Nga 1 janari 2025 rritet çmimi i ujit për 12 bashki në vend nga 14% në 2-fish
Enti Rregullator i Ujit ka vendosur rritjen e çmimit të uj...

Gjatë muajit nëntor, puna e strukturave të Policisë së Shtetit në qendër, në 12 qarqe dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar, çoi në finalizimin e 73 operacioneve policore, si dhe në vënien në pranga të 568 autorëve të dyshuar të veprave penale të ndryshme.
-Gjithashtu, 10 operacione u finalizuan në bashkëpunim me partnerët, për kapjen ose ekstradimin e të kërkuarve ndërkombëtarisht.
-Gjatë këtij muaji, u sekuestruan 127 kg kanabis, 6.1 kg kokainë, mijëra doza të këtyre lëndëve, 578 fidanë narkotikë dhe pajisje për kultivimin e fidanëve me anë të llambave në ambient të mbyllur.
-Gjithashtu, u sekuestruan 14 armë zjarri, mbi 1.8 milionë euro me burime të dyshimta dhe 19 prona të pjesëtarit të një grupi kriminal.
-Strukturat operacionale dhe ato hetimore u angazhuan për finalizimin e një sërë operacionesh masive dhe tejet të rëndësishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për goditjen e grupeve kriminale të implikuar në prodhim, shitje dhe trafikim kokaine dhe kanabisi, për goditjen e korrupsionit, si dhe për dhënie ndihme emigrantëve, për kalime ilegale kufijsh.
-U parandaluan dhe u goditën 2 tentativa për trafikim të kanabisit (një rast nga Dubai në Rinas, ndërsa rasti tjetër nëpërmjet PKK Kapshticës, në Greqi).
-Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, si dhe bazuar në inteligjencën policore, u parandaluan ngjarje kriminale në Dibër dhe në Kurbin, të cilat mund të kryheshin me armë dhe/ose me lëndë djegëse.
-Falë punës profesionale hetimore u mundësuan zbardhja e 1 vrasjeje të kryer në Tiranë, djegies së 2 automjeteve në Shkodër dhe një rasti zjarrvënieje në Peqin.
-U finalizuan 9 operacione për zbardhjen e vjedhjeve.
-Angazhimi i Policisë Kufitare goditi 5 tentativa për të kaluar nëpërmjet pikave të kalimit kufitar shuma parash, pa i deklaruar. Në këtë kuadër u parandaluan dhe u goditën 2 tentativa të njëpasnjëshme, për futjen në Shqipëri të mbi 1 milion eurove.
-Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, goditi 6 raste të krimeve kibernetike, si: publikim të paautorizuar materialesh intime, shantazhe, si dhe këmbim parash në kriptomonedha dhe e anasjella.
-Nga strukturat hetimore dhe operacionale në qarqe u zhvilluan aksione masive kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kryesisht në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Fier. U zbuluan lokale të përshtatura për këtë paligjshmëri, u nxorrën përpara përgjegjësisë penale autorët dhe u sekuestruan pajisje.
-U goditën 6 raste në fushën e kontrabandës, si dhe të 4 rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal, drejt shteteve të BE-së.
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet dhe monitorimet intensive, në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet logjistike inteligjente që ka në dispozicion, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës. Gjithashtu, gjatë këtij muaji, për shkak të reshjeve të shiut dhe të dëborës, Policia Rrugore ka rritur gatishmërinë në disa akse të vendit, për të orientuar lëvizjen, për të informuar dhe për të ofruar ndihmë kur ka qenë e nevojshme.
Si rezultat i monitorimit me shërbime dhe me pajisje inteligjente:
Janë vënë në pranga 219 drejtues mjetesh, nga të cilët 125 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 94 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
Si rezultat i monitorimit të qarkullimit me mjetet inteligjente shpejtësimatës janë vendosur 3150 masa administrative për shpejtësi tej normave të lejuara, që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritjen e pikëve nga leja e drejtimit.
Gjithashtu, janë pezulluar 24 leje drejtimi, për drejtim mjeti në efektin e pijeve alkoolike dhe 166 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.
Si rezultat i punës dhe angazhimit për përmbushjen e këtyre objektivave, janë goditur 38 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 14 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufijtë dhe 3 raste të trafikimit të mjeteve motorike.
Policia e Shtetit do të vijojë hetimet, operacionet dhe aksionet e tjera policore, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të kryera më parë, ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive./ CNA
Enti Rregullator i Ujit ka vendosur rritjen e çmimit të uj...
Këtë të premte, me 6 dhjetor 2024, po ju njohim me disa pr...
8 orë ka zgjatur seanca për ‘Sterilizimin’ në Gjykatën e P...
Buxheti për vitin 2025 ka nxitur debat mes mazhorancës...
OSHEE ka paditur për shpifje kreun e Grupit Parlamenta...
Sikur të mos mjaftonte fushata e Erjon Veliajt me dalj...
Këtë të enjte, me 5 dhjetor 2024, po ju njohim me disa pre...
Shqipëria mbylli kryesimin e nismës SHBA-Karta e Adriatiku...
Drejtori i Departamentit të marrëdhënieve ndërkombëtare në...
“K’cimi i Tropojës” u shpall zyrtarisht pjesë e e List...
Qeveria merr borxh për të financuar shpenzimet buxhetore q...
Këtë të mërkurë, me 4 dhjetor 2024, po ju njohim me disa p...
“Kemi kërkuar të rishikohet dhënia e mundësisë prokuro...
Një thirrje të fortë ka bërë deputeti i Partisë Demokr...
Këshilli Bashkiak i Tiranës mbajti mbrëmjen e sotme një mi...
Më 1 dhjetor, Kompania Shtetërore e Naftës së Azerbajxhani...
Teatri te Parku i Madh i Liqenit të Tiranës do të mbaj...
Sot nisi punimet trajnimi “Inteligjenca Artificiale në Zgj...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
GJKKO ka liruar 6 pedagogët e Universitetit "Aleksandër Xh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...