web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli shopping në SHBA/ Ëndrra se takon Trump

24 Shkurt 2025, 18:58, Aktualitet CNA

Luli shopping në SHBA/ Ëndrra se takon Trump

Luli Basha shquhet tashmë për letargjinë e tij që nuk mbaron kurrë edhe kur ka ngjarje të mëdha që prekin drejtpërdrejt publikun apo të ardhmen e vendit.


Ndërkohë që vendi gëlon nga hetimet dhe arrestimet e bujshme, Luli ende nuk ka ndonjë reagim të dobishëm apo qëndrim përsa i përket arrestimit të Veliajt dhe Abules apo procedimit të të tjerëve për korrupsion.
Burime për CNA bëjnë me dije se Basha ka zgjedhur që këto ditë t’i kalojë në SHBA ku është fotografuar duke bërë shopping në “L Street” në Washington. CNA ka siguruar fotot e Bashës duke dalë nga një qendër tregtare.

Luli shopping në SHBA/ Ëndrra se takon Trump



Basha shpesh ëndërron se është një politikan me njohje globale se takon Trump dhe se ka kontakte në rangje të larta, por mesa duket Luli thjesht shkon dhe heq stresin e ditëve kur nuk është në gjumë, duke bërë shopping.

Luli madje ëndërron edhe sikur ka parti, por kur të gjithë bëjnë fushatë Luli po jeton ëndrrën euroatlantike përtej oqeanit./CNA





Lajmet e fundit nga