SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur dy mjekë gjinekologë për neglizhencë në trajtimin mjekësor që ka çuar në humbjen e jetës së një fëmije të sapolindur.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se dy shtetasit E.V. dhe A.H., po hetohen pas denoncimit të shtetases A.Z., që humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes në maternitetin "Koço Gliozheni".
Nga aktet e ekspertimit rezultoi se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira.
Sipas ekspertizës mjekoligjore, dëmtimet që çuan në humbjen e jetës së foshnjës nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 2 mjekë gjinekologë për ‘Neglizhëncë në trajtimin mjekësor’, mosveprimi në kohë çoi në humbjen e jetës së të sapolindurës
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, shtetasit E.V. dhe A.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të realizuar mbi procedimin penal nr.6713, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z. pasi humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes, dhe nga aktet e ekspertimit doli qartë se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik të foshnjës, nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte bërë me seksio cezarian, siç ishte planifikuar paraprakisht.
Mosveprimi i të pandehurve, mjekes që u kujdes në procesin e shtatëzanisë si dhe mjekut roje të gatshëm, në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, kanë qenë faktori vendimtar që çuan në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur. /CNA
Minatorët e minierës së bakrit në Spaç kanë dalë sërish në...
Sot në orën 17:00 në sheshin "Skënderbej" do të zhvillohet...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në një int...
Politologu Adri Nurellari, i ftuar në emisionin “Now” me E...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN Tv ka folur për afe...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë...
Avokati Saimir Vishaj ka shpallur kandidaturën për të qenë...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka shprehur mirënjohjen pë...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e presidentit Bega...
Gjykata Kushtetuese është kujtuar që t'i kërkojë Presidenc...
SPAK ka ndarë detaje nga hetimet e kryera që çuan në dërgi...
SPAK dërgon për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dh...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës. Kreu i ...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në zo...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në ak...
Rruga e Kombit do të jetë me kalim pa pagesë në datë 17 te...
Nisin lëvizjet në policinë e Qarkut Korçë. Mësohet se lëvi...
Sot janë mbushur plot dy muaj nga mashtrimet e Erion Velia...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...