Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare poeti i njohur korçar, Ylber Merdani.
Ylber Merdani është pinjoll i njërës prej familjeve me të njohura qytetare korçare, jeta e të cilit ashtu si e gjithë familjes ka kaluar mes një kalvari vuajtjesh e dhimbjesh.
Që në rini mësuesi Ylber Merdani ka provuar burgosjen politike e më vonë për shumë vite edhe internimin në fshatin Shtyllë të Vithkuqit ku ka gjetur pjesën me të madhe të fisit të tij.
Në Shtyllë mbi të gjitha gjeti Shpresën, vajza e cila e priti për të lidhur martesë me korçarin e njohur aty ku lindën një vajzë e një djalë.
Pas vitit 1991 rikthehet në Korçën e tij për t'u përkushtuar më së shumti poezisë dhe shoqatës së të përndjekurve politikë.
Gjatë këtyre viteve ka botuar shumë libra me poezi dhe tregime nga tmerri i burgjeve politike.
Ylber Merdani ka qenë pjesë e revoltës se Spaçit.
Gjatë ditëve të fundit është parë me pak të ecë në rrugicat e qytetit të tij, duket se mosha nuk e ka ndihmuar më për të dhënë lamtumirën ditën e sotme të gjithëve.
Ylber Merdani ishte një nga të mbijetuarit e krimeve komuniste dhe një nga dëshmitarët okularë dhe pjesëmarrës të revoltës në burgun e Spaçit, ku dëshmoi se si burgu menjëherë pas revoltës u vu në gjendje gatishmërie, duke bërë tortura nga më të tmerrshmet, deri në ekzekutim të atyre që ishin organizatorët e revoltës.
Origjina e tij është nga një familje e shquar korçare, gati 300-vjeçare, e cila përjetoi një kalvar të gjatë përndjekjesh, duke vuajtur nëpër kampet dhe burgjet e regjimit komunist.
Ylberi, i biri i Fuat dhe Fatime Merdanit, ka vuajtur sistemin e përndjekjes, duke u dënuar nga viti 1967 ku u internua së bashku me të atin, të ëmën, vëllain dhe motrën, në Pulahë të Oparit dhe më pas, u arrestua më 9 qershor 1969 për disa poezi, të cilat i dërguan te Sigurimi i Shtetit, miqtë e tij të ngushtë Petrika dhe Mihal Bacu, duke u dënuar me 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë (për dorëshkrimet e poezive që cenonin diktaturën).
Dënimin e vuajti në burgun e Spaçit. U lirua më 1977 dhe menjëherë pas daljes nga burgu, u internua në Shtyllë të Vithkuqit, atje ku e priste edhe familja e tij.
Kalvari i vuajtjeve përfundon në 1990. Merdani ka marrë dhe titullin Kryetar Nderi i Shoqatës së të Përndjekurve në qytetin e Korçës.
Ylber Merdani ka kontribuar me shumë botime të tij për zbardhjen e krimeve komuniste jo vetëm për familjen Merdani, por edhe për bashkëvuajtësit e tij./ CNA
Në tri dekada, sektori hekurudhor është lënë në harresë. ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Në kuadër të ditës së 8 Marsit, Klei ka ardhur në “Ka Një ...
144 njerëz të botës së artit kanë firmosur një peticio...
Vajza të moshave të ndryshme me nacionalitete të ndryshme ...
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahi...
Për muajin e shenjtë të Ramazanit, myftiu i Korçës, Le...
Ditën e nesërme, më 11 mars, besimtarët myslimanë nisin mu...
"Facebook" mbushi 20 vjeç dhe platforma ka mbetur një magn...
Arkeologu Neritan Ceka ka folur në lidhje me mbylljen ...
Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi tregon se si u dekorua tre he...
Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij të mbajtur sot ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se segmenti rrugor T...
GJKKO ka pezulluar nga detyra prefekten e qarkut të Fierit...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët në Sh...
Kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhje të reja në...
Kryeministri Edi Rama ka folur për lajmet që kanë qark...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të bëhet rrit...
144 aktorë të njohur shqiptarë kanë firmosur një peticion ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...