Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...

Mes konkurrencës nga interneti e rrjetet sociale e tkurrjes së buxheteve të reklamave si rrjedhojë e ngadalësimit ekonomik, biznesi i mediave po arrin të rritet vit pas viti.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se “Aktiviteti i publikimeve dhe prodhimeve të programeve” arriti në vitin 2022 në 7.6 miliardë lekë, ose rreth 72 milionë euro. Ky është niveli më i lartë i të ardhurave që është regjistruar ndonjëherë nga mediat në vend. Në krahasim me një vit më parë, qarkullimi vjetor i këtij segmenti është rritur me rreth 12%.
Burimi kryesor i të ardhurave të këtij segmenti janë shpenzimet për reklama që kryejnë bizneset e ndryshme.
Aktiviteti i publikimeve dhe prodhimeve të programeve punësoi gati 2500 persona në 2022, me një rritje minimale prej 4.5%, sipas INSTAT-it.
Tregun e dominojnë televizionet
Të dhëna të tjera të përpunuara nga "Monitor" nga të ardhurat e deklaruara nga mediat kryesore në vend tregojnë se tregun e dominojnë televizionet e mëdha. Për 10 televizionet që kanë raportuar të dhënat, totali i të ardhurave në 2022 ishte 5.6 miliardë lekë (rreth 52 milionë euro), me një tkurrje prej 4.6% me bazë vjetore.
Televizionet gjenerojnë në këtë mënyrë rreth 72% të të ardhurave të aktivitetit të publikimeve dhe prodhimeve të programeve. Pjesa tjetër shkon për median e shkruar, atë "online", radion.
Në segmentin e televizioneve, "Klan" dhe "Top Channel" vijojnë të dominojnë, me mbi 60% të totalit të qarkullimit dhe janë të vetmit që raportojnë nivele xhirosh nga 12-18 milionë euro. Për operatorët e tjerë kufiri maksimal është rreth 4 milionë euro.
“TV Klan” ka vijuar të jetë operatori më i madh televiziv në vend, sipas të ardhurave, duke raportuar një qarkullim vjetor prej gati 2.1 miliardë lekësh në 2022-shin, me një rritje të lehtë prej 1.4% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave zyrtare të bilancit.
“Top Channel” ka mbajtur sërish vendin e dytë, me të ardhura totale prej 1.44 miliardë lekësh. Në krahasim me një vit më parë, ky televizion ka shënuar një tkurrje të të ardhurave me 9%.
“Vizion Plus” është ringjitur në vendin e tretë, pasi në 2021 zbriti në të katërtin. Të ardhurat e tij ishin 436 milionë lekë, me një zgjerim prej 20.4%, duke pasur ecurinë më të mirë në këtë segment.
“TVA2” zbriti në vendin e katërt nga i treti që ishte një vit më parë. Të ardhurat zbritën me 6% në 414 milionë lekë.
“News 24” ka raportuar rënie të të ardhurave me 12.9%, në 347 milionë lekë.
“ABC News” shënoi tkurrje me 14.5% të qarkullimit vjetor, duke zbritur në 346.7 milionë.
“Euronews”, deklaroi të ardhura prej 216 milionë lekësh (-24%).
“Syri TV” ishte televizioni i vetëm informativ që deklaroi rritje të të ardhurave me 15% në 145 milionë lekë, por rezulton me humbje.
Çipa: Shtohen 10 portale çdo tre muaj
INSTAT raporton se në 2022, në krahasim me vitin 2011, numri i ndërmarrjeve në Aktivitete të publikimeve dhe prodhimeve të programeve është dhjetëfishuar duke arritur në 552. Rritja ishte e shpejtë që pas vitit 2011, si rrjedhojë e zgjerimit të medias "online". Hapja e një portali ishte e lehtë, pasi kërkonte investime minimale.
Numri i tyre është rritur me shpejtësi dhe dy vitet e fundit. Aleksandër Çipa, kreu i Shoqatës së gazetarëve, tha për "Monitor" se aktualisht numri i portaleve në vend ka arritur në 748. “Çdo tre muaj hapen minimalisht 10 të reja”, pohon ai. Një pjesë e tyre janë regjistruar si OJF, të tjera si biznes në media, por ka edhe të paregjistruara.
Ndonëse tregu i reklamave është i ulët, numri i portaleve vijon të rritet. Çipa thotë se një pjesë e tyre kanë mbështetje financiare shpesh të panjohura./ Revista Monitor
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, është a...
Autoironia therëse e Gjergj Lucës, më shumë se grotesk ësh...
Imzot Angelo Massafra ka dhënë dorëheqjen si arqipeshkv Me...
Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, në ba...
Luli Basha mund ta mbajë denjësisht titullin “Njeriu i...
Ditën e sotme ka rënë zjarr në një sipërfaqe prej 2 ha me ...
Luli Basha vazhdon me misionin e tij përçarës. I kata...
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur në lidhje me arrestimi...
Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka ka deklaruar se p...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në takimin ...
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu ka bërë gafën në takimin me ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gja...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme feston 5...
Sot në 25-vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Se...
Në vetëm pak vjet, turizmi bëri për Shqipërinë atë që nuk ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i p...
Gazetari Misha Pumo ishte këtë të shtunë i ftuar në një li...
Në Shqipëri, kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës,...
SPAK ka dalë me një reagim zyrtar pas arrestimit të Jorgo ...
Detajet e para dalin në dritë nga arrestimi i kryebash...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...