Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Prokurori Ndini Tavani garoi për vendin vakant në SPAK, pra nga prokuroria e kryeqytetit, për të marrë rolin e prokurorit në SPAK.
Por ajo që ndodhi ishte e papritur. Ndini Tavani nuk e mori detyrën, nuk u pranua në SPAK. Kjo pas një procesi të verifikimit të figurës që i bëhet në një strukturë të posaçme që bëhet në këtë institucion.
Ndini Tavani mësohet se e ka kaluar më parë vetingun, ndërsa tani nga SPAK-u nuk pranohet, edhe pse KLP e ka zgjedhur.
Pra, a është i ndershëm dhe profesionalisht në rregull sipas vetingut, letrat që ka ndjekur kjo procedurë apo është njeri me probleme të cilat vetingu nuk ka mundur t’i zbardhë, por janë gjetjet e bëra nga struktura që funksionon brenda SPAK-ut për vlerësimin e figurës së prokurorit.
Pyetja është e thjeshtë: Si mundet të kalosh vetingun dhe më pas të mos merresh në detyrë pas një vlerësimi të SPAK-ut?
Do të thotë ose vetingun e ke gënjyer dhe e ke kaluar në mënyrë të padrejtë me hallka dhe kleçka problematike dhe korruptive që tashmë për vetingun janë denoncuar masivisht ose vlerësimi që bën SPAK-u, pra, struktura që bën vlerësimin e figurës pranë kësaj Prokurorie, është e pasaktë.
Të dyja nuk mund të qëndrojnë. Çka do të thotë pas vlerësimit nga SPAK-u se figura e Ndini Tavanit nuk përmbush të gjitha kriteret për të qenë prokurori i SPAK-ut pas votimit në KLP bën që ky i fundit të largohet minimalisht nga sistemi i drejtësisë.
Sepse kur nuk pranohet nga SPAK-u, pse duhet të vazhdojë detyrën në një prokurori tjetër. Ku ndryshon prokurori i SPAK-u me një prokuror në Tiranë?
Pse ai i Tiranës duhet të jetë një figurë jodinjitoze, mund të jetë dhe abuziv dhe në shkelje të ligjit e kështu me radhë.
Megjithëse Ndini Tavani ka qenë një prokuror i vlerësuar, prej kohësh është kthyer në një marifetçi marrëveshjesh, zgjatje hetimesh, duke mos u dhënë drejtësinë e duhur qytetarëve, duke mbyllur dosje, duke lënë disa të flenë thjesht dhe vetëm për interesa të tij apo të të tretëve dhe mesa duket struktura brenda SPAK-ut që ka bërë vlerësimin e figurës këtë e ka zbuluar dhe tashmë ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e Ndinit Tavanit a duhet apo s’duhet të jetë më prokuror dikush që ka kaluar vetingun, por nuk pranohet në detyrë nga një strukturë tjetër./ CNA
Fermerët e fushës së Korçës i rikthehen protestës. Ata...
SPAK-u ka kryer një operacion në Tiranë, Durrës dhe Elbasa...
Dallëndyshe Bici emërohet në krye të IKMT-së, duke u l...
Banorët e fshatrave të njësisë administrative Polis janë n...
Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore për ish-mi...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve krye...
Për të tretin vit radhazi, mbetjeve në qytetin e Vlorë...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje nga zjarret në S...
Zhurmën e opozitës sot në Kuvend, ku u votuan emërimet...
Situata e zjarreve në Shëngjin është mjaft kritike me ...
Gazetari Muharrem Meko ka folur për Kongresin e PS-së ...
Përveç Shëngjinit, situata e zjarrit është alarmante d...
Ndodh dhe kështu. Sot në Kuvend u votua për shkarkimet...
Argita Malltezi ka deklaruar se Shqipëria sot është në...
Opozita nuk do të ndalet me protestat. Kreu i PD-së Sa...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar sërish deklara...
Ministri Taulant Balla ndodhet në Shëngjin nga ku ka dekla...
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit pati tensione...
Pasditen e sotme u zhvillua seanca e jashtëzakonshme ku u ...
Prej rreth 30 minutash është aktivizuar një vatër zjar...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...