SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
Këtë të diel në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Kryepiskopi Joan mbajti Meshën e Dielës Para Theofanisë dhe përcolli një mesazh të fuqishëm për besimtarët.
Kryepiskopi Joan theksoi rëndësinë e pendimit dhe përgatitjes shpirtërore për të pritur Zotin.
Ai rikujtoi se Shën Gjon Pagëzori na mëson të themi të vërtetën me dashuri dhe të kthehemi drejt Perëndisë, duke i hapur zemrën hirit të Tij.
“Shën Gjon Pagëzori na mëson të flasim të vërtetën me dashuri dhe të kthehemi tek Perëndia.”
Mesazhi i Kryepiskopit Joan ishte një thirrje për përulësi dhe dashuri, duke e lënë hirin e Perëndisë të gjallërojë shpirtin dhe të sjellë fryte shpirtërore në jetën e përditshme.
“Përmes pendimit dhe përulësisë, hiri i Perëndisë gjallëron shpirtin dhe sjell fryte dashurie.”
Besimtarët që ndoqën Meshën, si në katedrale ashtu edhe përmes transmetimit drejtpërdrejt, u përgatitën shpirtërisht për Theofaninë, duke pranuar mesazhin e shenjtë të Shën Gjon Pagëzorit dhe thirrjen e Kryepiskopit Joan.
Mesazhi i Kryepiskopit Joan
Kalendari liturgjik i Kishës, nëse ndiqet çdo ditë, na ndihmon të kuptojmë pse Kisha e ka ndërtuar këtë kalendar. Kisha e shikon jetën e njeriut si një udhëtim, jo vetëm fizik, por edhe shpirtëror. Nëpërmjet kalendarit liturgjik ne fillojmë një udhëtim për të kunguar me Perëndinë dhe për të ndjekur udhën e Tij.
Prandaj, përpara çdo feste të madhe, Kisha na përgatit. Përpara Krishtlindjes kemi një të diel përgatitore dhe një reflektim pas Krishtlindjes. E njëjta gjë ndodh edhe për Epifaninë ose Teofaninë, e njohur në gjuhën popullore si Bekimi i Ujit. Kisha ka një të diel përgatitore përpara kësaj ngjarjeje të madhe.
Ungjilli i zgjedhur për këtë ditë është nga Ungjilli i Markut, i cili fillon me shfaqjen e Krishtit në jetën publike dhe në predikimin e Tij. Ungjijtë nuk fillojnë të gjithë në të njëjtën mënyrë: Ungjilli i Gjonit fillon nga misteri i Perëndisë së përjetshëm; Ungjilli i Lukës nga lindja e Krishtit; Ungjilli i Mateut nga Abrahami dhe gjenealogjia. Të gjitha këto na japin një pamje të plotë për atë se kush është Jezusi: Perëndi i përjetshëm, por edhe Ai që u shfaq mes nesh.
Ungjilli i sotëm fillon me dy profeci: një nga profeti Malakia dhe një nga profeti Isaia, për ardhjen e Shën Gjon Pagëzorit. Malakia e quan atë engjëll, ndërsa Isaia thotë se ai do të shpallë përgatitjen e popullit për të pritur Mesinë. Këto janë shumë të rëndësishme edhe për ne, sepse Perëndia, në ekonominë e shpëtimit, e përgatiti popullin për një kohë të gjatë që të ishte gati të dëgjonte mesazhin final: që Zoti u bë njeri për të na ringritur.
Mesazhi qendror i këtij Ungjilli është ai i Shën Gjon Pagëzorit. Ai ishte një asket, një njeri që nuk interesohej për gjërat materiale dhe as për opinionet e njerëzve. Ai thoshte atë që thoshte Perëndia, sipas traditës së profetëve të vjetër të Izraelit, të cilët gjithmonë fillonin me fjalët: “Kështu thotë Zoti”.
Shën Gjoni nuk kishte frikë nga njerëzit, sepse ai kishte frikë Perëndinë. Ai predikonte pa kompromis, duke thënë të vërtetën, jo atë që njerëzit donin të dëgjonin. Kjo është shumë e rëndësishme edhe sot, sepse shpesh njerëzit nuk e thonë të vërtetën nga frika e opinionit të të tjerëve. Por Zoti na mëson që ta themi të vërtetën në dashuri.
