Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur në një postim në rrjetet sociale se dy qytetarë janë ndaluar ditën e djeshme në Lezhë për shkak të vizitës së kryeministrit Edi Rama.
Këlliçi shprehet se dy qytetarët janë ndaluar pasi njihen për qëndrimet e tyre kritike, ndërsa shton se janë liruar pasi Rama ka mbaruar aktivitetin.
Deputeti bën thirrje të nisë hetimet për ndalimin e tyre, vetëm për të parandaluar ndonjë protestë të mundshme gjatë vizitës së kryeministrit.
Postimi i plotë:
Qytetarët humbën lirinë se po kalonte Edi Rama, duhet hetim i menjëhershëm!
Dy qytetarë në Lezhë kanë humbur dje lirinë mbi 4 orë, për shkak se aty po bënte një vizitë Edi Rama. Qytetarët nuk po bënin asgjë, ishin në punën e tyre. Ata u ndaluan sepse njihen për qëndrimet e tyre kritike. Janë liruar pasi kryeministri ka mbaruar aktivitetin.
Nuk është një sinops për letërsi, as pjesë nga romanet e Mario Vargas Llosa që përshkruan diktaturat e karaibeve.
Është një ngjarje që ka ndodhur në mes të ditës, në vendin që po hap e mbyll kapitujt me Brukselin. E konfirmuar madje nga Drejtoria e Policisë së Lezhës, e cila pranon se e ka kryer këtë veprim për të parandaluar ndonjë protestë të mundshme.
Njëri nga të ndaluarit ka probleme pasi po i merret prona në Rrjoll. Tjetri, ka pakënaqësi ndaj qeverisjes. Të dy mund të jenë mbështetës të Opozitës, ose ndoshta thjesht nuk duan qeverinë.
Ky është një zhvillim dramatik. Këta janë të burgosur të ndërgjegjes të regjimit të ri në vend.
Asnjë shqetësim nuk do të kishin ata nëse do të ishin militantë të rilindjes, patronazhistë, apo nëpunës. As anëtarët e bandave që janë aktive në këtë zonë, nuk patën telashe dje me vizitën e Edi Ramës.
Vetëm protestuesit e mundshëm, ata që kërkojnë të drejtat e tyre, që nuk pajtohem me një qeveri e kryeministër të korruptuar, përfunduan në qeli.
Edi Rama e di mirë se në çdo rrugë, në çdo shesh, në çdo vend ku mund të ketë kontakt me qytetarët, ai do të marrë atë që ka mbjellë. Pakënaqësinë deri në revoltë të njerëzve. Dhe i vetmi mjet që i ka ngelur për t’u mbrojtur, është forca dhe policia.
Dhe ky pretendon se po çan përpara në rrugën e integrimit europian.
I bëj thirrje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për këtë arbitraritet e për këtë heqje të paligjshme të lirisë ndaj dy qytetarëve. Urdhëruesi dhe zbatuesi i kësaj mase, e ka në fakt vendin në qeli.
As komisariatet, as forcat speciale, as mjetet ushtarake nuk do ta ndihmojnë Edi Ramën të qëndrojë në detyrë.
Bashkohemi me 17 prill para zyrës së krimit e korrupsionit më të motivuar, më të vendosur për të shpëtuar Shqipërinë. /CNA
Numri i shtetasve shqiptarë që përfundojnë në burgjet e Mb...
Tirana do të mirëpresë Samitin e Diasporës për të katërtin...
Kryeministri Edi Rama ka kryer një inspektim në Spitalin e...
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka bërë me dije se edh...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Teksa operatorët e transportit publik janë në pritje të mi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka denoncuar a...
Në përfundim të Shërbesës së tretë të Dhëndrit, Kryepiskop...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arb...
Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Lezhë, ku po re...
Ministria e Arsimit njofton se janë hapur aplikimet për Pr...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së...
Gjykata Administrative ka certifikuar zgjedhjen e Joni Ket...
Kanë mbetur vetëm 48 orë nga mbledhja e Kolegjeve të Bashk...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vjet burg Rezart Taçin, ...
Drejtoresha e Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georg...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e çiftit Argita dhe Ja...
Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, ka dalë nga Gjykata e...
Në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në garën rajonale për të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...