Integrimi/ Macron: Jemi të impresionuar nga reformat e ndërmarra në Shqipëri
Presidenti Emmanuel Macron është shprehur në konferencën e...

Reforma në drejtësi është bazuar në premtimin për integritet, transparencë, llogaridhënie dhe qasje të re të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të reja ndaj mandatit dhe përgjegjshmërisë publike. Në këtë kuadër, respektimi formal i mandateve kohore kushtetuese është abc-ja e këtij procesi dhe duhej të ndodhte automatikisht, pa asnjë pengesë. Pasi Kuvendi ndryshoi mandatet kushtetuese kohore të KPK dhe IKP duke shtuar nga dy vite të tjera, jemi në situatën kur Kuvendi ka shkelur të gjitha afatet ligjore dhe kushtetuese lidhur me përgjegjësinë për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në KLGJ dhe KLP, ku përfshihen edhe dy drejtuesit aktual të këtyre institucioneve.
Kuvendi i Shqipërisë, në mbështetje të pikës 8, të nenit 149, të Kushtetutës dhe të pikës 16, të nenit 35, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, duhet të zgjedh anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”. Mandati i tyre është 5 vjet. Referuar vendimit të fundit (2018) mandati ishte i vlefshëm deri në dhjetor 2023. Afati fundor citohet edhe në CV zyrtare të drejtuesve aktualë të KLP dhe KLGJ.
Aktualisht jemi në mesin e muajit prill 2024, pra 4 muaj pas skadimit të mandatit ligjor të drejtuesve aktualë dhe Kuvendi ende nuk ka avancuar procedurat parlamentare për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLGJ dhe KLP, nga trupa e pedagogëve, nga avokatia dhe nga shoqëria civile. Për shembull, procedura e nisur në fundin e vitit të kaluar me aplikime dhe shqyrtim paraprak nga një Komision i Posaçëm dhe Avokati i Popullit mori shumë më tepër kohë sesa pritej, - procesi kaloi në ankimime dhe vendime gjyqësore dhe tashmë është depozituar lista e kandidatëve në Kuvend.
Shqetësimi më i madh nuk lidhet thjesht e vetëm me procedurat dhe afatet, por me mundësinë e ekzistencës së një skenari paraprak për të pamundësuar procedurat në afatet ligjore dhe kushtetuese dhe për pasojë, për zgjatjen e mandateve tek afatit kohor kushtetues. Një paralajmërim të tillë ISP e bëri në tetor 2023 tek Komisioni i Ligjeve në parlament, dhe ndonëse zyrtarët e komisionit e refuzuan, vetë koha rezultoi se paralajmërimi ishte i saktë.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) apelon Kuvendin të respektojë afatet kushtetuese dhe praktikat e mira ligjore dhe vendimmarrëse në ushtrimin e funksionit të vet zgjedhor/emërtues. Kuvendi duhet të bëjë publike dokumentacionin dhe praktikën, të ketë kalendar prioritare lidhur me zyrtarët që duhet të zgjidhen nga Kuvendi dhe të ndahet nga praktikat e gabuara të lobimeve informale për zgjatje mandati të drejtuesve të institucioneve të pavarura ose të klimës penguese për zgjedhjen e tyre në kohë./ CNA

Presidenti Emmanuel Macron është shprehur në konferencën e...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në konferencë...
Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në Francë. S...
Të premten, në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca pë...
Ish-ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xha...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, raportoi sot në lidhje me pu...
Ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ës...
Prokuroria e Durrësit kërkon sekuestrimin e 20 pasuriv...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berish...
Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se prokurorët e S...
Media e njohur gjermane, "Bild", u ka kushtuar një art...
Media e njohur gjermane, "Bild", i ka kushtuar një art...
Shtyhet për në 24 prill seanca për çështjen "Babale". ...
Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurisë së Alda...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë fjalës në Komision...
Kryeprokurori Olsian Çela në mbledhjen e sotme në Kësh...
Zbardhet skema e abuzimit për 3 drejtorët dhe një spec...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit në Komi...
Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca në Gjykatën ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...