Gazetari italian: Marrëveshja për emigrantët, me probleme thelbësore
Ditmir Bushati e nis sezonin e tij të tretë të podcastit “...

Një paralajmërim i fortë është bërë këtë të shtunë nga avokati Spartak Ngjela.
Avokati deklaron se koha nuk do të falë asnjë politikan nëse nuk punon me ndershmëri për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga korrupsioni dhe krimi.
Ai shprehet se SPAK duhet të veprojë me energji, ndërsa paralajmëron prokurorët se nëse abuzojnë, ndaj tyre mund të hapet akuzë ndërkombëtare.
Avokati thekson se duhet të presim dhe pak për të parë rezultatet e reformës antikorrupsion.
Shkrimi i plotë:
Sot në Shqipëri, të akuzuarit e politikës së lartë të dy krahëve, kot lodhen dhe llomotitin fjali bosh e jashtë kuptimit juridik, ata janë të kapur që të gjithë dhe do të shkojnë drejt proceseve penale në SPAK.
I.
Kjo është një kohë historike për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Akuzat për korrupsion kundrejt liderëve hajdutë që kanë dëmtuar edhe Shqipërinë, edhe shqiptarët, është në formim e sipër, dhe nuk ka kthim mbrapa. Hetimi është bërë nga ekspertiza amerikane, kurse pastrimi i politikës shqiptare nga të degraduatirit e korruptuar është domosdoshmëri edhe shqiptare, por edhe ndërkombëtare.
Të gjithë kanë qenë prej disa vitesh nën një survejim profesional shumë të sofistikuar, dhe provat janë gati. Edhe paratë u janë interceptuar nëpër vendet ku i kanë, por kanë filluar të tregojnë edhe të penduarit.
Politika ruse dhe ajo serbe ka bërë çmos që t'i ndihmojë vjedhësit e shqiptarëve dhe shitësit e interesit kombëtar, por tani ata e kuptuan që mbrojtja e tyre ishte një lodhje e kotë dhe një shpenzim i madh i shkuar dëm.
Por si do të ecë kjo çështje?
II.
Këta milionerë krimesh kot vërtiten si në skenën e një teatri primitiv. Koha politike këtë ecuri ka pasur në çdo vend i cili është ndeshur me krimin e abuzimit shtetëror.
Po SPAK, a e di që pastrimi i Shqipërisë nga korrupsioni primitiv dhe banditesk i të korruptuarëve të lartë të shtetit shqiptar është një kërkesë me domosdoshmëri historike? E di SPAK se krimi i korrupsionit masiv në Shqipëri ka dëbuar dhe po dëbon shqiptarët nga Shqipëria? A e din SPAK që kjo reformë antikorrupsion që ka filluar me reformën në drejtësi është marrë përsipër nga politika e lartë në Uashington?
Për të gjitha këto shqiptarët po presin nga SPAK që, në funksion të luftës antikorrupsion, nuk duhet të bëjë asnjë lëshim. Koha nuk do të falë askënd nëse nuk punon me ndershmëri për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga një krim i shëmtuar që ka ushqyer antishqiptarizmin në Shqipëri.
Gjithkush duhet ta dijë se kjo reformë që ka nisur nuk do të kursejë asnjë të korruptuar që ka qenë ose është në pushtet dhe ka vjedhur shqiptarët duke abuzuar me pushtetin politik.
Sot të gjithë të korruptuarit janë të skeduar. Por koha nuk pret, dhe reforma antikorrupsion duhet të vijojë me shpejtësi.
Kudo duhet mobilizim antikorrupsion, sepse kjo sot është një detyrë historike për çështjen kombëtare.
Askush nuk do të shpëtojë, prandaj të korruptuarit le të shkojnë për ndihmë jo në Moskë, por edhe në planetin Mars, janë që të gjithë të likuiduar.
Po pushteti gjyqësor, a do t'i rezistojë blerjeve me oferta gjigante të të korruptuarëve të lartë të shtetit shqiptar?
III.
E pra, kryesorja është të pyesim: çfarë do të bëjë SPAK?
SPAK duhet të veprojë me energji. Të gjithë prokurorët e këtij instituti duhet ta kuptojnë që abuzimi i tyre mund të hapë një akuzë ndërkombëtare për ta, sepse ata që po ndërhyjnë, më të shumtit e tyre, të hedhur në aksion për të shkatërruar reformën antikorrupsion në Shqipëri, janë nga Beogradi dhe Moska.
Por asgjë nuk do të bëjnë dot; sepse politika amerikane dhe ekspertiza e saj juridike i ka marrë të gjitha masat dhe i ka që të gjitha provat.
Dhe koha tani ka ardhur. Dhe ajo po kërkon me ngut nga SPAK që të identifikohen botërisht emrat e të korruptuarëve të lartë që kanë hyrë ose do të hyjnë në një procedim penal për korrupsion.
Të gjithë sot duhet ta dinë që, të tërë ata të cilët me aftësi profesionale dhe ndershmëri profesionale do ta përfundojnë me sukses reformën antikorrupsion në Shqipëri, do të kenë vendin e tyre në historinë demokratike të Shqipërisë dhe sigurisht që do të krijojnë figurën e tyre historike, por që do të jenë edhe të shpërblyer me bujari nga shteti shqiptar e nga donacionet që ka dhënë e do të japë politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Evropian, për eliminimin e korrupsionit makabër në Republikën e Shqipërisë.
Prisni dhe shikoni.../ CNA
Ditmir Bushati e nis sezonin e tij të tretë të podcastit “...
Gramoz Sako është dorëhequr nga drejtimi i Gardës së R...
Një efektiv i Gardës së Republikës është përjashtuar nga r...
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Ballaban-Berat po...
Hetimi për inceneratorët dhe personat e përfshirë, kom...
Viti 2023 u konfirmua si viti më i ngrohtë kalendarik ...
Ndahet nga jeta studiuesi Vladimir Dino. Lajmi është...
Fermerët e fushës së Maliqit po zhvillojnë sot një pro...
Po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të shtypit ...
Mëngjesin e së shtunës është përfshirë nga flakët një ...
Lulzim Basha ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme për sk...
Prej më shumë se një muaji qytetarë e simpatizantë të Part...
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka shtyrë publikimin e s...
Jamarbër Malltezi ka reaguar pas deklaratave të ish-zë...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, në një deklaratë pë...
IKMT ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje n...
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili, ka reaguar pas dekla...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur akuza n...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka sjellë situatën...
Trupa e Vleresimit në Agjencinë e Mikëqyrjes Policore ka v...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...