web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë

3 Shkurt 2024, 08:06, Aktualitet CNA
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë
Foto nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e së shtunës është përfshirë nga flakët një banesë në katin e parë të një pallati në unazën e qytetit të Korçës, në afërsi të zonës të quajtur "Ura e Fajancës".

Mësohet se brenda në banesë ka qenë një grua, e sëmurë, dhe është nxjerrë menjëherë jashtë.

Nuk dihen rrethanat e zjarrit, zjarrfikësja ende në vendngjarje për të shuar flakët.

Edhe policia me forca të shtuara bëri të mundur largimin e të gjithë njerëzve që ndodheshin brenda pallatit ku ra zjarri./CNA 





Lajmet e fundit nga