Vendimi i ndërmjetëm i Sadushit/ Opozita hesht për skandalin
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur sot lidhur ...

Opozita ka organizuar sot Foltoren e radhës para Kryeministrisë. Deputeti demokrat Eno Bozdo, gjatë fjalës së tij, në podiumin para qytetarëve foli edhe lidhur me rritjen e çmimit të naftës.
Bozdo tha se qeveritë e vendeve evropianë, për shkak të kësaj situate globale, kanë miratuar paketa ndihme për njerëzit, e ndërsa qeveria shqiptare nuk po bën asgjë.
Ai tha se çmimi i naftës është kaq i lartë vetëm për shkak se vendi jonë ka ngarkesën më të lartë fiskale në Evropë.
“Sot dua të flas për një temë që na prek të gjithëve. Na prek ne, prek familjet tona, prek ekonominë e këtij vendi. Sot dua të flas për atë që e ndjejmë të tërë çdo ditë, e vuajmë në kurrizin tonë. Çmimet e larta, çmimi i lartë i naftës, çmimi i lartë i produkteve ushqimore, veçanërisht në dy javët e fundit, shkaktuar nga kriza. Në javën e fundit, çdo ditë në mëngjes, çdo ditë në mesditë, çdo ditë në mbrëmje, kemi parë dhe kemi dëgjuar lajmet se si qeveritë e vendeve të rajonit, si qeveritë e vendeve evropiane miratonin paketa ndihme për njerëzit e tyre, për ekonomitë e tyre, për familjet e tyre. Se si të gjithë vendet e rajonit janë ulur seriozisht duke shqyrtuar çdo mundësi që kanë, çdo instrument që kanë për t'ia bërë jetën sa më të lehtë qytetarëve të tyre, familjeve të vendit të tyre, ekonomisë vendase. Por çfarë ndodh gjatë dy javëve apo 10 ditëve në Tiranë? Asgjë.
Një tallje e madhe, asnjë mbledhje qeverie, asnjë masë konkrete. Vetëm batuta të kryeministrit, vetëm shoë, takohet me bizneset dhe i thonë e mbani ju koston. Pastaj bën sikur do miratojë një bord. Pastaj thotë diçka tjetër dhe që andej hidhet në një vend tjetër. Asnjë masë konkrete. E ndërsa nafta sot ka kapur 2200 lekë të vjetra litrin, e ndërsa ushqimet bazë janë duke u rritur nga dita në ditë, ne nuk dimë asgjë, ne nuk kemi asgjë. Jemi qytetarët më të poshtëruar. Jemi më të shkelurit me këmbë. Jemi më të mospërfillurit. E gjitha kjo sepse qeveria që kemi, as nuk e vret mendjen, as për ne, as për njëri-tjetrin, po vetëm për veten e saj. Çmimi i naftës nuk është i lartë sepse dikush thjesht abuzon me të. Për këtë qeveria i ka të gjitha mundësitë. Mund të çojë, të bëjë inspektime, të kontrollojë. Çmimi i naftës dhe kjo i duhet thënë shqiptarëve, është se ne kemi ngarkesën më të madhe fiskale në Evropë e ndoshta në botë për të. 60-65% e çmimit të naftës i shkon mbrapsht me taksa qeverisë”, u shpreh Bozdo. /CNA
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur sot lidhur ...
Analisti dhe gazetari, Andi Bushati ka reaguar lidhur me r...
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturë dh...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, ka bërë një editori...
Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshati...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka komentuar sot pro...
Bordi i Transparencës ka hyrë në fuqi, ndërsa pritet që gj...
Flukset migratore përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë të hënë një parash...
Shoqata e Pensionistëve Shqiptarë “Thinjat” ka nisur një b...
Botuesi i "Report TV", Carlo Bollino, shkarkon nga puna dr...
Në protestën kombëtare të opozitës, më 22 mars, protestues...
Një sondazh i realizuar nga cna.al nga data 22 shkurt deri...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një mesazh nga D...
Pasditen e sotme zhvillohet në Tiranë protesta kombëtare e...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulan...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Xhafzotaj ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjet...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka uruar besimtarëve myslim...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...