SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Ankesat e përdoruesve në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) u pesëfishuan gjatë vitit 2023.
Sipas informacionit nga AKEP, vitin e kaluar u depozituan në këtë institucion 2123 ankesa nga pajtimtarët e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike, në krahasim me 415 ankesa të paraqitura në vitin 2022.
1371 ankesa apo 65% e totalit ishin në lidhje me problematikat e hasura në refuzimin e kërkesave për bartjen e numrit celular nga operatori transferues. 752 ankesa apo rreth 35% e totalit ishin për problematika të tjera si faturimi, pengesat apo vonesat për mbylljen e kontratës apo kalimin nga plane tarifore paspagesë në ato me parapagesë, cilësinë e shërbimit, penalitete për përfundim të parakohshëm të kontratës nga pajtimtari në rast ndryshimi të adresës së pajtimtarit, etj.
Rreth 90% e volumit të ankesave të depozituara në AKEP në vitin 2023 ishin për sipërmarrësin One Albania, kryesisht për portimin e numrit dhe problematika të lidhura me faturimin dhe aspekte të ndryshme të cilësisë së shërbimit të ofruar për pajtimtarët.
Vitin e kaluar, One Albania kaloi një proces të ndërlikuar teknik bashkimi mes dy ish-operatorëve, ONE Telecommunications dhe Albtelecom, proces që u reflektua edhe me probleme në shërbimin për klientët.
Në vijim të problematikave të konstatuara dhe numrit të konsiderueshëm të ankesave, AKEP ka kryer disa inspektime pranë sipërmarrësit One Albania në vitin 2023, duke kërkuar trajtimin e problematikave të evidentuara nga ankesat e pajtimtarëve, si dhe duke vendosur masë administrative me gjobë, në vlerën e 10 milionë lekëve.
Masa administrative është vendosur me propozimin e grupit të inspektimit, për shkak të shkeljeve dhe parregullsive të gjetura nga inspektimi i fundit i kryer në këtë kompani, më datë 29 gusht të vitit të kaluar.
Arsyeja kryesore që ka çuar në ndëshkimin me gjobë të One Albania ka qenë mosrespektimi i afateve ligjore të njoftimit përpara ndërprerjes së shërbimit për abonentët me kontratë, sipas parashikimeve të nenit 109 të ligjit “Për komunikimet elektronike”.
Ligji përcakton se operatori i komunikimeve elektronike mund të ndëshkohet me gjobë nga 10 milionë lekë deri në 50 milionë lekë, nëse kufizon akesin në shërbimet e tij, ndërpret ose përfundon kontratën e pajtimtarëve në kundërshtim me përcaktimin e kontratës.
Këshilli Drejtues i AKEP ka vlerësuar se dënimi me gjobë, në kufirin minimal të përcaktuar nga ligji, përbën masën adekuate dhe proporcionale për të sanksionuar shkeljen e evidentuar.
Në vendim, Këshilli Drejtues theksoi rëndësinë thelbësore të respektimit rigoroz të të drejtave të pajtimtarit nga sipërmarrësi i komunikimeve elektronike dhe nevojën për marrjen e të gjitha masave të nevojshme dhe të shpejta për sigurimin efektiv të këtyre të drejtave. Sipërmarrësi One Albania ka qenë, fillimisht, subjekt i një inspektimi të programuar, zhvilluar prej datës 6 mars 2023 deri në datën 4 maj 2023, në përfundim të të cilit u konstatuan disa shkelje dhe u lanë rekomandime për korrigjimin e tyre.
Ndërkohë, në vijim të problematikave të konstatuara nga AKEP, një numri të konsiderueshëm ankesash dhe ndërprerjes së plotë të shërbimit më datë 24 gusht 2023, u krye një procedurë e re inspektimi, me objekt plotësimin e rekomandimeve nga inspektimi i mëparshëm dhe trajtimi i problematikave të evidentuara edhe nga ankesat e pajtimtarëve të ndryshëm. Në përfundim të procedurës së dytë, grupi i inspektimit propozoi masën administrative me gjobë, që u miratua nga Këshillit Drejtues i AKEP.
Sipas AKEP, operatori One Albania e ka ekzekutuar (paguar) gjobën në mënyrë vullnetare./ Monitor.al
Ish-Presidenti Bamir Topi ka deklaruar se opozita është nj...
Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar lëvizjen e mazhoran...
Gazetari Blendi Fevziu ka folur për zhvillimet politik...
Kryeministri Edi Rama ka organizuar dy takime me emigrantë...
Ditën e sotme në Kuvend u miratua rezoluta anti-SPAK, ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar prapasken...
Analisti Andi Bushati ka folur për takimet e kryeminis...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryebashkia...
Lideri i demokratëve Sali Berisha ka akuzuar kryeminis...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar rezolutën a...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u ka...
Deputeti Agron Shehaj në seansën e sotme në Kuvend ka folu...
Në seancën e sotme parlamentare është diskutuar projektrez...
Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar pas miratimit të pr...
Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro dhe 2 kundër projektrez...
KLP ka vulosur me 9 vota pro shkarkimin e Alfred Ballës, p...
Pas debateve të forta, rinis mbledhja e KLP-së ku diskutoh...
Në datën 27.05.2024 Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim n...
Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në listën...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në fjalën ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...