Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Organizata Botërore e Shëndetësisë po punon për të hartuar udhëzime të mëtejshme për frenimin e përhapjes së lisë së majmunëve, mes shqetësimeve se rastet mund të rriten më tej gjatë muajve të verës, i tha agjencisë “Reuters” një këshilltar i lartë i agjencisë së OKB-së.
Teoria mbi të cilën po mbështetet OBSH-ja, bazuar në rastet e identifikuara deri tani, është se përhapja po nxitet nga kontakti seksual, tha David Heymann, kryetar i Grupit Këshillimor Strategjik dhe Teknik të OBSH-së për rreziqet e infektimeve që mund të kthehen në pandemi dhe epidemi. Ai drejtoi të premten një takim lidhur me përhapjen e rasteve.
Lija e majmunit është një sëmundje infektive zakonisht e lehtë që haset kryesisht në pjesë të Afrikës perëndimore dhe qendrore. Ajo përhapet nga kontakti i ngushtë, që do të thotë se mund të frenohet relativisht lehtë përmes masave të tilla si vetëizolimi dhe higjiena.
Përhapja në 11 vende ku ajo nuk haset zakonisht, është shumë e pazakontë, sipas shkencëtarëve. Më shumë se 100 raste të konfirmuara ose të dyshuara janë raportuar deri tani, shumica prej tyre në Europë.
Dr. Heymann, profesor në Univeresitetin e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, tha se ekspertët ka të ngjarë të japin më shumë udhëzime për vendet në ditët në vijim. Zyrtarët shëndetësorë në disa vende kanë paralajmëruar se rastet mund të rriten më tej në grumbullimet dhe festivalet e mëdha verore.
“Ajo që duket se po ndodh është se (lija e majmunit) është futur në popullatë përmes transmetimit seksual dhe po përhapet si infeksionet seksualisht të transmetueshme, gjë që ka përforcuar përhapjen e saj në mbarë botën,” tha Dr. Heymann.
Ai tha se takimi i OBSH-së u thirr “për shkak të urgjencës së situatës”. Grupi që ai drejton nuk shpall emergjencat e shëndetit publik me shqetësim për gjithë botën, gjendja më e lartë e alarmit të OBSH-së, e cila aktualisht zbatohet për pandeminë COVID-19.
Dr. Heymann tha se komiteti ndërkombëtar i ekspertëve, i cili u mblodh me video-konferencë, diskutoi se çfarë duhet të studiohet në lidhje me shpërthimin dhe t’i komunikohet publikut, përfshirë nëse ka ndonjë përhapje asimptomatike, cilat janë grupet e rrezikuara dhe cilat janë rrugët e ndryshme të transmetimit.
Ai tha se kontakti i ngushtë ishte rruga kryesore e transmetimit të virusit pasi plagët në lëkurë që janë tipike të sëmundjes janë shumë infektive. Për shembull, prindërit që kujdesen për fëmijët e sëmurë janë në rrezik, si dhe punonjësit e shëndetësisë. Kjo është arsyeja pse disa vende kanë filluar të vaksinojnë ekipet që trajtojnë pacientët me linë e majmunit duke përdorur vaksina për linë, një virus i ngjashëm.
Shumë nga rastet aktuale janë identifikuar në klinikat e shëndetit seksual.
Sekuenca paraprake e gjenomeve te një sërë rastesh në Europë ka sugjeruar një ngjashmëri me llojin që u përhap në një mënyrë të kufizuar në Britani, Izrael dhe Singapor në vitin 2018.
Dr. Heymann tha se ishte “biologjikisht e besueshme” që virusi që atëherë të kishte qarkulluar jashtë vendeve nga ku e ka origjinën, por nuk kishte rezultuar në shpërthime të mëdha si rezultat i bllokimeve të COVID-19, distancës sociale dhe kufizimeve të udhëtimit.
Ai theksoi se shpërthimi i lisë së majmunëve nuk u ngjan ditëve të para të pandemisë COVID-19 sepse nuk transmetohet aq lehtë. Ata që dyshojnë se mund të jenë ekspozuar ose që po shfaqin simptoma, duke përfshirë kruarjen e lëkurës dhe temperaturën, duhet të shmangin kontaktin e ngushtë me të tjerët, tha ai./voa
Oriola Marashi është një nga modelet më seksi të momentit. S...
Oriola Marashi është një nga modelet më të ndjekura dhe të p...
Këngëtarja Semi Jaupaj ka zbuluar se si u pajtua me aktorin ...
Moderatorja Dojna Mema është në pritje të ëmbël dhe së shpej...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të zhvillojë nj...
Përgjysmohet ditëqendrimi i pacienteve që kryejnë ndërhyrje ...
Moderatorja Luana Vjollca ka rrëfyer një nga traumat që ka l...
Problemet me sytë sa vijnë e bëhen më shqetësuese në ditët e...
Këngëtarja me famë botërore, Rihana, është bërë nënë për her...
116 mjekë specialistë që përfundojnë specializimin afatgjatë...
Prej ditësh rrjeti po ‘vlon’ nga komentet, pasi dyshja më e ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Moderatorja Luana Vjollca ka ardhur me një projekt personal ...
Një foto e Elvana Gjatës ka bërë xhiron në rrjetet sociale. ...
Aktorja Ema Andrea është bërë pjesë e emisionit “Goca dhe Gr...
Pak ditë më parë në mediat rozë qarkulloi lajmi se moderator...
17 maji është dita Botërore e ndërgjegjësimit ndaj Hipertens...
Këngëtarja Eni Koçi dhe partneri i saj Genc Prelvukaj janë b...
Dyshja, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, janë parë në shoqërin...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...