Punimet në portin e Vlorës/ Rama: Do e integrojë Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i p...

Në vetëm pak vjet, turizmi bëri për Shqipërinë atë që nuk u arrit për dekada të tëra: I shndërroi imazhin.
Nga një vend që dikur ishte në lajmet e mediave ndërkombëtare për kolapsin e piramidave, grupet mafioze shqipfolëse që po kapnin tregun e drogave, varfërinë, sot përmendet edhe për shkrime të tilla si “Ksamili, Maldivet e Europës”, “Vlora është e dyta në botë për rritjen e prenotimeve në Airbnb”, “Një udhëtim në Shqipërinë e lashtë, pak vende në Europë ofrojnë një histori kaq diverse” e me radhë artikujt janë të pafund. Lajmi më i fundit, që mori përhapje të gjerë, ishte plani i kompanisë “Affinity Partners”, për një investim në ishullin e Sazanit.
Kompania zotërohet nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe i biri i Charles Kushner, zhvillues i pasurive të paluajtshme dhe i dënuar dy vjet për evazion e korrupsion.
Nëse do të arrijë të realizohet, Sazani është një projekt, që do të sjellë realisht një kthesë për Shqipërinë, duke e kaluar turizmin në një stad tjetër, atë elitar.
Nga një ishull që sot është i pabanuar, për shkak se kërkon investime të mëdha në infrastrukturë, sidomos në sigurimin e ujit, do të mund të kthehej në një destinacion unik eko-resort, në një nga vijat bregdetare më të paprekura dhe unike që ka sot në Europë.
Një projekt i përmasave të tilla do të transformonte më tej perceptimin e miliona njerëzve në botë, që tashmë po e shohin Shqipërinë si një destinacion të mirëfilltë turistik, por edhe investitorëve të huaj.
Në fakt, interesi i investitorëve për Shqipërinë, i nxitur nga imazhi turistik i vendit, sa vjen e po rritet, ndonëse konkretizimet mungojnë.
Qeveria, nga ana e saj, po përpiqet që të ndjekë këtë tendencë si përmes investimeve në infrastrukturë (që për momentin janë përqendruar në Jug!) ashtu dhe përmes nismave të tjera ligjore.
Por, në këtë rendje pas zhvillimit rrezikojmë që të bëjmë një gabim të madh. Kuvendi ka miratuar disa ndryshime në ligjin për zonat e mbrojtura, që u hapin rrugën ndërtimeve në zonat e mbrojtura, të cilat deri tani kishin shpëtuar, duke pasur vetëm struktura minimaliste ekoturistike (me dërrasa).
Në ligjin e ri shtohet koncepti “turizëm i ekselencë”. Ky term nënkupton akomodim në struktura me standardet më të larta arkitektonike e mjedisore, si dhe shërbime turistike ekskluzive të nivelit më të lartë.
Terma të tjerë evazivë në ligj mundësojnë që të kryhen ndërtime, që mund të rrezikojnë balancat ekologjike në ato pak zona që deri tani kishin mbetur të paprekura.
Gjetja e një ekuilibri mes natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm është e domosdoshme, sidomos për Shqipërinë, që në këto 30 vite ka abuzuar shumë me pasuritë e saj të pafundme.
Bregdeti i Durrësit e Kavajës u betonizua aq shumë, saqë termi “Golemizim” sot simbolizon ndërtimet pa kriter.
Dhe në fakt, jo vetëm që nuk mësuam nga gabimet e së kaluarës, por ky “model Golemizimi” u transferua dhe në jug të vendit. Nga Vlora deri në Sarandë pak hapësira kanë mbetur të paprekura.
Vitet e fundit ka pasur ndërtime pa fund të vilave e apartamenteve, të nxitura edhe nga interesi i lartë i të huajve, pasi çmimet ishin shumë më të lira se vendet e tjera të rajonit.
Por, ndërsa çmimet po rriten me shpejtësi, kërkesa ka filluar të bjerë dhe sinjalet e para nga operatorët e pasurive të paluajtshme janë se në Sarandë, shitjet kanë rënë me 50%.
Ky është një shembull që tregon se turizmi nuk është vetëm ndërtim godine dhe se si zhvillimi pa kriter rrezikon të kthehet në një flluskë, teksa ndikimi real në ekonomi nga shitja e këtyre pronave mbetet minimal.
Shqipëria edhe sot nuk ka një plan të qartë të zhvillimit të turizmit. Fluksi i lartë i turistëve vitet e fundit e gjeti tregun të papërgatitur dhe secili filloi të përshtatej sipas mënyrës së vend.
Në Durrës u bënë hotele relativisht të mëdha, duke futur, për herë të parë, konceptin e të gjitha të përfshira, që në fakt, deri tani, ka rezultuar si modeli më i mirë për të tërhequr sektorët e tjerë të ekonomisë.
Jugu nxitoi në ndërtimin e fshatrave turistikë (vilave) dhe apartamenteve, që sillnin një kthim të shpejtë për investitorët, por kanë pak vlerë të shtuar.
Vetë individët filluan të jepnin shtëpitë me qira, nëpërmjet platformave booking dhe Airbnb, që solli të ardhura të kënaqshme, deri në momentin që oferta e lartë uli çmimet në kufijtë e mosnxjerrjes së investimit.
Qeveria, nga ana e saj, po tenton turizmin elitar, që është i vështirë të arrihet në një vend që ka ende shumë probleme me infrastrukturën, si atë fizike ashtu dhe të shërbimeve.
Dhe në emër të këtij turizmi elitar, Shqipëria sot rrezikon “Golemizimin” e zonave të mbrojtura. Shkalla e korrupsionit dhe dobësisë së institucioneve të shtetit dhe klientelizmi qeveritar ngrenë dyshime nëse këto ndryshime dhe projektet e shpallura me reklamë të madhe do të sjellin realisht atë çka propagandohet./ Revista Monitor
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i p...
Gazetari Misha Pumo ishte këtë të shtunë i ftuar në një li...
Në Shqipëri, kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës,...
SPAK ka dalë me një reagim zyrtar pas arrestimit të Jorgo ...
Detajet e para dalin në dritë nga arrestimi i kryebash...
Moderatorja Erla Mëhilli, në një intervistë me Arian Ç...
Moderatorja e njohur Erla Mëhilli, në një intervistë m...
Moderatorja Erla Mëhilli në një intervistë me Arian Ça...
Moderatorja e njohur, Erla Mëhilli, ka bërë një rrëfim...
Supozojmë se keni pasur sukses nga pikëpamja financiare. I...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Forcat speciale të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në Vl...
Familja është më e rëndësishmja për shqiptarët. Kur pyeten...
Barometri në Euronews Albania në pyetësorin e fundit ka bë...
Brenda këtij viti planifikohet për të nisur zgjerimi i...
Dënimi me vdekje, një tjetër çështje që ndan vlerat dhe po...
Në listën e gjithë vlerave për të matur gjendjen e një sho...
Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar Edi Ramës m...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët bekt...
Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykatës Administrative të Shkallës ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...