Dalin mesazhet/ Deputetët e PD-së kundër bojkotit të seancës në Kuvend
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...

Nga viti në vit ritmet e rënies së nxënësve në arsim po rriten si pasojë e rënies së lindjeve dhe emigrimit të lartë në popullsinë e re në moshë.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në vitin shkollor 2023-2024, u regjistruan në arsimin zyrtar 533.711 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 3,7%, krahasuar me vitin shkollor 2022-'23.
Në vitin shkollor 2023-'24, u regjistruan në arsimin parauniversitar (deri të mesëm të lartë) 416.538 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 3,8%, krahasuar me vitin shkollor 2022-'23.
Në arsimin parashkollor, gjatë këtij viti shkollor marrin pjesë gjithsej 66.711 fëmijë, 4,4% më pak, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.
Në arsimin 9-vjeçar, u regjistruan 258.072 nxënës, 54,7% në arsimin fillor dhe 45,3% në ciklin e lartë të arsimit bazë. Krahasuar me vitin shkollor 2022-'23, marrin pjesë në arsimin 9-vjeçar 3,4% më pak nxënës.
Në vitin shkollor 2023-24, 88,7% e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik dhe 11,3% në institucionet e arsimit privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9-vjeçar, vajzat përbëjnë 47,9% të totalit.
Në vitin shkollor 2023-24, u regjistruan në arsimin e mesëm të lartë 91.755 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,3%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.
Në vitin 2023-24, pjesën më të madhe të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 82,1%.
Ky proporcion ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel përgjatë tre viteve të fundit. Pjesa më e madhe e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë ndjek arsimin në institucionet arsimore publike (85,0%).
Në vitin shkollor 2023-24, numri ë mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.109, ndër të cilët 78,0% janë gra.
Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 15,1 dhe në atë privat është 15,2. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në arsimin publik është 7,9 dhe në atë privat 8,0. Numri i mësuesve në arsimin e mesëm të lartë është 8.307 prej të cilëve 69,6% janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm të lartë është 11,5 në arsimin publik dhe 9,1 në atë privat.
Në arsimin pas të mesmes, jo të lartë, në vitin shkollor 2023-24 u regjistruan 179 nxënës. Femrat përbëjnë 39,7% ndërsa meshkujt 60,3%. 71,5 % e tyre ndjekin kualifikimin “Ndërmjetësim ë Pasurive të Paluajtshme”, 17,9% “Teknologji Automatizimi” dhe 10,6% “Dizajn dhe Modë”.
Në vitin akademik 2023-'24, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 116.994 studentë, duke shënuar një ulje prej 3,6% krahasuar me 2022-'23.
Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 72,3% të numrit total të studentëve. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2023-24, marrin pjesë 68.305 studente femra, ose 58,4% e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë. Në programet bachelor, për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë 67.283 studentë duke shënuar një ulje prej 5,5% krahasuar me 2022-'23.
Në vitin akademik 2023-'24, ashtu si edhe vitin e kaluar akademik, studentët preferojnë fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve.
Fusha të tjera më të preferuara janë: “Shëndet dhe mirëqenie” dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me përkatësisht 20.9% dhe 19.7% të numrit gjithsej të studentëve të regjistruar. Fusha “Shëndet dhe mirëqenie” është njëkohësisht edhe fusha me rritjen më të madhe të studentëve të regjistruar krahasimisht me vitin e kaluar (8,8%)./Monitor
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e drejtorë...
Të premten, bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi, ë...
Të premten, GJKKO-ja rrëzoi sërish kërkesën e ish-krye...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Festa e Pashkës ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjen...
Drejtuesi i emisionit “Opinion” në "TV Klan", gazetari...
Normat e emigrimit të të rinjve në Shqipëri në 10 vite...
Në emisionin "Të Paekspozuarit" gazetarja Ola Xama ka ...
Gazetari Elvi Fundo pak ditë më parë njoftoi se, kryeb...
Gazetari Elvi Fundo ka zbardhur dhe skema të tjera të ...
Gazetari Elvi Fundo ka lexuar vendimin e gjykatës në l...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se për çfarë u pyet kry...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se ka marrë kërcë...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për drejtorët e Veliajt t...
Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se Erion Veliaj ka vjedhu...
Gazetari Ylli Rakipi ka komentuar në hyrje të emisionit të...
Media greke Kathimerini përmes një artikulli ka bërë me di...
Deputetja Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit ka denoncu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...