Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Partia Demokratike i ka tërhequr veshin Presidentit Bajram Begaj, në lidhje me shpopullimin, të cilin partia e quan një emergjencë kombëtare.
Në një deklaratë për mediat, PD, përmes zëdhënëses Floriana Garo shprehet se kjo çështje nuk mund të zgjidhet me deklarata, medemek patriotike, të cilat fshehin papërgjegjshmëri, dhe mosgatishmëri për t'u ngritur në rolin e shtetarëve dhe zgjidhur problemet.
Ndër të tjera, PD kërkon që Presidenti Begaj t’i thërrasë mendjes së pari, dhe së dyti të thërrasë Këshillin e Sigurisë, sepse emigracioni biblik, shpopullimi kataklizmik, nuk janë punë deklaratash, por emergjencë kombëtare.
“Shpopullimi në emergjencë kombëtare. Presidenti të thërrasë Këshillin e Sigurisë. Motoja 'Fajin e ka Anglia' papërgjegjshmëri dhe varfëri e mendjeve dhe e politikave të brendshme.
Piramida e korruptuar e pushtetit në Shqipëri, për të shmangur vëmendjen nga ngjarjet e brendshme, nga skandalet e vjedhjeve dhe babëzia e pafre, kanë nxjerrë nga sirtarët e etërve të tyre praktikat e vjetra, dhe i kanë hapur luftë qeverisë britanike.
Partia Demokratike është e pa-ekuivok në bindjen e saj se racizmi ndaj shqiptarëve, apo çdo populli tjetër, është i papranueshëm.
Nga ana tjetër ne nuk mund të mos e pranojmë botërisht se Shqipëria e Edi Ramës është eksportues kryesor krimi dhe droge në Europë, dhe në rastin konkret, problemi i emigrantëve klandestinë dhe kriminalitetit, për të cilin po debatohet, është shqiptar dhe jo britanik. Për më shumë, ky problem që është i yni, nuk mund të zgjidhet me deklarata, medemek patriotike, të cilat fshehin papërgjegjshmëri, dhe mosgatishmëri për tu ngritur në rolin e shtetarëve dhe zgjidhur problemet.
Kur dëgjon presidentin e Republikës të huazojë gjuhën e gjatë të kryeministrit apo të StrateXhaçkës së tij, dhe të marrë shenjë qeverinë e Madhërisë së Tij, kupton se shteti ka rënë në duar të pasigurta, ashtu si shqiptarët që ikin janë në kthetrat e sekserëve të emigracionit të paligjshëm, nëpër kanalin e La Manshit.
Identifikimi vullnetar i Presidentit me kryeministrin, edhe në gjuhën e marrdhënieve ndërkombëtare, një fushë ku ky i fundit është tashmë i diskredituar, dhe i ka sjellë kosto vendit, dëshmon se ndarja e pushteteve në Shqipëri është një koncept i huaj dhe Begaj e Rama i dinë vetëm emrin.
Presidenti si emblema e supozuar e unitetit kombëtar, duhet t’i thërrasë mendjes së pari, dhe së dyti të thërrasë Këshillin e Sigurisë, sepse emigracioni biblik, shpopullimi kataklizmik, nuk janë punë deklaratash, por emergjencë kombëtare.
Lufta e deklaratave dhe motoja 'Fajin e ka Anglia' nuk dëshmon gjë tjetër veçse papërgjegjshmërinë dhe varfërinë e mendjeve dhe politikave të brendshme, ta cilat mbulohen me pseudo ngjarje në marrëdhëniet me jashtë”, thuhet në deklaratë./ CNA.al
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në zbatim të de...
Ekspertiza e një prej dronëve që sekuestruan pas arrestimi...
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, i ka kaluar faturën ...
Në Gjykatën Kushtetuese po vijon seanca për mandatin si de...
Ministri për Emigracionin, Robert Jenrick, ka reaguar pas ...
CNA.al ka raportuar me dokumente dhe fakte konkrete se pas...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat, ka fo...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në Komisionin e Ekonomisë ...
Seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit është shtyrë. ...
Sot po zhvillohet seanca paraprake gjyqësore për incenerat...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka shprehu...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka lëshuar...
Inceneratorët kanë krijuar debate në Komisionin për Ekonom...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar pas arrestimit...
Kandidati i PD-së për kryetar bashkie, Belind Këlliçi,...
Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për shqyrtimin e ...
Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debate që në nisje...
Sot po zhvillohet mbledhja e Komisionit për Ekonominë ...
Një letër anonime është gjetur mbi varrin Giovanni Falcon...
Ministria e Mbrojtjes ka paraqitur si është situata në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...