Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...

Grabitja e Thesarit të Shtetit në Krrabë ka ndodhur gjatë muajve mars dhe prill 1997, kur Shqipëria u zhyt në kaos dhe anarki me mijëra viktima dhe dëme të jashtëzakonshme.
Por vjedhja u zbulua vetëm tri vite më pas.
Pesë persona u dënuan me dënime të shkurtra për vjedhjen. Pjesa e mbetur e arit u transportua në Tiranë.
Gjatë procesit drejtuesi i grupit për sigurinë e Thesarit të Shtetit, Arjan Bishqemi, ka deklaruar se ka bërë kontroll në Thesar në datën 24 prill 1997, pra më shumë se një muaj pas sulmeve.
Por çuditërisht ai nuk kishte kërkuar që të bëhej inventar fizik dhe të shikohej nëse Thesari ishte prekur apo jo, ndaj vjedhja nuk u konstatua zyrtarisht.
Inventari që zbuloi se në Tunelin e Krrabës mungonin rreth 280 kg flori, u bë në datën 7 prill të vitit 2000, pra rreth 3 vjet pas sulmeve në tunel.
Po çfarë ishte grabitur saktësisht në tunelin sekret të Thesarit të Shtetit në Krrabë?
Inventari i vitit 2000, konstatoi se nga 24 arkat metalike në të cilat ishte vendosur ari në gjendje monedhe lira turke, napolona francezë dhe dollarë të artë amerikanë, 11 arka ishin krejtesisht të zbrazura.
Ndërsa nga 97 arkat e mbushura secila me nga 20 kilogram argjend, ishin hapur vetëm 2 arka, por nuk ishte grabitur asnjë gram argjend.
Nga 24.000 napolona ari në total, grabitësit kishin marrë rreth 4.000 napolona.
Dëmin më të madh e pësuan lirat turke, ku nga 62 mijë të tilla, grabitësit morën rreth 40 mijë.
Kurse nga 1600 dollarët amerikanë prej ari që ndodheshin në thesarin e shtetit, u grabitën 10 prej tyre.
Çështja u rihap në 2008 pas kapjes së një sasie ari me vlerë 2.7 milionë euro.
U konstatua se kjo sasi e madhe ari ishte pjesë e sasisë së vjedhur në Krrabë.
Të dënuarit zyrtarë për këtë supervjedhje janë: Arian Bishqemi, drejtuesi i grupit për sigurinë e Thesarit: 7 vjet (ka mbaruar dënimin), Blerim Haka, roje i objektit: 3 vjet (ka mbaruar dënimin), Pellumb Dalti: 6 vjet (ka mbaruar dënimin), Enver Hyka: 8 vjet (ka mbaruar dënimin), Ahmet Hyka: 4 vjet (ka mbaruar dënimin), Genci Lamçe (i dënuar në 2008), Astrit Lamçe (i dënuar në 2008).
Në nëntor të viit të kaluar, Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK-un të hetojë pasuritë e ish-Presidentit Sali Berisha dhe ish-Kryeministrit Ilir Meta. Vendimi mori shkas nga refuzimi i një kallëzimi në SPAK që lidhet me grabitjen e këtij Thesari.
Gjatë viteve ka pasur herë pas here akuza politike veçanërisht nga Berisha për Metën dhe anasjelltas si organizatorë dhe përfitues nga kjo vjedhje e rëndë.
“Në qoftë se dikush mendon t’u vjedhë shqiptarëve floririn dhe të lajë duart si ponc Pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogari shumë të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës”, – pati deklaruar në 2000 Sali Berisha.
“Ai tjetri në fund nuk quhet Ilir Meta, por Ilir Floriri”, – deklaroi Berisha në një debat më pas në Parlament.
Vetë Ilir Meta në një intervistë disa vite më vonë, mohon akuzat.
Por ai e pranon se ishte opozita që e shtyu të bënte verifikime zyrtare për gjendjen në Thesar.
“Pas insistimit të opozitës se Thesari i Shtetit është prekur, është cenuar, në atë kohë unë si Kryeministër u kam kërkuar autoriteteve përgjegjëse, Ministrisë së Rendit Publik, për të bërë një verifikim të gjendjes në të cilën ndodhej thesari i shtetit. Përgjigjja e grupit që ka bërë verifikimin, ka qenë se nuk ka pasur asnjë cenim të thesarit të shtetit, por në fakt në mos gaboj nuk kishin bërë inventarin fizik, por vetëm vëzhgimin e godinës nga jashtë. Pas verifikimit fizik u verifikua që një pjesë e konsiderueshme e monedhave ishin grabitur. Më pas u bënë edhe hetimet përkatëse dhe u verifikua edhe mënyra edhe vendi se nga ishte bërë një grabitje e tillë”, – pati deklaruar Ilir Meta.
Nga ana tjetër, Ilir Meta, nisi kundërakuzat për Berishën, duke e akuzuar se ai kishte dijeni, kur askush nuk e dinte, pikërisht sepse ishte vetë hajduti.
“Edhe sot, unë nuk e kuptoj se nga e dinte Berisha që thesari i shtetit ishte vjedhur apo ishte cenuar”, – pati deklaruar Ilir Meta./DITA
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi dënimin për ish-krye...
Gjysmë milioni turistë kanë vizituar Shqipërinë në janarin...
Në datën 28 shkurt do të mbahet Samiti për Ukrainën në Tir...
Një debat ka ndodhur dje në "Çim Peka Live", mes drejt...
Qeveria shqiptare ka bërë hapa para me digjitalizimin e sh...
Gazetari Elvi Fundo ka ngritur alarmin sa i përket situatë...
Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së dy ditë më parë, soc...
Këtë të martë, datë 13 shkurt 2024, po ju njohim me titujt...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për aferën e shekullit, atë t...
Një sherr ka ndodhur mes sekretarit të Omonias, Marin Suli...
Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin” në E...
Imzot Dom Gjergj Meta ka kritikuar ashpër mediat në li...
Pas rritjes së ndjeshme të fataliteteve në vitet 2020-2021...
Dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të ish-kryeministrit Sali...
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara d...
Disa ditë më parë, kreu i Gardës së Republikës, Gjenerali ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka deleguar komp...
Nje debat ka ndodhur në studion televizive të "Euronews Al...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e is...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur të ndërmarrë h...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...