Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme për atentatin që i është bërë në vitin 2019 në Shkozet. Asokohe viktimë mbeti Andi Maloku, shoferi i tij, ndërsa u plagosën vetë Arjan Ndoja, si dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
Gjatë dëshmisë së tij, Ndoja ka treguar lëvizjet e tij ditën e atentatit, ku është shprehur se momenti që kanë nisur të shtënat dhe automjeti ka dalë nga rruga, ka zgjatur 20 sekonda. Ai tha se pas të shtënave, Andi Maloku ishte ai që ka lajmëruar se i kanë qëlluar.
Ndër të tjera ka deklaruar se nuk i njeh as të pandehurit dhe as të bashkëpandehurit e procesit gjyqësor dhe se deri ditën e ngjarjes nuk kishte konstatuar asgjë të dyshimtë. Ai ka shtuar më tej se prej sulmeve politike ndaj tij në atë periudhë për shkak të postit, kishte dyshime nëse mund të ishte vënë nën survejim nga struktura shtetërore.
Dëshmia e plotë:
Në 2019 kam qenë prokuror në Durrës. Përveç anatemimit që më kanë bërë figura të larta politike, nuk kam pasur asnjë lloj problematike tjetër, kam pasur në pronësi një automjet familjar që ishte në emër të bashkëshortes time. Një muaj para se të ndodhte një ngjarje që e ka përdorur shtetasi i ndjerë Andi Maloku.
Në datën 1 nëntor 2019 kam dal nga shtëpia si zakonisht në orën 7 të mëngjesit kam shkuar tek puna me Andi Malokun. Rreth orës 12 kam dalë nga puna dhe jam zhvendosur në drejtim të lokalit me emrin koral pasi kam qenë i ftuar për drekë me disa persona mes tyre Aleksandër Laho. Nga ora 13:00 deri rreth orës 16:00 kam qëndruar aty, kemi qenë më dy makina, jemi zhvendosur në drejtim të urës së Dajlanit. Në drejtim të automjetit ishte Andi Maloku pasi unë nuk ndihesha mirë. Unë ndodhesha në vendin e parë dhe Aleksandër Laho ishte mbrapa, ai kishte dhe makinën e tij por erdhi me mua për të bërë muhabet. Kur kam dal nga lokali deri kur ka ndodhur ngjarja nuk kam konstatuar asgjë të dyshimtë.
Kur kemi kaluar gomisterinë që nis kilometri i parë i autostradës deri tek ura e Shkozetit kanë nisur krismat, automjeti im ishte në karrexhatën ngjitur me trafikndarësen. Në momentet e para nuk e kam kuptuar se ishin të shtënat me armë zjarri. Krismat nuk kanë qenë me breshëri, kanë qenë të ndara. Kanë qenë dy armë pasi bënin zhurma të ndryshme. Dhe intervali i kohës i gjuajtjes, që kur kanë filluar krismat deri kur automjeti ka dalë nga rruga ka zgjatur rreth 20 sekonda. Kur u plagos i ndjeri Andi Maloku ai i dha gaz makinës dhe kemi goditur një nga barrierat e rrugës dhe kemi përfunduar jashtë rruge. Kur kemi dal nga rruga dhe ka ndalu se ka ngec makina në kanal vetëm Andi Maloku ishte me i vetëdijshëm dhe ai ka marrë babin në telefon dhe i ka thënë babë na kanë gjujt. Kur kam tentuar të dal nga makina kam humbur ndjenjat dhe nuk më kujtohet më. Ndërsa Andi Maloku u rrëzua kur hapi derën sepse mesa duket plumbin e kishte në shtyllë kurrizore.
Nuk kam mësuar as më pas se kush na ka qëlluar. Për Andi Malokun kam dërgu njerëzit e mi që të interesoheshin për gjendjen e tij shëndetësore. Familjarët nuk dinë asgjë por as i ndjeri nuk ka parë gjë se ato nuk kanë qëlluar paralel kanë qëlluar nga mbrapa. Përveçse nga ju si organ prokurorie, apo edhe nga vendimet gjyqësore, nuk ka ardhur askush të na takojë dhe të na thotë se ka ndodhur kjo gjë e arsyen pse e kanë bërë këtë gjënë. Të pandehurit e këtij procesi por gjithashtu edhe të bashkëpandehurit në një procedim të lidhur, unë nuk i njoh. Plaurent Dervishin e njoh si emër se ka pasur një procedim në Durrës.
Unë pushimet në 2019 i kam bërë në Shëngjin pasi kam një shtëpi atje. Unë përgjithësisht për drekë ulesha tek Koral dhe tek një lokal Kamelia tek shkëmbi i Kavajës. Përpara ngjarjes unë nuk kam parë asgjë të dyshimtë. Për shkak të sulmeve politike unë kam pasur dyshimet mos më kanë vënë shërbime të posaçme të policisë, për shkak të vettingut të famshëm, që shumica prej jush e kanë kaluar me sukses. Nuk kam pas dyshime zoti prokuror se po të kisha pasur dyshime nuk do rrija në rrugë që të mësonin dorën në mua. Erjol Halilajn kur e kam parë në gjyq jam kujtuar që e kam pas parë në Durrës.
Tek unë nuk ka ardhur askush për të na takuar, por di që tek familja e Andit kanë vajtur 3-4 veta për tu takuar. Por më mirë e di babi i Andit, që ju e keni edhe dëshmitar. Mua s’me ka sjell askush porosi. Rastësisht në gjykatën e Durrësit kam takuar xhaxhin e Eriol Halilajt, më tha që kishte dashtur të vinte të më takonte, i thashe pse nuk vjen, më tha por ja nipi im. I thashë po cfare di ti për nipin. /CNA
Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vendosur të kthejë për rig...
SPAK, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të D...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ndau një ...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të marrë ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për nd...
Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, është paraqit...
Prokuroria e Posaçme ka kryer të tjetra veprime hetimore n...
Portali “Sidi education” është një portal tashmë i aksesue...
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja. ...
Ish-drejtori i Burgjeve, Klevis Qose, është emëruar në kry...
Këtë të enjte janë kryer një sërë lëvizjesh të reja brenda...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zgjatjen e hetimeve për is...
Ditën e sotme besimtarët orthodhoksë kremtojnë Ditën e Shë...
Prokuroria e Fierit përfundoi hetimet dhe vendosi të dërgo...
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar këtë të mërkurë pro ...
Ministrat e jashtëm të rajonit dhe përfaqësues të lartë di...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka folur mbrëmjen e sotme ...
Zjarri në landfillin e Bushatit vijon prej tre ditësh, duk...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arb...
Lëvizje të reja janë raportuar në strukturat drejtuese të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...