Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Rreth 73% e gjyqtarëve shqiptarë kanë mbi 100 mijë euro pasuri, vlerësonte një hetim i gjerë i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive mbi deklaratat e 399 gjyqtarëve të të gjitha shkallëve në Shqipëri. Për këtë arsye dhe për shkak të humbjes së besimit të publikut te drejtësia, Reforma në Drejtësi u pa si domosdoshmëri edhe për integrimin e vendit. U shkrinë tre institucione të përcaktuara në Kushtetutë dhe u parashikua krijimi i të paktën 12 institucioneve të reja.
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë është një institucion i ri, përgjegjës për verifikimin e ankesave kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë do të jetë përgjegjës gjithashtu për inspektimin institucional të gjykatave dhe zyrave të prokurorisë.
Emisioni “Stop” në Tv Klan sjell fakte, se si ILD ka funksionuar me dy standarde. Në rastin e ish-kryetarit të gjykatës Gjirokastër, ILD nuk ka konstatuar asnjë shkelje në vendimin e gjykatës për aferën seksuale të Guximtar Bocit, publikuar në “Stop”.
Nga ana tjetër ILD nisi hetim disiplinor për ish-kryetaren e Gjykatës Elbasan Enkeleda Kapedani, që u shfaq në rrjetet sociale me video provokuese në ambientet e Gjykatës. ILD i kërkoi KLGJ-së shkarkimin e gjyqtares në fjalë.
Kreu i Shoqatës së Avokatëve Saimir Visha thotë se ILD ka dështuar. Ky institucion, sipas tij, ka 150 punonjës me paga maksimale, por nuk ka sjellë progres në drejtësi.
Saimir Visha: Mua më vjen keq që Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, qofsh i gabuar ka 145 vetë që marrin pagën dhe rezultati është zero sepse ky Inspektoriat zëvendësoi Inspektorin e Lartë të Drejtësisë që ishte pranë Ministrisë së Drejtësisë i cili na solli frytet e para pozitive por këtu duket janë punësuar disa njerëz, disa njerëz që shkojnë në mëngjes, pijnë kafe dhe nuk kanë asnjë lloj risie.
Arben Llangozi: Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë u krijua me shumë bujë sepse shtetasit prisnin më shumë nga ky institucion që të realizohej drejtësi, të ndëshkoheshin ata persona të cilët nuk kishin marrë drejtësi nëpër institucionet e sistemit të drejtësisë që ishin gjyqtarë dhe prokurorë, por na rezulton që kemi një institucion i cili në kuptimin e plotë të fjalës ka dështuar së funksionuari. Pra, kemi një institucion i cili nuk bën detyrën e tij për të cilën është krijuar, favorizon në shumë raste subjekte të cilët ai ka pasur për detyrë t’i hetojë dhe njëkohësisht ka vepruar me dy standarde në shumë raste.
Avokati Arben Llangozi gjithashtu jep shembuj sesi ILD-ja ka favorizuar jo vetëm Guximtar Boçin, por dhe gjyqtaret Blerta Çibuku, Pajtime Fetahu, prokuroren Oli Visi, gjyqtarin Hektor Sinanaj e shumë shembuj të tjerë.
Arben Llangozi: Në lidhje me zotin Boçi, kemi një jetë të tërë që favorizohet, po bëhen rreth 10 vjet që Institucioni i KLD-së e mbrojti në atë kohë, por nuk e hetoi as Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. Me veprimet që ka bërë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka legalizuar shtëpitë publike nëpër gjykata. Në këtë farë feje ka arritur ky sistem drejtësie sepse që të arrijë një kryetar gjykate të kërkojë kryerjen e marrëdhënieneve seksuale në institucionin e gjykatës dhe të kërcënojë hapur vetëm sepse nuk pranoi një qytetare të kryejë marrëdhënie seksuale me këtë gjyqtar, kjo nuk mendoj se duhet të krahasohet me shkeljet që ka bërë kryetarja e gjykatës së Elbasanit.
Enkeleda Kapedani ishte gjyqtarja që publikoi në rrjete sociale video në shkelje të etikës, që sollën si pasojë një hetim disiplinor ndaj saj nga ILD.
Arben Llangozi: Vetëm fakti që një kryetar gjykate kërcënon me plumba një qytetar, është vepër penale që ka të bëjë me kanosjen e një qytetari dhe shpërdorim i detyrës është i dyti sepse një kryetar gjykate nuk duhet të kërcënojë një person, pra kemi dy vepra të konsumuara të konstatuara nga gjykata, por të mbuluara në mënyrë korruptive nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. Pra nuk është vetëm ky rasti, kemi raste pafund që Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka favorizuar. Kemi rastin e gjyqtares Blerta Çibuku e cila u favorizua sërish nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, nuk u mor asnjë lloj mase vetëm për faktin se ajo kishte shoqen e saj të ngushtë e cila kishte ndikuar në këtë proces që quhej Marsela Pepi, që është aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Oli Visi ishte një prokurore e cila jo në pak raste është denoncuar nga ana e emisionit “Stop”, nuk është marrë asnjë lloj mase nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, madje-madje është favorizuar sepse nuk është se është vetëm një rast që është publikuar, por ka me dhjetëra raste dhe dhjetëra veprime të cilat kjo prokurore i ka mbuluar dhe nuk është marrë asnjë mase deri ditën e fundit që vettingu vendosi shkarkimin. Pra është favorizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë apo me skandalin financiar që ka gjyqtari Hektor Sinanaj.
Ka filluar mjaftohet me “filloi një procedim”. Pse duhet të fillojë një procedim disiplinor pa u marrë masa më parë e pezullimit gna detyra për një magjistrat? Pra filloi një procedim disiplinor për t’i mbyllur gojën mediave dhe nga ana tjetër lind dyshimi për të gjithë se ky institucion vepron në mënyrë korruptive duke i vënë gjobë gjyqtarit Hektor Sinanaj sepse ai është i pasur, rrjedhimisht lindin të gjitha dyshimet që ky do tentojë për të korruptuar këta inspektorë sepse ai është duke u hetuar në mënyrë disiplinore pa një masë konkrete, lindin të gjitha dyshimet për korrupsion.
Sipas statistikave që Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka publikuar në buletinin e ankesave, kuptohet që vetëm 2% e tyre kanë shkuar në destinacionin final ku janë marrë masa për gjyqtarë dhe prokurorë. Pjesa tjetër, mesa duket ka firuar duke etiketuar këtë institucion si të dështuar./tvklan.al
Ish-kryeprokurorja Elisabeta Imeraj, në emisionin Opin...
Kreu i grupit të PD-së,m Gazment Bardhi ka folur për incen...
Drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Edmond Sulaj,...
Lulzim Basha është katandisur si mos më keq, pasi shumica ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka ftuar të gjithë të rinjtë...
Kthimi i Kuvendit në arenë beteje nuk është më një sur...
Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka folur për kaosin në Kuv...
Arrestohet në Dubai me qëllim ekstradimin në Shqipëri,...
GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-kruyeministrit Sali...
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Luksembu...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy personat e akuzua...
Mjeku Edvin Prifti ka dalë nga ambientet e SPAK-ut. Proku...
Ish-ministri Aldo Bumçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama ...
E-Albania ka dalë me një njoftim për të gjithë qytetar...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka reaguar ndaj...
Gjykata e Posaçme më 22 janar të këtij viti ka pranuar...
Zbardhet në kohë ngjarja e rëndë në Korçë. Burime bëj...
Mjeku Edvin Prifti është paraqitur këtë të enjte në Prokur...
Fakultetit të Shkencave të Natyrës do t’i shtohen dy p...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...