Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Në seancën plenare të Kuvendit, gjatë debatit për projektligjin “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore (AKSHA)”, kryetari i Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Luciano Boçi, ngriti akuza të forta ndaj ministres Mirela Kumbaro, duke e cilësuar nismën si në kundërshtim me standardet e Bashkimit Europian dhe të kapur nga interesat politike.
Në fjalën e tij, Boçi deklaroi se ekziston një konflikt i hapur interesi, duke theksuar lidhjet institucionale të ministres me një fondacion që, sipas tij, përfshihet në strukturat vendimmarrëse të agjencisë së re.
“Ligji shqiptar e parashikon qartë konfliktin e interesit edhe në nivel institucional. Nuk mund të ndodhë që një fondacion me lidhje të tilla të ketë rol kyç në një bord ku merren vendimet kryesore,” u shpreh ai.
Sipas Boçit, projektligji cenon rëndë parimin e pavarësisë institucionale, pasi i jep ministrit kontroll të plotë mbi drejtimin e agjencisë, nga emërimi i drejtuesve dhe bordit, deri tek miratimi i vendimeve kryesore. Ai theksoi se kjo bie ndesh me standardet e BE-së, të cilat kërkojnë që agjencitë që administrojnë provime, vlerësime dhe njohje diplomash të drejtohen nga struktura të pavarura, të zgjedhura nga komuniteti akademik.
Boçi ngriti shqetësime edhe për transparencën dhe llogaridhënien, duke argumentuar se projektligji parashikon që raportet dhe auditimet të kontrollohen nga vetë ministria, në kundërshtim me praktikat europiane ku këto procese janë të pavarura dhe publike.
Një tjetër kritikë lidhej me administrimin e të dhënave arsimore. Sipas tij, projektligji i jep ministrisë kontroll mbi të dhëna sensitive, duke shkelur ndarjen e funksioneve dhe standardet e BE-së për menaxhimin e tyre nga agjenci të specializuara dhe të pavarura.
Ai kundërshtoi gjithashtu përfshirjen e donatorëve në vendimmarrje dhe konceptin e vetëfinancimit të agjencisë, duke theksuar se institucionet e këtij lloji nuk duhet të funksionojnë si struktura fitimprurëse.
Në fund të fjalës së tij, Boçi i drejtoi një pyetje direkte ministres: cili vend i Bashkimit Europian ka një model të tillë “mega-agjencie” të centralizuar? Sipas tij, nga kërkimet e tij nuk ekziston një precedent i tillë në BE.
“Ose na sillni një shembull konkret nga BE, ose ky projektligj mbetet një eksperiment që shkon në drejtim të kundërt me integrimin europian,” përfundoi ai./ CNA
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin e BE-së, Marta Koska ...
Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka pranuar rekursin e deputet...
Mediat greke kanë raportuar se Athina zyrtare ka mohuar de...
Gazetari Bledian Koka ka deklaruar se narrativa e qeverisë...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një ...
Deputeti i PD-së, Bledi Himçi ka deklaruar se procesi i le...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka ndarë në një postim në rrj...
Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka rrëzuar vendimin e mëparsh...
Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në GJKKO dosjen e...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi nga Kuvendi ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka...
Deputeti i Partisë Demokratike ka marrë fjalën në Kuven...
Gjatë interpelancës së kërkuar në Kuvendin e Shqipërisë, m...
Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në Gjykatën e Po...
Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vendosur të kthejë për rig...
SPAK, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të D...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ndau një ...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të marrë ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për nd...
Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, është paraqit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...