Qortimi i Shën Gjonit nuk ishte për të dënuar, por për të shëruar dhe për të ndihmuar njerëzit. Ai u drejtohej fillimisht farisenjve dhe skribëve, duke i bërë të vetëdijshëm se edhe ata kishin nevojë për pendim. Sepse të gjithë kemi nevojë të pendohemi; nuk ka njeri që të mos bjerë në mëkat.
Predikimi i Shën Gjonit fillon me fjalën: “Pendohuni”. Pendimi është thelbësor në Kishën Orthodokse. Mëkati nuk është thjesht shkelje rregulli, por prishje e marrëdhënies me Perëndinë. Pendimi nuk është vetëm pranimi i gabimit, por kthim i plotë dhe ndryshim rrënjësor i jetës.
Pendimi kërkon përulësi. Njeriu krenar nuk pendohet, sepse mendon se fajin e kanë të tjerët. Prandaj predikimi i Shën Gjon Pagëzorit është kaq i rëndësishëm: ai u tregonte njerëzve konkretisht se si të jetonin drejt, secilit sipas gjendjes së vet.
Profeti Isaia e përshkruan Shën Gjonin si “zërin që thërret në shkretëtirë”. Kjo shkretëtirë nuk është vetëm ajo fizike, por edhe bota e sotme, ku zëri i Perëndisë dëgjohet rrallë, dhe gjithashtu shkretëtira e shpirtit të njeriut, kur ai është i mbushur me zhurmë, krenari dhe pasione.
Që shpirti të mos mbetet shkretëtirë, duhet të dëgjojë zërin e Zotit. Fjala e Perëndisë është si ujë që e gjallëron tokën dhe e bën të japë fryte. Një shpirt që pendohet zbutet, ndryshon dhe fillon të japë fryte dashurie.
Pendimi vjen nga dashuria e madhe për Perëndinë. Dashuria jo vetëm që e shpëton njeriun, por ndihmon edhe të tjerët të shpëtojnë. Sepse ai që ka dashuri nuk gëzohet me rënien e tjetrit, por hidhërohet dhe lutet për të.
Ungjilli i sotëm është një thirrje për secilin prej nesh që të përgatisim zemrën për të pritur Zotin, ta lejojmë Atë të hyjë në jetën tonë. Për ta dëgjuar trokitjen e Tij, duhet qetësi shpirtërore.
Kisha na e kujton vazhdimisht këtë, sepse kjo është rruga e shpëtimit. Të gjithë kemi nevojë për pendim. Duke përulur veten, vjen hiri i Perëndisë, dhe hiri i Tij e gjallëron shkretëtirën e shpirtit tonë.
Amin./ CNA
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gj...
Moti i keq ka përfshirë bashkitë e veriut të vendit. Sipas...
Themeluesi i nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj do t...
CNA TV dhe CNA.al janë dritare mediatike ku përcillet info...
Trafiku në akset kombëtare të juglindjes ka shkaktuar makt...
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, komentoi kap...
Situata e trafikut të rënduar në aksin Hotolisht-Tiranë vi...
Nga 1 Janari 2026, ka hyrë në fuqi ligji për pagën minimal...
Trafik i rënduar, radha dhjetëra kilometra, asnjë masë nga...
Trafiku i rënduar në aksin Hotolisht-Tiranë vijon ende. CN...
CNA po sjell pamje nga trafiku i rënduar në aksin Librazhd...
Pa ndonjë surprizë edhe këtë fundvit, udhëtimi drejt jugli...
Trafiku i rënduar vijon në aksin Hotolisht-Librazhd-Elbasa...
Një gjendje e rënduar trafiku ka përfshirë aksin Hotolisht...
Investimi për vendosjen e kamerave të sigurisë në fshatin ...
I gjithë territori i Qarkut Shkodër është përfshirë nga mo...
Ditët e para të janarit kanë nisur me trafik në aksin Elba...
Protesta që do të zhvillohet nga fermerët grekë do të bllo...
Kanë kaluar tri vjet që kur prezantimi i ChatGPT u dha qin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...