Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Media greke “Kathimerini” ka bërë një artikul të gjatë në lidhje me gjyqin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, për të cilin Prokuroria e Posaçme kërkoi sot 2 vite e 6 muaj burg.
“Rasti Beleri: Anatomia e një drame kafkiane”, kështu e ka titulluar “Kathimerini” artikullin, ku thotë se autoritetet shqiptare kanë si qëllim që të çrrënjosin pakicën greke në Himarë.
Në shkrimin e ish-ambasadorit Aleksandër Mallias, gjithçka nisi me vizitën e Ramës në Himarë para zgjedhjeve të 14 majit 2023.
“Ndjekja penale e Fredi Belerit nisi pas vizitës së Edi Ramës në Himarë më 6 maj 2023. U kuptua se zgjedhjet e së dielës së 14 majit ishin një humbje e rëndë për të dhe kandidatin e mbështetur nga Partia Socialiste, siç doli. Jo rastësisht ishte fjalimi në Himarë i kryeministrit të vendit fqinj – me të cilin na lidhin kaq shumë njerëz – ku ai bëri ofendime, njëkohësisht me deklaratën e tij të prerë se “do të merret personalisht” me zotin Beleri. Pikërisht këtë bëri në kurriz të presidentit të “Omonoias”, i cili më 22 dhjetor 2022 organizoi vizitën historike të kryeministrit të Greqisë dhe iu drejtua atij në manifestimin e madh të mërgimtarëve”, thuhet në artikull.
Më tej, flitet për bashkëpunëtorin e policisë që futi në kurth Belerin dhe survejimin e këtij të fundit.
“Nga shkresat konstatohet se ka pasur monitorim fizik 24 orësh të z. Beleri nga dy agjenci. Gjithashtu, është bërë survejimi i telefonave, dyqaneve dhe vendeve ku mblidheshin drejtuesit e fraksionit të tij dhe zyrave të “Omonoias”. Duket se ata po vëzhgonin edhe përkrahësit e z. Beleri pa leje nga Prokuroria. Elementi më i rëndësishëm i monitorimit është se ato kishin filluar më herët se data e dhënies së lejes – në procesverbal nuk përmenden orët specifike të monitorimit – ndërkohë që një dokument i procesverbalit është falsifikuar për t’i “legjitimuar””, theksohet në shkrim.
Artikulli flet për arrestimin dy ditë para zgjedhjeve për dosje të fasifikuara.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përpara se të pranonte kandidaturën e tij për zgjedhje, bëri dy herë hetime të plota dhe konstatoi se ai ishte i pastër. Në seancën e fundit gjyqësore, nëpunësi përgjegjës për dosjet kriminale në Shqipëri deklaroi se "procesverbali penal i z. Beleri është i paastër".
Një nga ekspertët më të njohur të IT-së në Shqipëri deklaroi publikisht se dosjet kriminale të përdorura nga autoritetet për arrestimin e zotit Beleri janë të falsifikuara, ndërsa dokumentojnë shkencërisht dhe profesionalisht mënyrën se si është falsifikuar”, thekson “Kathimerini”.
Më tej, tregohet historiku i gjithë procesit gjyqësor dhe në fund të artikullit ngrihen akuza të forta ndaj qeverisë, teksa Beleri cilësohet si një viktimë e diskriminimit.
“Zoti Beleri është viktimë e diskriminimit dhe sjelljes hakmarrëse. Sa do doja te isha gabim. Megjithatë, shpresoj të mos ketë një dënim, që nuk do ta lejonte të dilte nga burgu dhe të betohet si kryebashkiak i Himarës. Nëse kjo konfirmohet, do të jetë një tregues i dobësisë së bindjes së politikës greke. Do të jetë një tragjedi shqiptare, por me tituj grekë”, përfundon artikulli./ CNA
Që prej hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gazeta...
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka folur në lidhje me vizitë...
Të martën, SPAK ka dhënë pretencën për ish kryebashkia...
SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e zgjedhur ...
Ditën e sotme, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, ...
Të martën, Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosj...
Drejtuesi politik i Tiranës për Partisë Demokratike, B...
Testimet paraprake në vendburimin e naftës në Shpirag duke...
Ditën e sotme do të zhvillohet pretenca për kryebashkiakun...
Ditën e sotme, në një konferencë për mediat, Partia De...
Jamarbër Malltezi ka publikuar në rrjete sociale një inter...
Juristja Brisida Gjikondi ka komentuar mbledhjen e Asamble...
Alma Kaçi e skandalit erotik me ish-kryebashkiakun Saf...
Juristja Brisida Gjikondi ka folur rreth vizitës së Se...
Deputetja e Partisë Demokratike ka denoncuar se Fondacioni...
Edmond Rizaj ka kaluar sot vetting-un në radhët e policisë...
Grabitja e Thesarit të Shtetit në Krrabë ka ndodhur gjatë ...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi dënimin për ish-krye...
Gjysmë milioni turistë kanë vizituar Shqipërinë në janarin...
Në datën 28 shkurt do të mbahet Samiti për Ukrainën në Tir...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...