Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Për të tretin vit radhazi, mbetjeve në qytetin e Vlorës u vihet flaka në mes të sezonit turistik, duke prishur jo vetëm imazhin e një qyteti turistik, por mbi të gjitha duke rrezikuar jetën e popullatës në këtë rajon.
Problemi i mbetjeve, pavarësisht qindra milionë eurove të shpenzuara për inceneratorët apo projekte e fushata të ndarjes në burim, mbetet i pazgjidhur.
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit me objekt “Respektimi i standardeve në menaxhimin e mbetjeve urbane, sfidë e qëndrueshme në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të popullsisë” del në konkluzionin se bashkitë nuk kanë arritur të përmirësojnë, situatën pavarësisht se kostot e tyre janë rritur në këtë drejtim.
Katër janë bashkitë që janë marrë në analizë: Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Korça ku më problematike situata shfaqet në dy të parat.
Sipas raportit, Bashkia e Durrësit, gjatë menaxhimit të mbetjeve urbane, nuk garanton qëndrueshmëri financiare të këtij procesi, pasi të ardhurat e krijuara për këtë qëllim nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet.
“Kjo situatë vjen si rrjedhojë e faktit se, Bashkia e Durrësit nuk ka arritur të mbledhë të gjitha të ardhurat e planifikuara nga tarifa e pastrimit. Megjithatë edhe nëse do të arrihej mbledhja e tyre në nivelin 100%, përsëri nuk do të mund të mbuloheshin shpenzimet totale për menaxhimin e mbetjeve urbane në këtë bashki.
Arsyeja kryesore e mosmbulimit të shpenzimeve është ndryshimi i venddepozitimit të tyre në landfillin e Sharrës. Kjo gjë ka rritur ndjeshëm peshën që zë menaxhimi i mbetjeve në buxhetin total të bashkisë. Rreth 1/3 ose rreth 30 % e buxhetit të Bashkisë së Durrësit shkon për menaxhimin e mbetjeve urbane, ndërkohë që referuar Kombeve të Bashkuara ky tregues duhet të jetë në nivelet 3-15 %” thuhet në raport.
Lidhur me Bashkinë e Vlorës, raporti sjell në vëmendje pasojat shëndetësore të dështimit në menaxhimin e mbetjeve.
“Menaxhimi i mbetjeve urbane në Bashkinë e Vlorës paraqet problematika të tjera edhe më të rënda. Në këtë bashki, mbetjet urbane depozitohen në një fushë të depozitimit, e cila nuk respekton asnjë kriter mjedisor.
Mbetjet urbane digjen në mjedis të hapur duke shkaktuar problematika të rëndësishme në shëndet dhe mjedis, që vijnë nga çlirimi i dioksinave dhe furaneve në mjedis.
Ekspozimi ndaj dioksinave, furaneve etj., shkakton lloje të ndryshme të kancerit, probleme të mëlçisë, dëmtime të sistemit imunitar, sistemit endokrin dhe funksioneve riprodhuese, si dhe efekte negative në zhvillimin e sistemit nervor”, thuhet në raportin e KLSH.
Raporti vlerëson se një situatë e tillë me mbetjet në Vlorë ka sjellë edhe pasoja ekonomike duke ndikuar në zhvlerësimin e pronave në afërsi të fushës së venddepozitimit të mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës.
KLSH vlerëson se edhe sa i takon përllogaritjes së tarifës së pastrimit bashkitë subjekt auditimi, nuk marrin në konsideratë madhësinë e familjes dhe sipërfaqen në të cilën familja jeton. Edhe për tarifat e vendosura për biznesin, ato nuk marrin në konsideratë sipërfaqen në të cilin biznesi ushtron aktivitetin e tij.
Marrja në konsideratë e madhësisë së familjes, si dhe sipërfaqes së banimit dhe ushtrimit të aktivitetit (në rastin e bizneseve) do ta bënte më të drejtë tarifën që çdo abonent do të duhet të paguajë.
“Sa i përket zbatimit të politikave dhe kuadrit ligjor në fuqi, bashkitë Durrës, Shkodër, Vlorë e Korçë nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore lidhur me procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor duke qenë se nuk i kanë shoqëruar Planet Vendore të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane me VSM.
Gjithashtu, ato nuk kanë raportuar periodikisht në Këshillat e Qarqeve mbi zbatimin e planeve vendore, nuk kanë arritur objektivat mbi grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio për qëllime kompostimi si dhe riciklimin e letrës, kartonit, qelqit dhe plastikës.
Për të gjitha çështjet e mësipërme, janë dhënë rekomandime në drejtim të përmirësimit të shkaqeve që çojnë në këto mangësi me qëllim eliminimin dhe zbutjen e ndikimeve negative që këto problematika kanë në ekonomi, mjedis dhe shëndetin e popullatës”, vlerëson KLSH./ Revista Monitor
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje nga zjarret në S...
Zhurmën e opozitës sot në Kuvend, ku u votuan emërimet...
Situata e zjarreve në Shëngjin është mjaft kritike me ...
Gazetari Muharrem Meko ka folur për Kongresin e PS-së ...
Përveç Shëngjinit, situata e zjarrit është alarmante d...
Ndodh dhe kështu. Sot në Kuvend u votua për shkarkimet...
Argita Malltezi ka deklaruar se Shqipëria sot është në...
Opozita nuk do të ndalet me protestat. Kreu i PD-së Sa...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar sërish deklara...
Ministri Taulant Balla ndodhet në Shëngjin nga ku ka dekla...
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit pati tensione...
Pasditen e sotme u zhvillua seanca e jashtëzakonshme ku u ...
Prej rreth 30 minutash është aktivizuar një vatër zjar...
Pasditen e sotme u mbajt në Kuvend seanca e jashtëzako...
Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu ka folur për CNA...
Ditën e sotme janë emëruar ndryshimet e bëra në Kongre...
Elisa e inceneratorëve e zgjedhur kryetare Kuvendi me ...
Elisa e inceneratorëve votohet si kryetare Kuvendi.Spiropa...
Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka dalë jasht...
Mes debateve dhe tensioneve janë votuar sot në Kuvend ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...