web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta për Ardit Gjoklajn në Maratonën e Tiranës/ Si i largoi policia të rinjtë

20 Tetor 2024, 12:20, Aktualitet CNA

Protesta për Ardit Gjoklajn në Maratonën e Tiranës/ Si i

Të rinjtë e FRPD-së i dhanë një shuplakë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, këtë të diel, teksa zhvillohej maratona në kryeqytet.

Me pankarta në duar dhe bluza të stampuara me imazhin e të riut Ardit Gjoklaj, që humbi jetën disa vite më parë në landfillin e Tiranës, të rinjtë i kujtuan Veliajt vrasjen e Gjoklajt, vjedhjen përmes “5D”-së dhe megaaferën e inceneratorit.

Edhe pse protesta ishte demokratike, policia bashkiake në bashkëpunimim me atë të shtetit dolën menjëherë për të larguar të rinjtë nga trotuarët dhe rrugët, ku njëkohësisht mbahej edhe maratona.

Punonjësit e policisë larguan protestuesit, të cilët u treguan jo vetëm shqiptarëve, por edhe botës se Gjoklaj nuk do të harrohet dhe do të mbetet gjithmonë një njollë mbi Veliajn./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)

 





Lajmet e fundit nga