë të emigrojnë përkohësisht, por përgjithmonë./Monitor
Në emisionin "Të Paekspozuarit" gazetarja Ola Xama ka ...
Gazetari Elvi Fundo pak ditë më parë njoftoi se, kryeb...
Gazetari Elvi Fundo ka zbardhur dhe skema të tjera të ...
Gazetari Elvi Fundo ka lexuar vendimin e gjykatës në l...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se për çfarë u pyet kry...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se ka marrë kërcë...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për drejtorët e Veliajt t...
Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se Erion Veliaj ka vjedhu...
Gazetari Ylli Rakipi ka komentuar në hyrje të emisionit të...
Media greke Kathimerini përmes një artikulli ka bërë me di...
Deputetja Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit ka denoncu...
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama e bëri shumë të q...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Në datën 18 Prill 2024, në Shqipëri, është finalizuar ...
Deputeti Erion Braçe ka replikuar me deputeten e PD-së...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka folur për taksimi...
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka publikuar klas...
Skandal! Në tekstin e Olimpiadës Kombëtare të Matemati...
Në ceremoninë që po zhvillohet në Këshillin Bashkiak t...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...