Socialistët, kritika në Asamble/ Veliaj: Nuk ka asnjë konflikt mes meje dhe kryeministrit
Në mbledhjen e Asamblesë me dyer të mbyllura një ditë ...

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur të ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e ofertës akademike dhe kapaciteteve në Universitetin e Korçës, duke synuar profilizimin e këtij universiteti.
Kjo u bë e ditur në takimin që ministrja Ogerta Manastirliu zhvilloi në mjediset e Universitetit të Korçës, me stafin akademik.
“Vullneti ynë i përbashkët na ka drejtuar në vendimmarrjen për të pasur një analizë të vërtetë të të gjitha aspekteve, të cilat lidhen me programet e studimit dhe kapaciteteve të stafit në universitetin e Korçës. Për ta bërë ofertën atraktive sigurisht kemi nevojë që të rrisim kapacitetet tona në lidhje me kërkimin shkencor, por edhe sa u përket kapaciteteve akademike, që universiteti të mundet të ketë të gjitha ciklet e studimit dhe mbi të gjitha edhe shkollat doktorale”, tha Manastirliu.
Gjithashtu, ministrja Ogerta Manastirliu tha se këta janë hapat e një plani strategjik për zhvillimin e universitetit, i cili synon jo vetëm të rrisë cilësinë akademike dhe shkencore, por edhe të integrojë zhvillimin rajonal dhe perspektivat socio-ekonomike të Korçës dhe zonave përreth.
Ky plan do të përfshijë hapa konkretë për përmirësimin e programit të studimit, adaptimin e ofertës akademike me kërkesat e tregut dhe zhvillimin rajonal, si dhe zhvillimin e kapaciteteve akademike, kërkimore dhe infrastrukturore të universitetit.
“Plani strategjik për zhvillimin dhe profilizimin e universitetit të Korçës ka për qëllim që të përfshijë në të gjithë termat studimorë edhe zhvillimin rajonal të Korçës dhe më gjerë edhe zhvillimin dhe perspektivën sociale, ekonomike demografike për të dalë pikërisht në një plan i cili të fillojë të zbatohet sa më shpejt dhe deri në 2030, ne t'i vendosim vetes për qëllim profilizimin e këtij universiteti", deklaroi ministrja e Arsimit dhe Sportit.
Në këtë kuadër, u vu theksi edhe te rëndësia e ndërkombëtarizimit të ofertës universitare, me synimin për të tërhequr më shumë studentë dhe stafe nga jashtë dhe për të ofruar programe studimi që përputhen me standardet evropiane.
Për këtë qëllim, Universiteti i Korçës ka nisur bashkëpunime me institucione të tjera arsimore, dhe më i afërti është ai me Universitetin Politeknik të Tiranës.
“Ne jemi duke punuar për ndërkombëtarizimin, për ta afruar sa më shumë ofertën tonë universitare në dimensionin evropian të studimeve dhe kërkimeve. Por, ne kemi shumë mundësi për t’u mbështetur te njëri-tjetri, brenda sistemit tonë universitar. Përpjekja që ne po bëjmë është që nëpërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës të hapim një program studimi, cikli i parë për “Inxhinierinë Informatike” me një diplomë të përbashkët”, tha ministrja Manastirliu.
Ministrja vizitoi edhe Bibliotekën e Universitetit ku sapo ka përfunduar projekti për “Digjitalizimin e fondit të Bibliotekës së Universitetit 'Fan S. Noli', një projekt i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)./ CNA
Në mbledhjen e Asamblesë me dyer të mbyllura një ditë ...
Gazetari i kronikës së zezë, Elvis Myrtaj, është një nga p...
Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi ka bërë me dije...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas lajmit...
Qindra forca policore kanë zhvilluar kohët e fundit në...
Numri i bashkive dhe qarqeve që kanë bërë një përpjekj...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, në konferencën e...
Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë së të pandehurve, ...
Shantazhi dhe kërcënimet po vrasin vajzat dhe gratë sh...
Ka përfunduar rikonstruktimi i gjimnazit “Themistokli Gërm...
Këtë të hënë, datë 12 shkurt 2024, po ju njohim me titujt ...
Rindërtimi vijon të mbetet ende një program i hapur që me ...
Ish-kryeministri Sali Berisha pasi ka bërë analizën e ...
Pak më parë raportuam se gjatë mbledhjes së Asamblesë ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të viz...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka analizuar mbledhjen e...
Kryeministri Edi Rama është shprehur i sigurt për fito...
Të tjera detaje janë zbardhur nga mbledhja e Asamblesë...
Ditën e sotme është mbledhur Asambelja e PS-së ku socialis...
Mazhoranca duket se është në panik pasi po i dalin skenarë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...