Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka folur për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili do të mbahet të martën, në datë 5 Mars, në orën 16:30.
Në një intervistë, Boçi është shprehur se Këshilli Kombëtar do të marrë në shqyrtim vendimet e Kryesisë që kanë të bëjnë me ndryshimet që i përkasin Statutit të PD-së.
“Para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ka një mbledhje të Kryesisë, sepse Këshilli Kombëtar do të marrë në shqyrtim vendimet e Kryesisë që kanë të bëjnë me ndryshimet që i përkasin Statutit të PD-së dhe për shkak të së drejtës që ka Këshilli Kombëtar, e drejtë e sanksionuar në ndryshimet që u përcollën nëpërmjet Kuvendit Kombëtar të PD-së, ai vendos që këto ndryshime statusore të bëhen apo të mos bëhen.
Në momentin kur vendoset më pas për ndryshimet statutore, ato përcjellin efektet e tyre në riorganizimin e PD-së, ç’ka do të thotë se pjesa drejtuese pasurohet me pjesën e drejtimit të Grupit Parlamentar dhe të drejtimit të parlamentit në përgjithësi, sikurse Kryesia afektohet nga ndryshimet statutore për shkak se një pjesë e drejtuesve, ajo që është drejtuese e komisioneve parlamentare apo është nën drejtimin e komisioneve parlamentare, pra nën pozitën Kryetar dhe Nënkryetar i komisioneve përkatëse, bëhet në mënyrë automatike pjesë e Kryesisë së PD-së.
Kjo është pjesa sa i përket mbledhjes së Këshillit Kombëtar dhe mbledhjes së Kryesisë. Është ndryshimi statusor ai që jep edhe pasojën pozitive në mënyrën se si fuzionon edhe politikisht partia, që demonstron një fuzion bashkimi të mëtejshëm politik midis tendencave që u shfaqën përgjatë këtyre dy viteve dhe tashmë kanë marrë formë përfundimtare dhe unifikuese, në fillim brenda Grupit Parlamentar dhe pritet që ky bashkim të përcillet edhe në strukturat e PD-së”, tha Boçi.
Më tej teksa është pyetur a do të ketë nënkryetarë të rinj dhe nëse janë ndarë pozicionet, Boçi ka deklaruar se nëse Kryesia vendos që këto ndryshime statusore do t’i përcillen Këshillit Kombëtar dhe Këshilli Kombëtar i miraton, shtohen dy nënkryetarë përkatës në bazë të pozicioneve që kanë në parlamentin Shqipërisë, sikurse shtohen edhe anëtarët e Kryesisë, në bazë të drejtimit të komisioneve parlamentare që ekzistojnë sot në parlament.
"Në qoftë se Kryesia vendos që këto ndryshime statusore do t’i përcillen Këshillit Kombëtar dhe Këshilli Kombëtar i miraton, shtohen dy nënkryetarë përkatës në bazë të pozicioneve që kanë në parlamentin Shqipërisë, sikurse shtohen edhe anëtarët e Kryesisë, në bazë të drejtimit të komisioneve parlamentare që ekzistojnë sot në parlament. Pra, është një koptim i vendeve në Kryesi sikurse shtohen edhe dy nënkryetarë për shkak të pozicioneve të tyre.
Ndërsa unë dhe z. Bylykbashi jemi të zgjedhur, të dy nënkryetarët e tjerë do të jenë në atë detyrë për shkak të funksioneve parlamentare të përfaqësimit politik që i bëjnë PD-së në nivelin parlamentar. Një metodë e tillë ka ekzistuar në traditën e PD-së; është një lloj rikthimi. Ka interpretime të ndryshme. Unë them që përtej interpretimeve, është një moment shumë i rëndësishëm që do t’i shërbejë bashkimit të PD-së.
Shpesh është ngritur kjo pikëpyetja, po, ekzistojmë dhe jemi të bashkuar brenda Grupit Parlamentar, po si do të fuzionohet në strukturën e PD-së? Dhe është vetë Statuti i partisë ai që lejon që ky fuzionim të jetë brenda kuadrit politik, të angazhimit të elitës politike të PD-së dhe të asaj çkanë kërkuar prej vitesh , anëtarët e PD-së që ky bashkim të mos jetë i kufizuar brenda Grupit Parlamentar, por të jetë i shtyrë më tej në strukturën drejtuese të PD-së. Dihet që deputetët kanë një rol specifik brenda strukturës politike, jo thjesht për përfaqësimin e tyre në parlament, por edhe rolin që luajnë brenda strukturave më të imta të PD-së, të nivelit të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, të grupseksioneve, të degëve dhe pse jo edhe të seksioneve”, u shpreh Boçi./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përmendur pasditen e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pasditen e sotm...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për aferën m...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur për shp...
Kreu i Partisë së Lirisë gjatë një takimi në qarkun e Bera...
Lulzim Basha, mashtruesi politik dhe publik ka nisur të qa...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot ambientet e shkoll...
Deputetja e Lulzim Bashës, Jorida Tabaku ka dhënë këtë të ...
“Show” i humorit, “Portokalli”, pritet të mbyllet në f...
Një skandal është ai që ka ndodhur sot në “Top Channel...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, ka folur ...
Ura e re e Kukësit po shkon drejt përfundimit të ndërtimit...
Më 23 shtator 2020, Razip Denaj udhëtoi nga fshati Kuç dre...
Prej dy ditësh, CNA ka raportuar për mbledhjen e Këshillit...
Vendet që ndodhen në itinerarin e Europës e respektojnë rr...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa i është përgjigjur shigjetimv...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka f...
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov k...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pa qeveri te...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar qeverinë që si...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...